• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Impulset e reja/ Braho: Meta shahist i mirë, pas një lëvizje ka parashikuar 40 të tjera

by Lorenc Vangjeli
12/11/2015 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për “A1 Channel” në Shkodër, Spartak Braho shprehet se reforma në Drejtësi nuk mund të votohet pa opozitën, ndërsa në lidhje me debatin për ndryshime në qeveri, ai shprehet se Ilir Meta ka parashikuar të gjitha lëvizjet dhe skenarët.

Zoti Braho, si e vlerësoni dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, mendoni se ka probleme brenda maxhorancës qeverisëse?

Dorëheqja e zotit Naço ishte një veprim qytetar që duhet vlerësuar. Në përgjithësi, të dy aleatët, Ilir Meta dhe Edi Rama, kanë rënë dakord për lëvizjet e tyre politike, rrugët ku do të ecë koalicioni, programin ku do të arrijë ky koalicion. Natyrisht punët nuk shkojnë vaj dhe ka nevojë për rifreskim të qeverisë. Mendoj se janë të domosdoshme.

Dorëheqja e Nasip Naços nga shumë analistë është cilësuar si presion i kryetarit të LSI­së ndaj Kryeministrit Rama për ndryshime në kabinetin qeverisës, por që Kryeministri Rama i ka mohuar. Ju si mendoni?

Ilir Meta është një shahist i mirë në politikë. Kur bën një lëvizje politike, parashikon edhe 40 të tjera më pas. Meta luan me të tëra figurat, edhe me ushtarët. E kam thënë dhe një ditë më parë se këto janë impulse jo vetëm për ato që ka thënë kryetari Meta, por edhe për ato që ka thënë edhe Kryeministri Rama. Burri luan, guri s’luan! Shpresojmë edhe për ndryshime të tjera. Gradualisht, brenda këtij viti, besoj se do të ketë edhe përmirësime të tjera.

Duket se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste nuk kanë përputhje të plota qëndrimesh sa i takon reformës në Drejtësi, për këtë ju keni dërguar pranë Komisionit të Venecias dhe propozimet tuaja…

Reforma në Drejtësi kërkon shumë energji, punë profesionale. Në shumë pika janë gjetur koncepte dhe qëndrime të përbashkëta me opozitën. Për shembull, ligji për dekriminalizimin pothuaj është dakordësuar plotësisht. Sa i takon reformës në Drejtësi, ne mbështesim idenë se ajo duhet të jetë konsensuale. Nuk mund të bëhet reforma në Drejtësi pa pjesëmarrjen e opozitës. Rrugës ndeshemi dhe me koncepte të ndryshme. Ne kemi qenë kundër idesë për mjekësinë falas. Unë i përkas atij mendimi që Shqipëria është në rrugën e duhur, sepse po të bësh analizën se si erdhi e majta në pushtet, duhet të kemi parasysh gropën ku kishte përfunduar ekonomia shqiptare.

Jo pak është folur në opinionin politik për zgjedhje të parakohshme. I shihni në horizont këto zgjedhje apo mendoni se ato do të zhvillohen në 2017­n?

Zgjedhje të parakohshme ka kur ka krizë politike, aktualisht ne nuk jemi në krizë. Kriza është tek e djathta institucionalisht. E majta nga ana e saj është defiçente sa u përket premtimeve, por jo se ka krizë. Ne jemi të aftë të miratojmë ligjet që kërkojnë 3/5­at me 84 vota. Nëse opozita nuk pranon ndryshimet kushtetuese, do të ishte një kosto e madhe për të, ashtu si në ’98­n.

Ju jeni një socialist i vjetër, si e shikoni Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste?

Historia e PS­së kërkon më shumë respekt për ata breza që punuan në këto 25 vite. Në përvjetorin e qershorit, nuk pashë figurat historike. Historia nuk fillon kur vjen një apo një tjetër, këtij fakti duket se nuk i shpëtoi Edi Rama.

Next Post

Mehmetaj e bindur: LSI do të jetë kundër dënimit me burg për shpifjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In