• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Impianti diellor mbi Vaun e Dejës, një kompani kineze fituese me ofertën 13.8 milionë euro

by S T
22/01/2025 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania Solar Energy of Albania (SENA), bijë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), shpalli së fundmi fituesin për impiantin fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës, me një ofertë 13.8 milionë euro.

Bëhet fjalë për bashkimin GAMMA – SUNGROW FPV ku e para është një kompani me zyra në Gaoxin District, Hefei në Kinë dhe e dyta ne Madrit, Spanje.

Kompania do të bëjë dizejnimin, ndërtimin dhe operimin për impiantin 12.9 MW që lokalizohet në liqenin e Hidrocentralit të Vaut të Dejës në kaskadën e Drinit.

“Kontrata përfshin ndërtimin e projektimit dhe 2 vite funksionim, për një impiant PV lundrues 12.9 MW që ndodhet në liqenin e HEC-it të Vaut të Dejës” thuhet në përshkrimin e bërë në njoftimin e SENA në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila është edhe financuesja përmes një kredie e këtij projekti.

Më herët BERZH ka miratuar një kredi 9.1 milionë euro pikërisht për këtë projekt.

KESH ndërkohë, si kompania publike e gjenerimit prej disa vitesh po angazhohet në diversifikimin e portofolit të prodhimit duke parë me interes atë diellore. Konkretisht prej vitit 2022 është në prodhim një impiant mbi digën e Zadejës në kaskadën e Drinit teksa janë edhe një sërë projektesh të tjera që janë në faza të ndryshme.

Pak kohë më parë drejtori i KESH Erald Elezi tha për “Monitor” se cilat ishin disa prej tyre ku konkretisht:

Projekti për ndërtimin e impiantit fotovoltaik lundrues me fuqi të instaluar 13.8 MWp po zhvillohet në liqenin e Vaut të Dejës. Parashikohet të ketë një prodhim të pritshëm vjetor prej 20.16 GWh dhe me eficiencë prodhimi të kënaqshëm rreth 16% për këtë lloj teknologjie. Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me BERZH, nëpërmjet kompanisë bijë të Korporatës SENA sh.a. Specifika e këtij projekti qëndron në faktin se ndërtimi i impiantit do të jetë mbi sipërfaqe ujore, duke sjellë risi në aplikimin e kësaj teknologjie.
Projekti tjetër është ai i impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës të HEC Vau i Dejës, me fuqi të instaluar 8.25 MWp, i cili do të operojë sipas modelit të impiantit tashmë operativ prej dy vitesh të instaluar në digën e Qyrsaqit. Prodhimi i pritshëm vjetor parashikohet 11.2 GWh, duke projektuar një eficiencë në prodhim prej 15.5%. Ky projekt po realizohet tërësisht me fondet e vetë Korporatës.
Projekti për impiantin fotovoltaik me fuqi 50 MWp në zonën e Belshit, i cili për arsye të fuqisë së lartë, konsiderohet projekt në shkallë të gjerë dhe është një sfidë dhe një hap shumë i rëndësishëm për diversifikimin. Prodhimi i pritshëm vjetor parashikohet në 74.5 GWh, duke projektuar një eficiencë në prodhim mjaft të lartë prej 17% pasi edhe Belshi konsiderohet zonë me rrezatim të lartë diellor/Monitor

Next Post
Lufta në Ukrainë, SHBA sanksione shtesë ndaj Rusisë: Putin po refuzon të negoiciojë!

Lufta në Ukrainë, SHBA sanksione shtesë ndaj Rusisë: Putin po refuzon të negoiciojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com