• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Importet u rritën me 200%, pandemia nxit biznesin e bizhuterive të çmuara

by
17/08/2021 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zotërimi i bizhuterive me vlerë ka marrë përmasa jo të zakonta, teksa tendenca për blerjen e tyre ka pësuar rritje të ndjeshme në raport me grupet e tjera të mallrave dhe të shërbimeve.

Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti importet e perlave natyrale, gurëve të çmuar, bizhuterive dhe monedhave pësuan rritje vjetore gati 200 për qind në vlerë.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë kësaj periudhe u importuan 1.4 miliardë lekë bizhuteri me vlerë me një rritje 195 për qind në raport me 6 mujorin e parë të vitit 2020 dhe 124% në krahasim me vitin normal 2019.

Aktorët kryesorë të tregut kanë pohuar se, kriza pandemike dhe krizat në përgjithësi rrisin interesim e disa personave për të investuar një pjesë të kursimeve të tyre në sende me vlerë. Frika për një zhvlerësim të mundshëm të mjeteve monetare zhvendos interesin për të investuar kursimet në sende me vlerë të tilla si bizhuteri të shtrenjta, të cilat i rezistojnë krizave ekonomike duke mos e humbur vlerën në kohë.

Por kriza pandemike, e cila ishte e pazakontë nga natyra, për shkak të masave bllokuese në lëvizje nxiti dëshirën e njerëzve për te konsideruar zotërimin e bizhuve të çmuara si një mjet antistres gjatë pandemisë.

Aktorët kryesore të tregut, pohuan se, pas një stepje në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 kur nisi edhe pandemia, importet e gurëve, perlave dhe metaleve të çmuara shënuan rritje në 6-mujorin e dytë 2020, tendenca që u theksua fort edhe gjatë këtij viti.

Bizneset e bizhuterive të çmuara pohuan se prej një viti, industria e metaleve dhe gurëve të çmuar ka pësuar një rritje të fortë, në vlerë edhe prej shtrenjtimit të çmimit të arit sidomos gjatë kulmit të pandemisë.

Në tregjet ndërkombëtare një oz ar (28.5 gr) arriti kulmin gjatë gushtit 2020 duke kapur vlerën e 2029 dollarë prej 1461 dollarë që ishte në nëntor të vitit 2019.

Në vitin e dytë të pandemisë çmimet arit u stabilizuan disi, por ato mbeten më të larta se para pandemisë me një nivel 1763 dollarë për oz gjatë këtyre ditëve.

Në vitin 2020, tregu global i bizhuterive luksoze arriti në rreth 18 miliardë euro. Pjesa më e madhe në të ardhurat e tregut i atribuohet Kinës, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe India. Vlera e tregut të argjendarive pritet të rritet nga rreth 230 miliardë dollarë amerikanë në 2020, deri në rreth 292 miliardë dollarë në vitin 2025. Një nga risitë në industrinë e bizhuterive janë diamantet e krijuara në laborator, të cilat shpesh nuk dallohen nga diamantet natyrore dhe pritet të bëhen shumë më të zakonshme dhe më të disponueshme në të ardhmen e afërt.

Kërkesa për ar në mbarë botën është rritur nga mbi 3.1 mijë tonë metrikë në 2007 në rreth 4.4 mijë tonë metrikë në 2019. Ka disa industri të ndryshme që përdorin ar, por më e madhja prej tyre është industria e bizhuterive. Në vitin 2019, industria e bizhuterive përdori mbi 2.2 mijë tonë metër ar, duke përbërë pak më shumë se gjysmën e së gjithë kërkesës për ar në botë./Monitor/

/b.h

Next Post
Pritet të mbërrijnë afganët e parë! Mbi 300 do strehohen në konviktet e Tiranës dhe në Durrës

Pritet të mbërrijnë afganët e parë! Mbi 300 do strehohen në konviktet e Tiranës dhe në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

January 24, 2026
FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

January 24, 2026
E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

January 24, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

January 24, 2026
Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In