Efektivja e Policisë Ina Nuka e cila mbeti e dëmtuar në protestën me banorët e Unazës së Re para kuvendit.Në një rrëfim të veçantë për herë të parë në një studio televizive, efektivja Ina Nuka tregon në Real Story në Vizion Plus me gazetarin Sokol Balla, ka treguar në lidhje me vështirësitë që ka kaluar dhe rikuperimit që mori në Turqi.
Si fillim do ju pyes në lidhje me gjendjen tuaj shëndetsore e shikoj se dora juaj është e fashuar dhe besoj se do të qëndrojë kështu për një kohë të gjatë apo jo?
Gjendja ime shëndetsore akoma nuk është në një përfundim, pasi është një ndërhyrje që është bërë për herë të parë dhe presim rezultate dita ditës, akoma nuk kemi një konkluzion përfundimtar.
Ju, ju janë dëmtuar gishtërinjtë e dorës së djathtë, vetëm njëri gisht apo të pestë. Çfarë realisht ndodhi në atë moment?
Nëse kam ardhur në këtë studio siç kemi diskutuar edhe bashkë, më ka sjellë më shumë e vërteta sepse kam dëgjuar aludime poshtë e lart nëpër media, që është thjeshtë fake nuk është e vërtetë. të paktën unë jam rritur me frymën e të vërtetës jo të pavërtetës vijmë nga një shtresë e mesme edhe dhe nuk jemi as nga bota e medias e as nga televizioni unë isha në krye të detyrës dhe kam dëmtimin e katër gishtave. Kam dëmtim që më është prekur nga plasja e kapsollës, gishtin e madh e kam të humbur, por është bërë implant me ndërhyrje.
Është bërë implant me artificial?
Jo është marrrë pjesë nga pjesë të trupi tim, dhe gishtat e tjerë janë të dëmtuar.
Katër gishtat e tjerë janë fuskional?
Po mundohem që ti sjell funskional përmes fizioterapive, ndërsa për gishtin e madh po presim pasi ndjeshmëria nuk është rikthyer.
Nga ana fizike dhe psikologjike të shikoj shumë mirë krahasuar me atë momentin e trishtueshëm me atë momentin ku besj se ke menduar se erdhi fundi i botës apo jo?
Padyshim por këto janë gjëra që të forcojnë më tepër,të bëjnë më të fortë.
Më trego pak në lidhje me momentin që të ndodhi ngjarja, çfarë realisht ndjeve në ato momente? Se ne pamë nga klithmat e tua, se besoj dhimbja në atë moment ka qenë shumë e fortë.
Në ato momente siç u rrëmbyem edhe nga turma sepse ne aty ishim të lidhur kordon sepse ishim për protestuesit, por normalisht turma nuk ka tru dhe varet se si të merr ishte fati im i mirë apo i keq që isha në rrjeshtin e dytë. gjatë përplasjes me protestuesit patëm konflikte shtyrje fizike edhe në pjesën e djathtë thjeshtë kam ndjerë erën e barutit, pasi nuk ndjeva asgjë tjetër edhe nga zhurma dhe fjalët që fliteshin, vetëm era më ka bërë të kuptoj se diçka më kishte rënë mbi sup, dhe instikti dhe për këtë falenderoj Zotin se pata mundësi që ta heq. Në fillim e kam pasur në pjesën e qafës madje kam edhe shenjat në faqe.
Domethënë është e njëjta kapsollë që ju dëmtojë dorën, praktikisht nëse do të kishte ndodhur në pozicionin e qafës dëmi do të kishte qenë edhe më fatal sepse këto janë zona delikate, pasi te qafa kalojnë arterit kryesore të gjakut karotidet të cilat mund të kishin shkaktuar dëme të tjera. kur reflektove nuk mendove se ti sduhet të kishe qenë në rreshtin e parë në atë lloj proteste, pasi ka pasur shumë debate edhe për këtë.
Ka pasur shumë debate, por këtu tek ne nuk është e përjashtuar se në protestë duhet të jenë meshkujt dhe nuk duhet të jenë femrat, përderisa kemi zgjedhur që të jemi pjesë e policisë së shtetit e cila është pasuria e gjithë shqiptarëve, dua ta them këtë pasi është kthyer shumë politikë dhe nuk ka pse të kthehet, sepse policia është e të gjithë shqiptarëve. unë isha në detyrën time që unë e kam zgjedhur me shumë pasion.
Unë nuk e kam te çështja e gjinisë se kjo është një çështje që nuk ka rëndësi, por ajo lloj proteste e cila po përshkallëzohe, ku njerëzit ishin tepër të irrituar sepse nuk ishte dita e parë që ato protestonin. u prekeshin pronat janë çështje dhe jetese, se në këtë rast nuk i preket një dyqan por çatia ku ato jetojnë, pra në këto momenti nndoshta një pjesë e policisë më e përgatitur për përballjen me turmën duhet të kishte qenë aty, sesa ju policët e thjeshtë nuk ka rëndësi meshkuj apo femra. Nuk e menduat këtë?
E menduam por nuk është kopetencë e imja, lëvizje të tilla bëhen me një urdhër nga instancat më të larta por gjithsecili nga ne që ishim aty se kishim në dorë. Normalisht që duhet të kishte më të specializuar, sepse siç e përmenda turma nuk ka tru dhe nuk komandohet është e paparashikuara.
Në këtë moment filluan edhe legjendat urbane është brune apo është bionde, është Ina apo nuk është Ina. Ju dëmtua dora apo është fake neës, ishte heroinë apo ndrikull, u përballe edhe me shumë e shumë sulme të tjera në atë moment që luftoje me jetën jo në kuptimin final apo fatal të jetës, por luftoje me jetën e mëparshme që kishe pasur dhe tashmë me të renë me shumë të panjohura. besoj se edhe në ato momente ke qenë e informuar për këto?
Jo nuk kam qenë e informuar në fakt, për arsye se kam qenë gjithë kohën në reanimacion dhe ana ime nuk ishte shumë e mirë për tu informuar për këto dhe porositë e mjekut ishin se nuk duhet të ketë asnjë lloj presioni emocional. Me këto jam informuar kur jam kthyer nga Turqia.
Më thatë më parë se ke ardhur këtu për të thënë disa të vërteta, cilët janë këto të vërteta sipas teje?
E vërteta është se dëmtimi nuk është një gënjeshtër por e vërtetë, pasi është folur se është fake, se ka shkuar në Turqi për pushime dhe është kthyer në Shqipëri normal.
Sa ka ndryshuar jeta jote tani? Edhe në kto momente që ti po rikuperon? Kur kam pyetur në telefon nëse ka ardhur Ina më thanë se ka ardhur me vjerrën është e vërtetë kjo?
Po e vërtetë është, vjerra është ajo.
Pra burri është në rregull edhe me këto që ndodhën apo jo?
Po, po në rregull.
Pati përdorime nga të dyja palët dikush që tentoi ta përdorte dramën tënde në funksion të një gjëje, dikush tjetër që tentoi ta zhdramatizonte atë që ty të ndodhi, sigurisht në funksion të një diçkaje tjetër, por e rëndësishme është se ti je mirë dhe je duke u rikuperuar, vjerrën e ke, bëjmë pak humor.
Njeriun në fakt nuk e bën as dora, as gishti nëse një njeri të jetë perfekt dhe i kompletuar atë e bën përmbajtja e tij, jo fiziku.
Do të rikthehesh sërish në polici?
Patjetër që po.
Por nuk besoj në të njëjtën detyrë apo jo?
Se di presim rikuperimin,