• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Importimi i rrezikshëm i betejës së Erdoganit mes nesh

by Mero Baze
08/04/2018 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje të qëllimshme për të devijuar debatin mbi ekstradimin e të akuzuarve politikë, nga Kosova në Turqi, dhe përballja me këtë problem dhe në Shqipëri, me debatin pro gulenistëve dhe erdoganistëve në të dy anët e kufirit. Ajo që duket se Erdogan po bën në Shqipëri dhe Kosovë tani, është të diversifikojë luftën speciale kundër armiqve të tij, duke i ndarë shqiptarët në pro tij dhe pro Gulenit.

Një portal anonim në Kosovë ka botuar “zbardhjen” e një prej dëshmive të të ekstraduarve në Turqi, i cili gjoja paska dëshmuar për mediat që financon Gylen në Kosovë, që ngjan me rrëfimet e diversantëve para Kadri Hazbiut, që pranonin se i kishte dërguar ose Papa, ose Kenedi. Në Shqipëri po ashtu, mbështetës të Erdoganit në një emision në Televizonin Publik, u përpoqën të krijojnë idenë se ekstradimi është shpëtim i Shqipërisë nga terrorizmi.

Ky devijim i qëllimshëm i debatit është një nga shenjat e rrëshqitjes në thonjtë e Erdoganit.

Askush nuk ka bërë debat nëse vlen Gulen apo Erdogan më shumë. Gulen është një fanatik fetar në Turqi, që fillimisht ka frymëzuar dhe Erdoganin, dhe pastaj janë ndarë në rrugën për pushtet. Përpjekja për t’u përfshirë në këtë debat, për të vlerësuar nëse njëri është i mirë e tjetri është i keq, në funksion të justifikimit të ekstradimeve, është tërësisht perversitet politik i Erdoganit. E vetmja gjë e sigurtë në debatin mes Erdoganit dhe Gulenit, është se ata janë kundërshtarë politik me frymëzim fetar, që të dy urrejnë qemalizmin dhe janë në thelb kundër shtetit laik turk. Por kjo nuk ka lidhje me ekstradimet nga Kosova dhe Shqipëria.

Njësoj sikur në pushtet në Turqi të ishte Gulen dhe të shpallte terrorist Erdoganin, sërisht ne nuk duhet të përshiheshim në këtë debat, dhe në momentin që e shikojmë se është ekstradim për arsye politike, duhet ndaluar. Detyrimi i një vendi për të mbrojtur azilantët politik është parësor dhe predominon mbi vlerësimet apo cilësimet për rrezikshmërinë e tyre.

I vetmi rrezik real që i vjen Kosovës dhe Shqipërisë nuk është prania e ndonjë azilanti politik këtu, por përfshirja në luftën politike në Turqi, si një shtet primitiv.

Tendenca për të filluar të gjykojmë se kush është më i mire, Erdogan apo Guleni, dhe kush është pro njërit e tjetrit, është në të vërtetë lufta reale që fut mes shqiptarëve Erdogani, dhe një rrezik shumë më i madh se mosdorëzimi i ndonjë kundërshtari të tij politik, siç do ta mbante çdo shtet i Perëndimit.

Lufta reale kundër nesh dhe rreziku real për shoqëritë tona, është pikërisht tendenca për të na futur në debat, për të gjykuar mbi dy kundërshtarët politikë në Turqi, dhe sidomos vlerësimi se me kë duhet të bëhemi. Ajo është ta importosh luftën dhe marrëzinë nga Turqia në trojet shqiptare.

a.ç

Next Post
Orban drejt mandatit të tretë, Hungaria dhe Europa të përgatiten për një konfrontim të ri

Orban drejt mandatit të tretë, Hungaria dhe Europa të përgatiten për një konfrontim të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me plisa dhe flamurin kuq e zi, nis protesta në Tiranë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Me plisa dhe flamurin kuq e zi, nis protesta në Tiranë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

May 26, 2026
Balliu “shpërthen” ndaj Berishës: Sali, i vetmi i përdalë politik në PD e ka emrin Shkëlzen Berisha!

Balliu “shpërthen” ndaj Berishës: Sali, i vetmi i përdalë politik në PD e ka emrin Shkëlzen Berisha!

May 26, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Po përpiqesh të zëvendësosh problemet reale të medias me statistika propagande

Tabaku i përgjigjet Ramës: Po përpiqesh të zëvendësosh problemet reale të medias me statistika propagande

May 26, 2026
Ebola vazhdon të përhapet, autoritetet paralajmërojnë rrezik serioz nëse nuk ndërhyhet shpejt

Ebola vazhdon të përhapet, autoritetet paralajmërojnë rrezik serioz nëse nuk ndërhyhet shpejt

May 26, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

May 26, 2026
“Asnjë kontratë s’mund të fshihet në hije”, Diella prezanton në Çeki reformën për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

“Asnjë kontratë s’mund të fshihet në hije”, Diella prezanton në Çeki reformën për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

May 26, 2026
Ilir Meta: Për pazarxhiun, që nuk ka det që e lan dhe as Hagë që e amniston!

Ilir Meta: Për pazarxhiun, që nuk ka det që e lan dhe as Hagë që e amniston!

May 26, 2026
Kokalari paralajmëron tjetër denoncim në SPAK për familjen “Berisha”: Nuk do t’jua fal nëse nuk sqaroheni kujt po i thotë Saliu i “përdalë politik”!

Kokalari paralajmëron tjetër denoncim në SPAK për familjen “Berisha”: Nuk do t’jua fal nëse nuk sqaroheni kujt po i thotë Saliu i “përdalë politik”!

May 26, 2026
30 vite nga zgjedhjet e përgjakshme të 26 Majit 1996, Braçe: Udhëheqësit socialistë harrojnë, socialistët jo!

30 vite nga zgjedhjet e përgjakshme të 26 Majit 1996, Braçe: Udhëheqësit socialistë harrojnë, socialistët jo!

May 26, 2026
“Je i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare”, ish-aleati sulmon Berishën

“Je i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare”, ish-aleati sulmon Berishën

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In