• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Imoraliteti i Boris Johnson dhe Donald Trump

by A R
19/09/2018 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson kanë të përbashkët jo vetëm nacionalizmin e tyre, por edhe paaftësinë për të kontrolluar orekset seksuale. Megjithatë, morali i liderëve politikë ka dhe mjete të tjera matjeje, ku këta politikanë gjithashtu dështojnë.

Nga Chris Patten

Në një konferencë për shtyp të vitit 2013, Papa Françesk atëherë i sapoinaguruar tha se, kur vjen puna te orientimi seksual, përfshirë aktet e shkuara homoseksuale, “kush jam unë të gjykoj?” A duhet të kemi të njëjtën qasje jogjykuese ndaj sjelljes personale në të shkuarën të liderëve tanë politikë?

Çështja është shumë e rëndësishme sot në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti amerikan Donald Trump, i cili tashmë ka arritur në majat e pushtetit politik në vendin e tij dhe ish-sekretari i jashtëm i Britanisë Boris Johnson, i cili aspiron të vazhdojë të rritet në renditje, kanë të përbashkët jo vetëm nacionalizmin, por edhe paaftësinë e tyre për të kontrolluar orekset seksuale.

Marrëdhëniet jashtëmartesore të Trump janë të ditura, pavarësisht pagesave që synonin të blinin heshtjen e partnereve të tij seksuale, si performuesja e filmave për të rritur dhe striptistja e njohur si Stormy Daniels. Megjithëse Trump nuk është i vetmi president amerikan me një histori të gjatë tradhtie bashkëshortore, ai është i veçantë për të folurin e ashpër për gratë, përfshirë komentin famëkeq, “futini duart“, të ekspozuar gjatë fushatës së tij.

Sa për Johnson, qarkullojnë lajme se gruaja e tij e nxorri nga shtëpia prej një marrëdhënie jashtëmartesore. Ndërsa zor të thuash se kjo është hera e tij e parë – as e para herë që i vënë shkelmin – ka pyetje tani nëse kjo mund të dëmtojë ambicien e tij politike – që shumë besojnë se ishin arsyeja pse ai veproi si lider i fushatës për të larguar Britaninë nga Bashkimi Europian.

Por a është gjë e mirë të gjykosh liderët politikë bazuar në jetën e tyre seksuale, siç shumë duan të bëjnë? Përgjigjja sipas meje është jo.

Sigurisht, veprimet si ngacmimi seksual apo sulmi duhet të informojnë vlerësimin tonë për një lider. Por ndërsa Trump është përballur me akuza të tilla, Johnson nuk i ka parë. Dhe së fundmi, ne nuk zgjedhim njerëz në politikë sepse duam që ata të veprojnë si ruajtës standardi për përkufizimet tona subjektive, të ndryshme dhe në evolim për moralin. Dikush, i cili ka qenë jobesnik ndaj partnerit/es së tij/saj mund të jetë një lider i aftë, ashtu sikurse një grua apo një burrë besnikë mund të jenë të paaftë.

Për më tepër ka shumë probleme të tjera me lidershipin e Trump dhe Johnson, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij si sekretar i jashtëm në korrik ndaj kundërshtimit për të bërë kompromise gjatë negociatave të daljes nga BE nga qeveria e kryeministres Theresa May. Ndërsa Johnson ka disa aftësi retorike – që ai i ka përdorur me energji për të shpallur mbështetjen për një “Brexit të fortë” – pikëpamja e përgjithshme ishte se ai ishte një diplomat i pashpresë, që preferonte një shaka të shpëlarë përpara një analize serioze të situatës. Gjatë ditëve të tij si sekretar i jashtëm, Johnson ishte thuajse një turpërim i përditshëm për Britaninë, me gafë pas gafe duke i lënë miqtë e huaj të Britanisë me duart në kokë.

Që nga largimi prej pozicionit, Johnson nuk është ndrequr. Vetëm muajin e shkuar, bëri deklaratën islamofobike se gratë myslimane që mbajnë ferexhe ngjajnë si “hajdute bankash” dhe “kuti jashtëqitjeje”.

Menjëherë pas kësaj, Johnson e përshkroi pozicionin e May në negocimin me BE-në si mbështjellje “jeleku vetëvrasës rreth kushtetutës britanike” dhe dorëzimin e detonatorit te BE-ja. Komenti ishte i pashije, edhe prej faktit se të paktën 22 persona (përfshirë fëmijë) u vranë nga një kamikaz në një koncert në Mançester vitin e kaluar.

Deklarata të tilla nuk i shkojnë një lideri politik britanik, ashtu si shumë nga komentet raciste dhe ofenduese (pa përmendur veprimet) që ka bërë Trump. Por dështimet e këtyre liderëve shkojnë më thellë. Për t’i kuptuar ato, duhet të shohim tre liderë me peshë që vdiqën këtë verë: ish-Sekretarin e OKB, Kofi Annan, ish-Sekretarin e jashtëm britanik dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Peter Carrington dhe senatorin amerikan John McCain.

Duke qenë se kam punuar me Annan dhe për Carrington, mund të dal garant për madhështinë, nderin dhe angazhimin e tyre ndaj të vërtetës. McCain kishte të njëjtat cilësi, pa përmendur një nivel personaliteti të guximtë përtej asaj që pritet nga shumica prej nesh (Carrington ishte gjithashtu një hero lufte). Kombinimi i nderit dhe angazhimit ndaj të vërtetës së këtyre liderëve – dy cilësi që janë të lidhura pashmangshmërisht – nuk gjendet asgjëkundi te Trump apo Johnson.

Askush nuk do të sugjeronte se liderët politikë duhet t’i përgjigjen çdo pyetjeje që i japin me sinqeritet të thellë. Kjo do të thoshte të presësh përtej asaj që është normale. Përballja me situatat e përditshme kërkon ndonjëherë të përdorësh një gjuhë që e kishte Sekretari britanik i Kabinetit, Robert Armstrong, e cila ishte disi ekonomike ndaj të vërtetës.

Por ka një dallim të madh mes ekonomizimit, që me siguri e kanë bërë dhe liderët e nderuar si McCain dhe Carrington, dhe të qenët një gënjeshtar serial, siç është rasti i Trump dhe Johnson. Trump zakonisht thotë çfarëdo që është në interesin e tij afatshkurtër, megjithëse ndonjëherë duket se ai nuk e di se ç’është e vërteta. Edhe avokati i tij është cituar ta ketë quajtur atë një gënjeshtar.

Megjithatë mungesa e ndershmërisë te Trump është më e thellë: platforma e tij politike nacionaliste bazohet te nocioni i rremë se Amerika duhet të jetë madhështore sërish. Megjithatë, Amerika ishte madhështore përpara Trump dhe sjellja e tij – marrëveshjet e çuditshme ndërkombëtare, tallja me aleatët dhe ndjekja e masave proteksioniste ndaj tregtisë – vetëm sa e dëmtojnë atë madhështi duke zvogëluar fuqinë diplomatike.

Një demokraci e shëndetshme varet në një shkëmbim të ndershëm idesh dhe mendimesh, ndaj një sfondi respekti të përbashkët për faktet dhe të vërtetën. Rasti moral ndaj Trump dhe Johnson nuk është se ata kanë qenë të pandershëm ndaj grave të tyre, por se ata i pasqyrojnë këto kushte duke gënjyer pa u lodhur ndaj njerëzve që supozohet se përfaqësojnë.

Project Syndicate

Next Post
Çmimet e uniformave të urgjencës, drejtori i QKUM: Media ra në grackën e letrave anonime

Çmimet e uniformave të urgjencës, drejtori i QKUM: Media ra në grackën e letrave anonime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com