• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Importi i plehrave/ Shalsi: Ka maksimumi 2% mbetje, PD synon panik

by Aalison Pearse Stevens
01/10/2016 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të Asamblesë Parlamentare të PS-së, deputetët socialistë Besnik Bare dhe Eduard Shalsi kanë folur për temën më të nxehtë të momentit, ligji i importit të plehrave në Shqipëri që po kundërshtohet fort nga qytetarë, shoqëria civile dhe opozita. Ata i kanë bërë thirrje përfaqësuesve të shoqërisë civile të lexojnë më mirë ligjin dhe të bëjnë amendimet përkatëse nëse kanë propozime.

Besnik Bare: Ky është një prononcim duke parë ndjeshmërinë e opinionit publik dhe atë që po shikojmë ditët e fundit që një pjesë e mirë e njerëzve s’e njohin problemin dhe janë të gënjyer nga mesazhe të ndryshme lidhur me ligjin për mbetjet. Edhe kur isha pjesë e kabinetit Nano, kam qenë kundër importit të plehrave në Shqipëri për qëllime djegieje.

Edhe më pas, pavarësisht se shumë kolegë më kanë kritikuar për qëndrimin tim për armët kimike si deputet isha kundër armëve kimike, s’mund të tradhëtoja miqtë e mi që janë bërë pjesë e një keq informimi apo mungesë vullneti për ta lexuar se çfarë pasqyrohet në këtë ligj që ne kemi sjellë.

Është krejt i ndryshëm nga ai i mëparshmi. nëse do ishte ai i vitit 2011 unë s’do e votoja.

Ky ligj që ne e riformuluam është më radikali që ka rajoni pa folur pastaj për BE, ligj i cili është shumë më fanatik se sa importimi i ushqimeve dhe ilaçeve se e kufizon në një numër shumë të kufizuar produktesh he pikash doganore. I bëj thirrje njerëzve që ne duhet të ulemi dhe nëse kanë një gjë për ta pasqyruar hajde ta amendojmë, të ulemi të shikojmë çfarë mund të bëjmë më mirë.

Referendumin?

Këta kurrsesi s’mund të mbajnë veshët shurdhët, ata janë për komunikimin dhe s’kanë gjë të përbashkët për fanatizmin, ata kërkojnë të ulen të shikojnë nëse ka rezerva. Jam gati nëse ka një element që kompromenton ndershmërinë e sjelljes sime unë dal kundër ligjit.

Eduard Shalsi: S’kemi hezituar të takojmë këdo gjatë këtyre 3 muajve, ka 7-8 amendamente që e kanë përmirësuar ligjin falë miqve të mi deputet, falë shoqërisë civile, inxhinierëve të mjedisit. Por përballë gjithë argumenteve shohim se po kërkohet të mbillet panik me pa të drejtë, në asnjë rrethanë ne s’do të tradhëtonim interesat e shqiptarëve. E kemi provuar ndër vite me punë dhe me vepra e jo me fjalë. I bëjmë thirrje çdo njeriu të shqetësuar që s’e ka lexuar ligjin por ka dëgjuar mbjelljen e panikut nga të painformuar apo nga ata që po abuzojnë me gjithçka po ndodh. Është një moment ku shqiptarët duhet të bëhen bashkë duke pastruar Shqipërinë duke u dhënë mundësi qeverise dhe pushtetit vendos të bëjnë punën.

Referendumi? Nuk ka mbetje, ka 0-1, maksimumi 2% mbetje. S’kemi reshtur kurrë së sqaruari se industria e riciklimit është e lidhur pasgjidhshmërisht me pastërtinë e një vendi.

A do bëhet referendumi?

Nën rast se shqiptarët PD i konsiderojnë budallenj s’besoj se ka mendje të arsyeshëm që mos t’i thërrasë memories dhe të kuptojë diferencën e madhe midis PS, ligjit që ne kemi draftuar, ligjit të PD…Ju sfidoj të gjithëve çfarë kishte për mbetjet në vitin 2013? Ju gazetarë në rast se do gjeni një gjurmë që kjo qeveri ka bërë në lidhje me mbledhjen e depozitimin r mbetjeve atëherë do thosha po keni të drejtë, por të flasësh për PD që i bëri taksë mbetjeve të vendit…

Next Post
Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel

Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In