• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Imuniteti zgjat me dekada” / Epidemiologu: Koronavirusi jo i panjohur, por duhen studime

by A R
24/08/2021 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SARS COV 2 siç njihet me emrin shkencor koronavirusi, nuk është krejtësisht i panjohur për mjekësinë, pasi brenda dy dekadave të fundit të dhënat tregojnë se bota ka kaluar edhe dy variante të tjera të ngjashme siç ishin ai SARS COV 1 dhe MERS. Nëpërmjet një studimi të kryer nga Universiteti i Singaporit, imuniteti i përftuar nga SARS COV 1, që goditi globin përgjatë viteve 2002-2005, vazhdon  të ruhet te ata që u prekën.

ILIR ALIMEHMETI

EPIDEMIOLOG

 “17 vjet mbrapa, personat që kanë kaluar SARS COV 1 atëherë, vazhdojnë dhe reagojnë ndaj SARS COV 1 sot, pra imuniteti është diçka që zgjat dhe me dekada. Nuk mund të themi për SARS COV2 tani sepse s’ka kaluar mjaftueshëm kohë. Kur ne kemi tre viruse që na kanë shkaktuar  këtë problem në kaq pak vite, a është e hipotezueshme të kemi dhe diçka tjetër nga kjo familje? Po, është.”

 Nisur nga e kaluara, sipas epidemiologëve, nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së një varianti të ri brenda familjes së koronavirusit, e për këtë arsye, duke njohur të dhënat e SARS COV 1 dhe SARS COV 2 dhe ngjashmëritë e tyre, mund të ngrihet diskutimi për zhvillimin e një vaksine universale që do të përballojë këto variante, por edhe ato të mundshmet në të ardhmen.

“Nga studimi është parë që kur i kanë vaksinuar me vaksinat e SARS COV 2 këta pacientë, edhe ata që e kanë kaluar SARS COV 2, por edhe ata që nuk kanë kaluar as njërin as tjetrin, vënë re që rritet përgjigja antitrupash edhe ndaj varianteve të SARS COV 2 (alfa, delta, gama), por edhe ndaj disa viruseve të tjera të së njëjtës familje. Kjo ndodh më shumë te personat që kanë kaluar SARS COV 1 që i përgjigjen tëe gjitha viruseve të familjes. Ka nga ato që kanë kaluar SARS COV 2 dhe nuk i përgjigjen dot SARS COV 1 sepse nuk e njohin.”

Siç sqarojnë edhe ekspertët, imuniteti i krijuar ruhet në qeliza për vite me radhë, por nuk mund të evidentohet me një analizë të thjeshtë.

“Imuniteti vazhdon qëndron dhe ruhet. Janë disa qeliza që rrinë të palca e kockave, nuk i masim dot se s’bëhet me analizë të thjeshtë, por duhet marrë palca nëpërmjet një procedure të vështirë.”

Ndërsa edhe informacioni imunitar i krijuar nga SARS COV 2 i ditëve të sotëm, te të gjithë të prekurit që e kaluan sëmundjes pritet të zgjasë gjatë ndër vite duke u shndërruar në barrierë mbrojtëse ndaj mutacioneve potenciale.

/a.r

Next Post
FOTO/ Muralet që po zbukurojnë Tiranën!

FOTO/ Muralet që po zbukurojnë Tiranën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In