Prej disa javësh Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për rehabilitimin e hyrjes dhe varrezave të Sharrës për të krijuar një vend të denjë prehje për të afërmit tanë që ndahen nga kjo jetë.
Por pavarësisht thirrjeve të Bashkisë së Tiranës për të liruar trotuaret dhe rrugët e zëna për ti hapur kështu rrugë realizimit të plotë të këtij projekti, individë dhe tregtarë të ndryshëm kanë vijuar të mbajnë të zaptuara hapësirat publike, duke u bërë shpesh herë pengesë për vijimin e punës. Çka ka bërë të nevojshme që në disa raste edhe ndërhyrjen e IMT-së dhe Policisë Bashkiake për të liruar këto hapësira publike.
I tillë është dhe rasti që paraqitet në foto, ku shfaqen momente nga aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë Bashkiake për prishjen e objekteve që janë bërë pengesë për realizimin e projektit “Rehabilitim i varrezave të Sharrës dhe lidhja me rrugën ekzistuese”.
a.ç