• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ina Zhupa: Inceneratori i Tiranës aferë korruptive, të hetohet! Berisha në garë në zgjedhjet lokale? Nuk trembemi nga kandidatë ‘non grata’

by Java News
22/01/2022 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ka quajtur inceneratorin e Tiranës një aferë korruptive, teksa ka listuar edhe shkeljet e evidentuara gjatë zhvillimit të tenderit.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ka quajtur inceneratorin e Tiranës një aferë korruptive, teksa ka listuar edhe shkeljet e evidentuara gjatë zhvillimit të tenderit.

Në një konferencë për mediat për media nga selia e PD, Zhupa i kërkoi SPAK të hetojë, teksa tha se tenderi ka zgjatur 16 ditë, ndërkohë që ligji e detyron për 52 ditë, duke akuzuar për paracaktim të fituesit. Zhupa thotë po ashtu se një raport i KLSH tregoi se kontrata mes inceneratorit të Tiranës dhe qeverisë shqiptare ishte e manipuluar dhe jo e vërtetë, duke provuar sipas saj, zhvatjen që po i bëhet qytetarëve. SIpa saj, në kontratë thuhet se qytetaret shqiptarë dhe nga buxheti i shtetit do të paguhet 29 euro për njësi, ndërkohë që realisht qytetarët paguajnë 41 euro për njësi.

“Qeveria me një ofertë të pakërkuar Integrated Energy Bë, pra nga ajo që sot është inceneratori i Tiranës me Mirel Mërtirin, i ka dhënë një bonus 6 pikë kësaj kompanie. Sikurse e detyron ligji, shpallet në buletinin e Prokurimeve Publike, bëhet një tender i hapur, dhe sipas ligjit ky tender zgjat 52 ditë. Për atë që thotë ligji afatet zgjasin 52 ditë, ndërsa për qeverinë “Rama” e kanë botuar vetëm 16 ditët e fundit të këtij afati. Përse u bë kjo shkelje?! Sepse fituesi ishte i paracaktuar. Sepse fituesi ishte Mirel Mërtiti. Dhe Mirel Mërtiri nuk ishte i panjohur, ishte ai që ka marrë edhe dy inceneratorët e tjerë, me emra ortakësh të tjerë, me emra familjarësh, me emra miqsh me të cilët ka edhe 40 kompani të tjera, kishte Fierin, kishte Elbasanin. Pasi e shpallën fitues, pikërisht Mirel Mërtirin të paracaktuar, mikun e tyre dhe anëtarin e grupit të strukturuar kriminal, ata kaluan në momentin tjetër, që ishte momenti I nënshkrimit të kontratës. Pra, do të nënshkruhej një kontratë me inceneratorin e Tiranës dhe me qeverinë shqiptare. Dhe kjo kontratë e cila është firmosur ka kaluar në një sitë nga KLSH-ja, raporti i cili i është vënë në dispozicion edhe Komisionit Hetimor për inceneratorët në Parlament. Raporti i KLSH-së, pasi e ka parë kontratën, ka nxjerrë që kjo kontratë është e manipuluar dhe nuk është e vërtetë me atë që ndodh në realitet. Thënë ndryshe, në kontratë thuhet se ‘qytetaret shqiptarë dhe nga buxheti i shtetit do të paguhet 29 euro për njësi”. Ndërkohë që realisht qytetarët paguajnë 41 euro për njësi. Dhe këtë e ka thënë KLSH-ja dhe e ka argumentuar”, tha Zhupa.

Ajo akuzon si të përfshirë në këtë aferë edhe Bashkinë e Durrësit, teksa thotë se u bënë pjesë e skemës për t’i dhënë incineratorit të Tiranës 10 milionë euro në vit për mbetjet e Durrësit. Me këto para, sipas Zhupës, janë blerë zgjedhjet dhe po caktohet kandidatja e PS për zgjedhjet e pjesshme në Durrës.

“Viktima të këtij grupi strukturuar kriminal, nuk janë vetëm qyetatët e qarkut Tiranë por edhe qytetarët e Qarkut të Durrësit. E mbani mend skenarin e organizuar me plehrat në qytetin e Durrësit. Pas këtij skenari Këshilli Bashkiak i Durrës autorizon n/kryetaren e Bashkisë Durrës që është Emiriana Sako, për të lidhur marrëveshje dhe kontratë, specifikisht me Inceneratorin e Tiranës për të çuar paratë për mbetjet e Durrësit. Emiriana Sako që ushtron funksionin e kryetares në detyrë edhe pse është n/kryetare në datë 27 shtator 2021, jep 10 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Durrësit pa garë, me negocim ia jep Mirel Mërtirit, Inceneratorit të Tiranës duke u bërë pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ky dëm ekonomik që i bëhet qytetarëve të Durrësit dhe i dërgohen 70% anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, do të ndihmojnë që Emiriana Sako me siguri do të promovohet nga Edi Rama dhe do të jetë edhe kandidate për Bashkinë e Durrësit sepse këto para janë përdorur dhe do të përdoren për zgjdhjet lokale të pjesshme ku hyjmë në 6 bashki të vendit, ku është edhe Bashkia Durrës”, u shpreh ajo.

Ndalur te zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Zhupa u shpreh se PD nuk ka frikë të përballet me ‘trekëndëshin e Bermudes’

“PD ka kaluar një proces të njohur nga të gjitha palët, edhe nga ata të cilët sot vetëquhen Komision Rithemelimi, kanë qenë pjesë e PD-së, kanë qenë pjesë e procedurave për zgjedhjet e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme. Një proces i cili mori kohën e vetë, ishte që nga vetëshpallja e kandidatëve, shpallja e kandidatëve, kalimi në filtra në Komision, procesi i votimit i cili ishte i gjatë dhe serioz dhe ne jemi gati për sa i përket kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki. Për sa i përket asaj se a trembemi ne apo kemi frikë për të qenë përballë ‘Trekëndëshit të Bermudës’, jo absolutisht. PD do të ketë kandidatët më të mirë duke i kërkuar mbështetje të gjithë demokratëve që besojnë tek PD, të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, të gjithë atyre që nuk e mendojnë veten të lidhur me të shkuarën politike, por e mendojnë se e ardhmja politike në Shqipëri do të jetë më e mirë dhe duhet të ketë një shans për të qeverisur edhe këto 6 bashki të vendit. Ne nuk shqetësohemi sepse përballë në Durrës është një Non Grata apo 2 Non Grata, apo në Shkodër është një Non Grata apo dy, apo tre Non Grata”, tha ajo.

Shqiptarja.com

Next Post
Armët vdekjeprurëse premtuar prej Biden mbërrijnë në Ukrainë/ CNN: Ambasada amerikane kërkon evakuimin e stafit nga frika e luftës

Armët vdekjeprurëse premtuar prej Biden mbërrijnë në Ukrainë/ CNN: Ambasada amerikane kërkon evakuimin e stafit nga frika e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In