• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Importi i bananeve arrin rekord historik në 2020-ën/ Në Shqipëri vijnë vetëm nga Ekuadori

by Java News
07/06/2021 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Importi i bananeve në vitin 2020 arriti një tjetër rekord historik. Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat janë 27 milionë kilogramë (27 mijë tonë) banane të importuara, që do të thotë se konsumi për frymë është afërsisht 10 kilogram (numri i popullsisë 2.8 milionë banorë). Referuar shifrave të doganave, importet në vlerë për vitin 2020 ishin 22.3 milionë dollarë.

Në raport me vitin 2019, importet në sasi dhe në vlerë janë dyfishuar ndërkohë që nëse bëjmë një analizë edhe të shifrave për pesë vitet e fundit rezulton që ky të jetë viti me sasinë më të lartë të importeve që ndiqet nga 2016, kur importi ishte mbi 22 milionë kilogramë.

Ajo që bie në sy për importet e Shqipërisë sa i takon bananes është tregu ku furnizohet. Ky i fundit ka pësuar dinamika të ndryshme nga viti 2016 e në vazhdim. Së pari, në vitin 2016 importi bëhej në pjesën më të madhe nga Ekuadori dhe më pak nga Kolumbia dhe Meksika. Të paktën 77 për qind e importit bëhej nga Ekuadori.

Më pas në vitet 2017 dhe 2018, Meksika doli nga harta e importeve dhe mbetën vetëm Kolumbia dhe Ekuadori ku pjesën dominuese sërish e kishte ky i fundit. Në vitet 2019 dhe 2020 importi është bërë vetëm në Ekuador, duke ngushtuar tërësisht hartën e shteteve nga ku merret banania.

Ekuadori është eksportuesi më i madh botëror i frutës së verdhë. Për vitin 2021, ky shtet njoftoi se do të aplikonte ndryshime sa i takon mënyrës sesi vendoset sistemi i pagesës për bananet duke e ndarë atë në katër sezone për të sjellë kështu përfitimin maksimal për vendin.

Në vitin 2020, vendi ynë regjistroi rekordin e tij historik të eksporteve pavarësisht situatës së pandemisë, ndërsa që nga viti 2021 të paktën për muajt e parë të tij ka regjistruar rënie në eksporte në disa tregje kryesore. Në 2020, eksportet ishin 380 milionë kuti që në raport me një vit më parë shënon një rritje në vlerë të eksporteve me 15 për qind dhe në volum me 7 për qind.

Nga ana tjetër, vendet që janë prodhuesit më të mëdhenj në sasi të bananeve në botë sipas statistikave të përpunuara të vitit 2019 nga World Map Atlas rezultojnë India, Kina, Indonezia, Brazili./ Monitor

g.kosovari

Next Post
Atentatorët e pritën me orë të tëra/ Detaje nga vrasja e biznesmenit në Ksamil, kamerat e hotelit filmuan gjithçka. Njëri zbriti nga mjeti dhe e qëlloi…

Atentatorët e pritën me orë të tëra/ Detaje nga vrasja e biznesmenit në Ksamil, kamerat e hotelit filmuan gjithçka. Njëri zbriti nga mjeti dhe e qëlloi...

Comments 1

  1. Zen Boronica pi Vuqidolje………… says:
    5 years ago

    Duhet llogaritur që në një ton banane, janë infiltruar edhe 250 gram heroinë e pastër.
    Pra, për 27.000 ton banane X 0,25 kg heroinë = 6.750 kg heroinë e pastër.
    Këtë shifër, pse nuk e thonë artikullshkronjësit ?
    Pastaj, llogaritë e tjera, janë punë rutinë…….

    Reply

Leave a Reply to Zen Boronica pi Vuqidolje………… Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In