• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

In vitro falas te “Koço Gliozheni”, mjekët tregojnë synimet e së ardhmes

by A R
10/01/2025 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Materniteti “Koço Gliozheni” bëhet materniteti i parë në vendin tonë i cili fut një risi në fushën e mjekësisë. Procesi in vitro, u vjen në ndihmë të gjitha çifteve të cilët kanë dëshirë të bëhen prindër dhe të kenë një fëmijë, por për shkak të kushteve biologjike, moshës ose dhe faktorë të tjerë e kanë të pamundur.

Ka shumë çifte që kanë dëshirë të jenë prindër, por janë të privuar jo vetëm nga faktorët biologjikë, por dhe ato financiarë. Procedura të tilla janë shumë të kushtueshme në spitalet private. Por, nisma e qeverisë shqiptare ka bërë të mundur që të tilla procedura të jenë dhe në spitalet shtetërore, duke mbuluar të gjitha kostot.

Dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, Orion Gliozheni dhe Genci Hyska në studion e “Rudina” në Tv Klan informojnë publikun për këtë procedurë.

“Ka plot çifte që kanë nevojë, por nuk kanë mundësi që ta bëjnë në strukturat private. Krijimi i këtyre mundësive në një spital publik hap një portë të re dhe një mundësi të re për këto çifte. Sigurisht që duhen plotësuar dhe kriteret përkatëse. Në kushtet aktuale ku dhe popullata e Shqipërisë ka më pak lindje nga sa ka pasur më parë, një pjesë e madhe e çifteve kërkojnë të kenë një shtatzëni në një moshë më të madhe nga sa natyra ka bërë kohën e duhur për të pasur një fëmijë dhe kjo bën që të shtohen shifrat e infertelitetit, të ulet numri i lindshmërisë dhe për pasojë dhënia e kësaj mundësie dhe në spitalet publike është një arritje shumë e madhe, sidomos për shëndetësinë shqiptare”, tha mjeku Orion Gliozheni.

Vitin e kaluar laboratori i teknologjisë së lartë që ofron procedurën in vitro në maternitetin “Koço Gliozheni” kishte kapacitet për ta ofruar këtë shërbim falas për 100 persona. Teksa më 17 Dhjetor të vitit që sapo lamë pas erdhi në jetë dhe fëmija i parë nëpërmjet kësaj procedure. Drejtori i këtij materniteti, Genci Hyska, duke falenderuar stafin e maternitetit, shprehet optimist për realizimin e të tjera rasteve të suksesshme. Ai shtoi se synimi i mëtejshëm është që kapaciteti i ofrimit të këtij shërbimi mjekësor të jetë mbi 100 persona në vit.

“Është një sipërmarrje goxha e vështirë. Është një sipërmarrje për të cilën e themi edhe me krenari deri diku sepse kemi orë pune e ditë të tëra së bashku me stafin e mrekullueshëm që punon aty, për ta realizuar dhe tejkaluar këtë sfidë që na u vu përpara. Ndërsa për sa i përket rastit konkret, unë do të evidentoja vetëm një element, që Erida, nëna e fëmijës ka qenë një besimplotë e palëkundur që unë do të jem rasti i parë. Që në momentin që është paraqitur në qendrën e riprodhimit mjekësor të asistuar, ka besuar dhe e ka deklaruar me forcë gjatë gjithë kohës që ‘unë do të jem rasti i parë që do të jem pozitive’ dhe ‘do të jem rasti i parë që fëmija im të jetë i pari i lindur me këtë procedurë’. Ka qenë në 10 rastet e para që deri diku ishin një sfidë e provë për klinikën, për të parë dhe funksionimin e pajisjes, sepse duhet të evidentojmë që ky është një laborator i një teknologjie të lartë. Ka filluar si një investim, por me kalimin e kohës dhe nga vështirësitë e realizimit, një pjesë e pajisjeve ishin në gjendje në institucion, por nuk kishin arritur që të vendoseshin në punë për arsye nga më të ndryshmet. Por, që me emërimin tim në detyrë, një detyrat që mu vu ishte qendra e realizimit të riprodhimit mjekësor të asistuar”, tha mjeku Genci Hyska.

Next Post
Çudia: U martua me kukull prej lecke, gruaja po “pret” fëmijën e katërt

Çudia: U martua me kukull prej lecke, gruaja po “pret” fëmijën e katërt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

August 16, 2026
Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

August 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

August 16, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

August 16, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarëve

August 16, 2026
Fakulteti i Mjekësisë/ Shpallen fituesit, mesatarja e notave për ta 9.9! 800 aplikantë për testin e informatizuar nuk u futën në provim

Konkursi i pranimit në Mjekësi, të hënën garohet për 500 kuota të lira

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com