• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Importi i mbetjeve, Shalsi: Bëhet për të mos falimentuar bizneset e riciklimit

by Aalison Pearse Stevens
07/07/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Eduard Shalsi deklaroi sot se projektligji i depozituar në parlament për importin e mbetjeve iu vjen në ndihmë bizneseve të riciklimit, të cilat janë në prag falimentimi pasi nuk mjaftohen me lëndët vendase. Shalsi theksoi se nuk mund të ketë një vend të pastër pa një industri të zhvilluar të riciklimit.

“Është në fazën e propozimit të një projektligji që tashmë ka marrë formë dhe pritet të diskutohet në komision. Nuk mund të ketë një vend të zhvilluar, një vend të pastër pa një industri të riciklimit, të zhvilluar, të qëndrueshme. Disa vite më parë qeveria mori masën për moratoriumin e mbetjeve. Shpresonim që industria e riciklimit të përdorte lëndë vendase. Lënda ishte e pamjaftueshme për t’i mbajtur këto industri në gjendje pune. Pas konsultimeve edhe me ambientalistë, vendosa që edhe me 12 kolegë të tjerë t’i propozojmë parlamentit heqjen nga lista e importit, materie prime sekondare në italisht, lëndë e parë dytësore në shqip”, deklaroi Shalsi.

Pse ndryshoi qëndrimi i deputetëve të shumicës?

Tre deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë firmosur një propozim ligjor për të mundësuar importin e mbetjeve në Shqipëri. Ndonëse një hap i tillë, siç pranojnë edhe deputetët Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni, “nuk ka qenë i parashikuar në programin analitik të akteve të Ministrisë së Mjedisit”, tashmë projektligji ndodhet në nisje të procedurave parlamentare.

Sipas deputetëve, akti i propozuar “rikthen të drejtën e importit të mbetjeve jo të rrezikshme në vend”. “Ai i rikthen të drejtat që ka patur Këshilli i Ministrave, si pjesë e rrjetit të integruar të mbetjeve”, thuhet në propozim. Gjithashtu, ai përcakton autoritetin pranë të cilit depozitohet kërkesa për importin e mbetjeve, si dhe autoritetin që e lëshon këtë akt. “Si pasojë e këtij parashikimi, bëhen edhe ndryshimet përkatëse në pjesën takuese të kundërvajtjeve administrative, me qëllim që mbetjet jo të rrezikshme të mos importohen pa u pajisur me dokumentacionin përkatës që specifikohet në këtë akt”, shprehen propozuesit. Sipas tyre, akti i propozuar parashikon daljen e një vendimi të Këshillit të Ministrave, e ashtuquajtura “lista e gjelbër”, ose siç mund te thuhet ndryshe lista e mbetjeve që mund të importohen në Republikën e Shqipërisë, pasi akti që ka qenë në fuqi për këtë qëllim është shfuqizuar me Ligjin nr. 156/2013.

Nisma e tre deputetëve është justifikuar me mbështetjen për industrinë e riciklimit në vend. “Ndryshimet ligjore do të hapnin mundësi të mëdha ekonomike në sektorin e riciklimit, shoqëruar me krijimin e dhjetëra mijë vende të reja pune, rritje të rëndësishme të GDP-së dhe dyfishimin e eksporteve, referuar nga Shoqata e Ricikluesve”, thonë deputetët, por pa dhënë asnjë detaj konkret mbi efektet ekonomike të propozimit të tyre. Investimet në industrinë e riciklimit, sipas deputetëve, janë rreth 120 milionë euro, me rreth 35.000 të punësuar, raporton Shekulli.

Propozimi i një nisme ligjore për lejimin e importit të mbetjeve përbën një ndryshon thelbësor në qasjen e qeverisë dhe shumicës parlamentare ndaj këtij problemi. Ndalimi i importit të mbetjeve ishte një ndër vendimet e para të qeverisë “Rama” në shtator 2013. Siç shkruajnë edhe deputetët propozues në relacionin e tyre, nevoja për të mbështetur industrinë e riciklimit të mbetjeve ka ndryshuar edhe qëndrimin e tyre.

Shekulli/d.i.

 

Next Post

Një vrimë e vogël në mur, por ajo që ishte brenda të lë pa mend (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

July 26, 2026
Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

July 26, 2026
“Epsteini” ynë

Dalldia e Besës

July 26, 2026
Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

July 26, 2026
Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

July 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

July 26, 2026
Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

July 26, 2026
Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

July 26, 2026
Saturni hyn në prapavijë deri më 10 dhjetor, ja çfarë ndryshon për 12 shenjat e horoskopit

Saturni hyn në prapavijë deri më 10 dhjetor, ja çfarë ndryshon për 12 shenjat e horoskopit

July 26, 2026
Rusia kërkon ekstradimin e ish-kryeprokurorit që kërkoi arrestimin e Putinit

Rusia kërkon ekstradimin e ish-kryeprokurorit që kërkoi arrestimin e Putinit

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In