• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Inaugurohet nënstacioni i Babicës, Rama: Shprehje e reformave që kemi bërë

by A R
29/01/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka inaguruar këtë të premte nënstacionin e Babicës, pjesë e interkonjesionit të jugut. Investimi është mbështetur nga KFË (Bankë Gjermane) e cila ka dhënë 49 mln euro për përfundimin e këtij projekti. Në fjalën e mbajtur, Kryeministri Edi Rama tha se nënstacioni në fjalë i jep një stytje të madhe përmirësimit të sektorit energjitik në pjesën jugore të vendit, që sipas tij ka vuajtur për vite me rradhë nga mungesa e investimeve në energjitikë. Kryeministri shtoi se në vazhdën e reformave, qëllimi i qeverisë është rajonalizimi i sektorit, duke bashkëpunuar edhe me shtete si Kosova dhe Maqedonia për investime të mëtejshme në energjitikë, për të kthyer këtë sektor, nga një gropë financiare, në një sektor kyç strategjik për ekonominë.

“Falë reformës dhe falë mbështetjes së gjithë atyre shqiptarëve që sot janë arsyeja se pse ne jemi këtu, do bëjmë të mundur finalizimin e një ëndrre të vjetër për të lidhur përfundimisht rrugën e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Interkonjeksioni i famshëm i shumë propaganduar, më në fund po bëhet realitet, si lidhja e rrugës energjetike mes Shqipërisë e Maqedonisë, çfarë do të thotë integrim i plotë i Shqipërisë në rrjetin evropian.“- tha Rama.

nenstacioni babices

Rama tha se investimi në fjalë i dedikohet çdo qytetari shqiptar, që ka mbështetur dhe është bërë palë me qeverinë në reformimin e sektorit energjitik.

“Dua ta them qartë që në fillim, kjo vepër i dedikohet shqiptarëve që qysh në fillim mbështetën fuqimisht reformën kurajoze në energji dhe u bënë palë me zhvillimin dhe me një përpjekje të përbashkët për të vendosur një rend ligjor.. u bënë palë me të ardhmen. Kjo vepër është rezultat i një reformë që na bën sot të kuptojmë se çka kishim në këmbët tona vetëm dy vite e gjysëm më parë, të dukej sikur e kishim vite e vite më parë.

Trashëguam një sektor strategjik të keq-qeverisur, që rezikonte të na çonte në një kolaps total financiar. 52% ishin humbjet dy vite e gjysëm më parë, ku gjysma e tyre ishin vjedhje. Trashëguam një komani me 1 mln borxhe të akumuluara nga viti 2007 deri më 2013.”- theksoi Rama.

Rama theksoi se kurrë më parë nuk ka ndodhur që në sektor investimet të prodhohen nga vetë kompanitë e energjitikës, siç janë OSHEE, OST dhe KESH.

“120 mln dollarë investime nga fuqia investuese e OSHEE ost dhe kesh, kurre ndonjëherë nuk ka ndodhur dicka e tillë320 mln dollarë volumi i paketës financiare që shkon për konsumatorët, për rritjen e cilësisë së furnimzimit me energji elektrike”- shtoi Kryeministri.

Kryeministri Rama tha se investimi në bashkëpunim dhe me KFË-në, është një projekt që nuk mbaron vetëm më ndërtimin fizik të tij, por edhe me mirëmbajtjen e investimit të kryer.

“Investimi në gur në çelik, në tela në tuba e në makineri nuk mbaron në momentin kur ka mbaruar ivnestimi fizik por vazhdon falë investimit tek njerëzit që kanë krijuar këto pasuri. Prandaj këto vepra janë të qëndrueshme dhe nuk e pësojnë siç kanë ndodhur në të shkuarën.”- tha Kryeministri.

Next Post

Cani takim me biznesin, diskutohet platforma e TVSH, lufta anti-informalitet e paketa fiskale

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In