• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

In Memoriam/ Agron Gjekmarkaj kujton takimin e fundit me Arben Bajon: Je kudo i shpërndarë në veprat e tua!

by Agron Gjekmarkaj
09/08/2020 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Gjekmarkaj/

Vdekja duket si koncept metafizik kur ajo na shfaqet si statistike çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë për pandeminë covid-19.

Ndjen atë keqardhjen njerëzore si respekt për çdo qenie të ngjashme dhe jetë që shuhet, por dhembjen që ajo shkakton e provon ku e ku më tepër kur ajo prek njerëzit  që njeh apo miqtë. Qysh dje pasdite qarkulloi lajmi që skulptori Arben Bajo është rënde dhe për të kërkohet gjak për ta ndihmuar.

Ndërsa sot dita filloi me lajmin e rënde se ai nuk është më! Të ngushëllosh  familjen është pak , t’u thuash bëhuni të fortë duket pa kuptim ….! Por edhe familjaret e Ben Bajos e dinë që Artistet  ndryshe nga të tjerët kanë dy jetë. Ata jetojnë edhe kur të tjerët harrohen se vdekja e vërtetë zë fill tek harresa.

Bajo, ndonëse i ri ka skalitur në kujtesën tonë aq vepra se të mos dalë kurrë prej saj. Një prej tyre është monumenti i At Zef Pllumit e tij i vendosur në shëtitoren e Shëngjinit përballë detit ku prej vitesh me mijëra qytetarë e turistë, pa fund nga Kosova e diaspora nga qytetet e Shqipërisë ndalen për ta këqyrur e bërë  një foto ku bashke me imazhin e “Fratit të kujtimeve” marrin me vete plot admirim emrin e Arben Bajos.

Personalisht prej kësaj shtatoreje e pata fatin ta njoh nga afër! Ishte viti 2014 kur Komuna Shëngjin dhe kryetari i saj, Salvador Kaçaj, për të nderuar Pllumin i cili kishte lindur në gushtin e vitit 1924, pikërisht në Malin e Rrencit sipër qytezës bregdetare kërkonin një skulptor.  Kaçaj na pat kërkuar mendim mua dhe Preç Zogajt mbi kantidaturën e Bajos për ta realizuar këtë ëndërr të vjetër e të përbashkët të të treve ne si dhe shoqërisht na la detyrë të flisnim me të.

Ja mbështetëm pa ekuivok propozimin duke njohur punët e tij të mëparshme. Jam takuar shpesh me Benin gjatë asaj periudhe dhe çdo herë me befasonte me kulturën e gjerë profesionale dhe mirësinë njerëzore dhe po kaq me dashurinë e njohjen që kishte për At Zef Pllumin. Ai nuk ishte asfare komercialist në zgjedhjet e tij. Nuk e bënte një gjë nëse se ndjente sëbrendshmi!

Si ndihmës pat marrë Greg Ramen, djalin e Kryeministrit, i cili shfaqte admirim për profesorin e tij  e për hir të vërtetës sillej me modesti mbresëlënëse në studio ku ndërtonin vepron apo në Shëngjin ku projektonin vendosjen pa i njohur vetes ndonjë merite qe ishte biri i Edi Ramës. Me dhjetëra here kam shkuar në atë vend , po kaq flisnim në telefon për të ndarë pasionin e përbashkët ! Rrëfente me një dëshirë të ndezur çdo detaj , shpjegonte çdo ndryshim, interpretonte pozicionet dhe në fund realizoi një Kryevepër duke skalitur në bronx me force të madhe komunikimi një prej personaliteteve më të mëdha të kulturës  dhe rezistencës kombëtare! Arben Bajo kishte diçka të përbashkët me subjektin e tij , besimin tek fuqia emancipuese e së bukures dhe së mirës. Të dy besonin se njeriu është vepra e vet!

Ditën e përurimit ai dhe ndihmësi i tij u shfaqen më të përunjurit mes shumë fjalimesh përgjatë ceremonisë solemne. Po na linte kumtin a mesazhin se unë do flas nesër, pasnesër, çdo ditë me veprën time, unë jam ajo. Po Arben Bajo është njeriu që njohëm po edhe Arti që na la të cilin do ta kemi gjithmonë mes nesh. Të qofte e lehtë lëndina Ben Bajo që po ikën vetëm për një ditë duke shkaktuar dhembje shumë dhembje e po kaq lot, por nesër do të kthehesh ….je kudo i shpërndarë në veprat e tua!

Next Post
Dy të infektuar me koronavirus/ Braçe: Ruani qetësinë! Vetëkarantinim për ata që vijnë nga Italia

Nga amnistia fiskale tek legalizimi i kanabisit, Braçe: S'kemi faj që në fund të mandatit na ra pandemia, ja nismat e qeverisë

Comments 1

  1. Telga says:
    6 years ago

    Ngushllime familjes

    Reply

Leave a Reply to Telga Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In