Imitimi në Portokalli, aktorja: Drejtoreshës së Tatimeve i pëlqeu
Aktorja e Portokallisë Delinda Xhupa është e njohur për disa role në spektaklin e humorit, por imitimi i drejtoreshës së tatimeve Briseida Shehaj gjatë javës së kaluar, bëri xhiron në të gjitha rrjetet sociale dhe është pëlqyer përtej pritshmërisë. Më poshtë Delinda ka zbuluar për revistawho.com çdo kuriozitet që mund të kemi sa i takon rolit të saj, si dhe nuk është treguar e ngurtë, për ta njohur atë përtej skenës së spektaklit…
Roli i Drejtoreshes së Tatimeve bëri shumë zhurmë në rrjetet sociale si u ndjeve nga ky reagim?
U nis si një punë normale për një karakter të ri në fillim të sezonit.Pati një reagim shumë pozitiv dhe realisht një pëlqim të tillë nuk e prisja. Kam ngelur e surprizuar.
Si ia dole që e imitove aq mirë?
Nga momenti që mu caktua imitimi i drejtoreshës, fillova të përfshihem në rol derisa ja arrita qëllimit.
Sa kohë të është dashur për ta ndjekur, apo ka mjaftuar vetëm konferenca për shtyp që ajo dha?
Materiali që jam bazuar sigurisht është konferenca, pasi nuk njohje personale me të. Për realizimin e figurës së saj më është dashur rreth një javë përgatitje.
E kujt ishte ideja që ti të vishje rolin e saj?
Ideja e rolit ishte e profesorit Altin Basha te cilin e falenderoj, pasi përveç rolit që më besoj, vuri në dukje edhe ngjashmërinë që kam me Brisejdën, që ishte një plus më shumë për rolin.
A ke marrë ndonje mesazh nga Briseida?
Nga nje bisedë e bërë me të në telefon, ajo më shprehu se e kishte pritur mjaft mirë daljen time dhe reagoj pozitivisht dhe kjo gjë më bëri ta vlersoj.
A do vazhdosh ta imitosh?
Është një personazh ndaj të cilit publiku reagon mirë dhe do jetë edhe gjatë javëve në vazhdim.
Çfarë mendimi ke për femrat që posedojnë titullin e drejtoreshës në institucione të ndryshme, duhet të jetë garipe, sa më feminile, apo nuk ka rëndësi karakteri?
Rëndësi ka aftësia e bërjes së detyrës sesa karakteri i individit.
Cili ka qenë roli që të ka pëlqyer më shumë nga ato që ke luajtur deri tani në Portokalli?
Rolet jane si fëmijët, i dua dhe i pëlqej të gjithë për veçantinë dhe humorin që ata falin.
Kush është aktori i humorit që pëlqen më shumë? Po më pak i preferuar?
Aktorë të mirë skam një , kam disa dhe janë aktorët e familjes së madhe të humorit Portokalli, jo se jam pjesë e saj, po realisht kënaqem edhe un kur e shoh të dielën e mund të them se jam fanse e Portokallisë.
Çfarë mendon për shprehjen “artistët kanë një dërrasë mangut”?
Për shprehjen jam e mendimit se nuk duhet marrë serjozisht, që do të thotë ne nuk jemi një dërrasë mangut,po komplet parketin
Sa i takon jetës së përditshme cilat janë gjërat që bën me qejf?
Shumë gjëra gjatë ditës i bëj me dëshirë si psh: përgatitjen e mëngjesit, provat e portokallisë, daljet me miqtë.
A të njohin në rugë?
Ka raste po, ka raste jo, por te të dyja rastet ndihem mirë.
E konsideron veten vajzë për shtëpi?
Në plotkuptimin e fjalës, jam vajzë për shtëpi laj enët, fshij, pastroj, gatuaj shumë mirë dhe me shumë dashuri, pa përtuar asnjëherë. Ndoshta i ngjaj mamit meqë është kuzhiniere.
A je në një marrëdhënie?
Po bashkëjetoj me të fejuarin tim Eldo Disha-n, dhe mund të them se jetesa me të më ka bër që ti shikoj gjerat në një tjetër këndvështrim.
A je e lumtur?
Jam e lumtur, sepse kam familjen, partnerin, profesionin, punën e këto janë ato që ta falin këtë përjetim.
Çfarë shije ka humori për ty?
Shija e humorit është shije që të spastron nga stresi, nga rutina, nga lodhja, nga gjthçka. Është ilaçi më i ëmbël që mund të konsumoj njeriu.