• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Imazhi i krijuar në “Euro 2016” mbush plazhet shqiptare me turistë të huaj

by A R
30/07/2016 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pushues nga vende të ndryshme të Europës kanë zgjedhur plazhet e Durrësit për të pushuar këtë verë. Nuk është fjala vetëm për emigrantët shqiptarë dhe kosovarë, po për shtetas të huaj që janë akomoduar në hotelet e shumta që ngrihen përgjate bregdetit të Adriatikut.

Pronarët e tyre shprehen të kënaqur nga frekuentimi i pushuesve që ka ardhur në rritje në krahasim me vitet e kaluara.

“Sivjet ka pasur frekuentim më të madh. U bë ditë që dhomat janë plot. Ka të huaj, por ka edhe pushues nga Kosova. Deri tani jemi shumë mirë.”, deklaroi Arben Drazhi, pronar hoteli.

Edhe Shoqata e Turizmit Shqiptar në Durrës deklaron se ky sezon turistik ka kthyer pushuesit e huaj në plazhet e Durrësit që shtrihen nga Gjiri i Lalzit në veri dhe deri të Shkëmbi i Kavajës në jug.

Rritja e cilësisë së shërbimeve dhe e bashkëpunimit privat-publik në promovimin e bregdetit shqiptar ka sjellë rezultatet e veta, duke përmbysur edhe raportin mes pushuesve vendas dhe atyre të huaj.

“Ne vëmë re një fluks më të madh turistësh, sidomos turistët e huaj. Na ka bërë përshtypje ardhja e turistëve zviceranë të cilët na kanë pas munguar duek qenë edhe shumë afër”, tha Eduard Xhepa nga Shoqata e Turizmit në Durrës.

Ardhja e turistëve nga Zvicra, Austria e Gjermania në Durrës për pushimet verore shihet dhe si ndikim i drejtpërdrejt i prezantimit dinjitoz të skuadrës së futbollit dhe tifozërisë shqiptare në Euro 2016. /Top Channel/

Next Post

Rusia goditet nga një sulm kibernetik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In