• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Import-eksport, Italia partneri kryesor në tregti për shkurtin

by Java News
30/03/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë muajit shkurt të vitit 2016 u rritën me 11.7 për qind duke arritur në 13.510 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë u importuan 12.098 milionë lekë.

Ashtu sikurse importet edhe eksportet shënuan rritje vjetore prej 6 për qind gjatë muajit shkurt. Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit.

Referuar statistikave, eksportet e Shqipërisë drejt Italisë llogariten 10.686 milionë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariteshin 10.077 milionë lekë

Sipas INSTAT-it, me Italinë, shkëmbimet tregtare zënë 41 për qind të totalit. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “makineritë dhe pajisje dhe pjesë këmbimi” për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.

Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 5.355 milionë lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale. Ndërsa importet nga grupi ‘minerale dhe lëndë djegëse dhe energji elektrike” arritën në vlerën 2.787 milionë lekë.

Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti në janar vlerën e 13.861 milionë lekëve. Ndërsa eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” në muajin e parë të këtij viti shënuan vlerën e 1.842 milionë lekëve.

Next Post

Artan Lame flet pas operacionit që i shpëtoi jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In