• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

IMSI Catcher/ Noka: A je trajnuar për përgjimet? Polici: Po, kur ju ishit ministër…

by A R
25/01/2017 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni hetimor parlamentar për pajisjen përgjuese IMSI Catcher ka zhvilluar sot mbeldhjen e radhës ku ka thirrur disa dëshmitarë.

Midis tyre ishte edhe efektivi i policisë Eltion Xhelili i akuzuar nga opozita se ka përgjuar qytetarët.

I pyetur nëse ishte trajnuar për përdorimin e pajisjes në fjalë, Xhelili u përgjigj “po, në kohën kur ministër ishte Noka”.

Anëtarët e mazhorancës pas deklaratës së Xhelilit kërkuan që të hetohet edhe periudha kur ka qenë ministër Flamur Noka dhe të zgjatet afati i komisionit.
Dëshmia:
Noka: Jeni në dijeni të futjes në Shqipëri të një pajisje përgjimi?

Etjon Xhelili: Ka një hetim penal dhe referuar kodit të procedurës penale, ka një dënim prej 5 vitesh nëse nxjerr sekretin hetimor

Mund të iu them vetëm dicka që përgjime të paligjshme nuk ka pasur, nuk e kam shkelur ligjin prej 15 vitesh.

Noka:
Procedurat i përcakton ligji, as ti as unë, aq më pak ti, je dëshmitar, mos bëj komente….Jeni në dijeni të futjes së kësaj pajisje?

Xhelili:
Nuk kam ndërmed të shkel ligjin se ma kërkoni ju. Nëse të intereson e ëvrteta do të zbardhet për cështje kohe.

Noka: Nuk ke kuptuar pyetjen. Jo për pajisjen. Në karrierën tuaj kemi marrë pjesë në trajnime për pajisje përgjimi të organizuar nga policia?

Xhelili: Nuk më kujtohet mirë, por në kohën që ishit ju ministër po. Nuk e mbajt mend mirë… PO, nga firma që ka sjellë pajisjen IMSI kur keni qenë ju ministër.

Noka: Kush ua ka bërë trajnimin?

Xhelili:
Në  2011 besoj

Noka:
Po, po, unë e kam sjellë, por duroni, me qetësi

Noka: Gëzim Gjoni  tha se keni hyrë te burgu 302, e mbani mend? Keni hyrë me një mjet? Pse?

Xhelili
: Cëshja është në hetim. Asnjëherë në mënyrë të kundërligjshme, por nuk më kujtohet nëse kam hyrë. Ne hyjmë gjithandej…

Noka: Konkretisht?

Xhelili: Nuk e mbaj mend

Noka: A keni përdorur mjetin me targat?

Xhelili: Cështja është në hetim…

Noka: Gëzim Gjoni pranoi se në 12 qershor 2015 u fute me makinë me arsyetimin për matjen e cilësisë së ajrit. E mbani mend?

Xhelili: Ai ka të drejtën e tij për të thënë, unë timen, nuk më kujtohet nëse e kam takuar

Noka: Po me Artur Zoton njiheni?

Xhelili: E kam pasur shef komisariati. Gjatë kohës që ishte drejtor i burgut nuk më kujtohet të kem pasur kontakte

Noka: Në libër është shënuar nga Gëzim Gjoni që keni hyrë te 302 me urdhër të Zotos me makinën AA 380 BD me motivacion për monitorimin e ajrit?

Xhelili: Cështja është në hetim..

Noka: A keni përdorur një makinë me këto targa?

Xhelili: Cështja është në prokurori

Noka: A keni qenë pranë ambasadës së SHBA, Presidencës, Kuvendit, ABBA Center me këtë makinë

Xhelili: Jo

Noka: Po te parku i autobusve?

Xhelili: Aty unë kam zyrat

Ndreu: Kjo pajisje e paska burimin në kohën që ju keni qenë ministër. Ti kërkojmë parlamentit për të hetuar rolin tënd, pasi ka rrezik që ti e di shumë mirë si është përdorur.

Noka: Dakord që të hetohemi ne edhe për përgjigjimet tani…

Cuko: Kur unë isha komandant i Gardës, ti ishte një ushtar i thjeshtë i Saliut

Noka: E kam për nder, am krenar

Cuko: Sipas dëshmitarit qënka trajtuar në 2011 që përkon me drejtimin tuaj, tregon për prova dhe fakte të reja.

Tani komisionin do ta nisim që nga 2011, ose më herët

 Dogjani: Ke takuar ndonjë në burgun e Peqinit shefin e policisë Kaptalli?

Xhelili: Ky emër nuk më thotë asgjë

Xhelili: Pajisje IMSI kanë ardhur edhe kur keni qenë ju ministër..

Noka: I mbani mend datat

Xhelili: Jo. Nuk kam pasur në administrim asnjëherë pajisje përgjimi

Zeneli: Ju nuk jeni duke ndihmuar për zbardhjen e kësaj ngjarje…Në burgun 302 është shënuar që ju keni hyrë, përse?

Xhelili: Cështja është në prokuroi. Ne nuk shkojmë ti themi kriminelit hape pak derën se do tiu përgjojmë

Noka: Ju thatë që kemi marrë pjesë në trajnime përgjime

Xhelili: PO

Noka: Këto dy vitet e fundit keni marrë pjesë?

Xhelili: Nuk më kujtohet të kem marrë pjesë për IMSI me 99.9%

Dogjani: Ke takuar ndonjë në burgun e Peqinit shefin e policisë Kaptalli?

Xhelili: Ky emër nuk më thotë asgjë

Xhelili: Pajisje IMSI kanë ardhur edhe kur keni qenë ju ministër..

Noka: I mbani mend datat

Xhelili: Jo. Nuk kam pasur në administrim asnjëherë pajisje përgjimi

Zeneli: Ju nuk jeni duke ndihmuar për zbardhjen e kësaj ngjarje…Në burgun 302 është shënuar që ju keni hyrë, përse?

Xhelili: Cështja është në prokuroi. Ne nuk shkojmë ti themi kriminelit hape pak derën se do tiu përgjojmë

Noka: Ju thatë që kemi marrë pjesë në trajnime përgjime

Xhelili: Po

Noka: Këto dy vitet e fundit keni marrë pjesë?

Xhelili:
Nuk më kujtohet të kem marrë pjesë për IMSI me 99.9% –

*Eltion Xhelili në komision

Dëshmia e is-drejtorit të burgut të Peqinit:

Sot dëshmoi edhe ish-shefi i policisë së burgut të Peqinit Besnik Kaptelli, i cili mban tashmë të njëjtën detyrë por në burgun e Rrogozhinës. Referuar futjes së pajisjes në burg nga efektivi i policisë Eltion Xhelili, kaptelli tha se mori urdhër nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në atë kohë Artur Zoto.

I pyetur nga deputeti socialist Xhemal Qefalia se kush e ka urdhëruar t’u takuar me punonjësin e policisë, Kaptelli tha:

“Për të marrë kontakt me këtë, drejtori i Përgjithshëm i burgjeve. Nga shërbimet e shoqërisë është shoqëruar nga punonjësi i policisë që e ka detyrë. pasi ka marrë konfirmimin nga zyra. Nuk e mbaj mend, por ka qenë një punonjës policie i radhës. Ka qëndruar automjeti në oborr, pranë zyrës së shefit të policisë”, tha ai.

/a.m.

 

Next Post
“Mëngjeset në kafe Rostand”, Ismail Kadare bashkon adhuruesit e tij në Paris

“Mëngjeset në kafe Rostand”, Ismail Kadare bashkon adhuruesit e tij në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In