• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Imami shqiptar kapet mat, përhapte ekstremizmin në qelitë e burgut

by Java News
26/11/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekstremizmi fetar përveç se në xhamia dhe në internet përhapet edhe në një hapësirë tjetër, për të cilën vështirë se do t’i shkonte mendja njeriut: në burgje! Në të vërtetë, siç shkruan gazeta zvicerane Tages Anzeiger në një shkrim të bazuar mbi një hulumtim të thelluar, ka qenë pikërisht një hoxhë shqiptar të cilit i ishte besuar kryerja e shërbimeve fetare në burgjet në regjionin e Cyrihut ai që ka shpërdoruar këtë besim.

Imami, të cilit gazeta nuk ia përmend emrin (redaksia e albinfo.ch e di se për kë është fjala) dyshohet se ka predikuar para të burgosurve nga disa broshura me përmbajtje të islamit radikal. Njëra nga këto broshura, është e ndaluar në Gjermani por jo edhe në Zvicër. Ajo përmban terma nga ligji islamik, sheriati, disa nga të cilat gazeta i citon në tekstin e saj.

“Allahu kërkon që në rast vjedhjeje, hajni të dënohet me prerje të dorës. Ky dënim duhet ta frikësojë atë. Nëse vjedhësi e di se kur të ketë vjedhur do t`i pritet dora , ai do ta braktisë vjedhjen dhe kështu pasuria e njerëzve mbetet e paprekur. Allahu, i vetmi dhe i shumëlavdëruari Zot e ka dorëzuar sheriatin si ligjin më të lartë për gjithë botën, në mënyrë që të gjithë njerëzit t`i nënshtrohen atij”.

Autor i broshurës është salafisti nga Riadi (Arabia Saudite) Rahman Al Shea. Ai konsiderohet i lidhur me aksionin për shpërndarjen e Kuranit falas me motion “Lies” (lexo), transmeton albinfo.ch. Ky aksion ndërkohë është ndaluar në Gjermani ku e kishte zanafillën por në Zvicër, përkundër kontestimeve të shumta, ende lejohet të veprojë.

I kontaktuar nga gazeta, imami shqiptar ka thënë se nuk e ka ditur përmbajtjen e broshurës por me ta kuptuar, (pasi ia ka tërhequr vërejtjen drejtoria e burgut) ai bashkë me drejtorinë, e ka flakur atë nga biblioteka e vogël e burgut që ishte në shërbim të tij dhe e ka asgjësuar.

Në vazhdim artikulli bën fjalë gjerësisht lidhur men rastet tjera që kohëve të fundit kanë dalë në opinion rreth radikalizimit të një pjese të besimtarëve në Zvicër. Gazeta citon një zëdhënëse të drejtorisë së burgjeve të ketë thënë se në bibliotekat e burgjeve, nga librat fetarë islamikë lejohet vetëm Kurani. Madje, imamët që angazhohen si kujdestarë shpirtërorë të të burgosurve myslimanë këshillohen që atyre të mos u jepen libra të tjerë përveç Kuranit, përcjell albinfo.ch.

Por ajo ndërsa thotë se imamët e burgjeve nuk kontrollohen sistematikisht, kështu që nuk përjashtohet që ndonjëri prej tyre të kontrabandojë materiale të dyshimta. Tages Anzeiger më tutje citon kryetaren e organizatës për islam progresiv Saïda Keller-Messahli, e cila thotë se më e mira do të ishte që në vend të imamëve, burgjet të angazhojnë psikologë ose punëtorë socialë për t`i këshilluar të burgosurit. Por, para kësaj, autoritetet duhet të büejnë transparente listat e imamëve që angazhohen në burgje, spitale etj. për përkujdesje shpirtërore të të burgosurve dhe sëmurëve.

Next Post
FOTO/ Burg përjetë vrasësit serial, vriste viktimat pasi i përdhunonte

FOTO/ Burg përjetë vrasësit serial, vriste viktimat pasi i përdhunonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

April 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In