• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Importi i makinave/ Ministrja shpjegon Vendimin për mjetet, ndalohen prodhimet para 2005

by Java News
02/03/2019 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës shpjegoi gjatë një inspektimi dy dite me pare në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat, ndryshimet e vendimit për importin e makinave.

Ministrja Balluku tha se ndryshimet parashikojnë që të gjitha makinat e përdorura, të cilat do të hyjnë në vend pas 1 janarit 2019, do të jenë të standardit “Euro 4”, pra do të ndalohen vetëm ato të prodhuara para 2005-s. Vendimi i mëparshëm parashikonte që në vend të importoheshin vetëm makinat “Euro 5”, pra ato të prodhuara nga 2010-ta e në vijim.

“Me VKM-në e re, nuk do të ketë më mjete të 2004-s të targuara apo të 2003-shit, pasi standardi që këtu e tutje do të jetë standardi i emetimit ‘Euro 4’, i cili përfshin makinat e prodhuara nga viti 2005 e tutje. Sigurisht, ky është një ndryshim i fundit që erdhi në VKMnë nr. 633, për shkak edhe të kërkesës së qytetarëve. Është rishikuar, por ndërkohë është zbatuar standardi europian i 2004-s, duke respektuar edhe ambientin sepse edhe kjo është diçka shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Ministrja kërkoi nga punonjësit e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor që të informojnë qytetarët, të cilët paraqiten pranë zyrave të tyre se tashmë është shtyrë deri më 31 dhjetor afati i hyrjes në fuqi në VKM-së.

“Ajo çfarë ju duhet t’u shpjegoni të gjithë qytetarëve që vijnë këtu, është shtyrja e afatit të hyrjes në fuqi e kësaj VKM-je, pra deri në 31 dhjetor, duke qenë se ka qenë një shqetësim shumë i madh i të gjithë qytetarëve afati shkurtër, sigurisht edhe i tregtarëve, por ajo që neve na intereson më tepër dhe vëmendja, sigurisht është tek ajo çfarë qytetarët kërkojnë”, theksoi Balluku.

VENDIMI

Më herët, qeveria miratoi ndryshimet e vendimit për përmbushjen e kritereve të makinave, që do të lejohen të importohen. Gazeta boton të plotë kushtet teknike të shkarkimit të gazrave sipas standardit “euro” që duhet të përmbushin makinat, të cilat do të lejohen të importohen.

Sipas këtyre ndryshimeve, qytetarët do të lejohen të importojnë në vend makina të përdorura me vit prodhimi nga 1 janari 2005, që u përkasin standardit “Euro 4”. Për të gjithë ata që kanë zhdoganuar makinat e vjetra, numri i të cilave arrin 60 mijë, por nuk kanë mundur t’i regjistrojnë, kanë afat deri më 31 dhjetor për regjistrimin.

Makinat e vjetra që kanë hyrë në vend, por nuk po arrijnë të zhdoganohen për shkak të mosplotësimit të standardeve të shkarkimit të gazrave, kanë afat deri më 31 dhjetor të kryejnë procedurat. Po ashtu, vendimi mbajti të pandryshuar kriterin për zhdoganimin e makinave të reja, të cilat duhet të përmbushin standardin “Euro 5”.

TABELA E STANDARDEVE TE SHKARKIMIT PER AUTOMJETET

EURO 1

1 janar 1991 deri më 31 dhjetor 1995

EURO 2

1 janar 1996 deri më 31 dhjetor 1999

EURO 3

1 janar 2000 deri më 31 dhjetor 2004

EURO 4

1 janar 2005 deri më 31 dhjetor 2009

EURO 5

1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2015

EURO 6

1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2021 (Panorama)

Next Post
McAllister i qartë: Kosova të pezullojë taksën ndaj Serbisë

McAllister i qartë: Kosova të pezullojë taksën ndaj Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In