• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Imami: Një grusht njerëz kanë pushtuar institucionet qendrore, nuk ka më përfaqësim

by A R
30/04/2022 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Imami, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, u përqendrua fillimisht në problematikën e vendimmarrjes. Në një përmbledhje ai rikujtoi edhe njëherë rëndësinë e lirisë e njëkohësisht mungesën e saj në parti. Më tej, ai tha se institucionet janë tashmë nën kontrollin e një grupi të caktuar njerëëzish ndërsa e quajti procesin e zgjedhjeve të manipuluar.

Arben Imami: Kjo është një hapje atipike, jo e zakonshme megjithatë unë do vazhdoj sikur jemi në një kongres normal partie. Do përqendrohem në dy probleme vendimtare jo për të shkuarën e partisë, për të ardhmen e partisë, për rithemelimin e PD.

Së pari, pjesëmarrja në vendimmarrje dhe përfaqësime, dhe e dyta, pse konservatorizmi. Ngjarjet e muajve të fundit dhe ky kuvend janë dëshmi se demokracia në parti dhe pjesëmarrja në vendime mund të funksionojnë, se anëtari i partisë është themeli i partisë. për herë të parë para disa muajsh, në Dhjetor u thirr një kuvend nga anëtarët e kuvendit.

Referendumi i Dhjetorit ishte një ngjarje me vlerë historike për demokracinë shqiptare ku anëtarësia e gjerë mori vendimet më të rëndësishme politike për të ardhmen e kësaj partie. Votimi i kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale nga anëtarësia garantoi mbështetjen e tyre në zgjedhjen dhe i dhanë fuqi votës dhe anëtarit të partisë në një nivel të ri të paparë në Shqipëri. Liria është e drejtë për pjesëmarrje në proceset politike për t’u dëgjuar, për të qenë vendimmarrës brenda një kuadri të drejtash të përcaktuara dhe të barabarta.

Ajo që dua të veçoj si problem është parimi i përfaqësimit. Kriza e përfaqësimit në demokracitë perëndimore është problem themelor i kohës sonë. Vendin tonë kjo krizë e ka mbërthyer dhe më keq. Një grusht njerëz kanë pushtuar institucionet qendrore dhe në emër të demokracisë apo shumicës false vendosin për grabitjen e organizuar të pronës publike dhe private, kapjen dhe asfiksimin e drejtësisë, debilizimin e institucioneve, falsifikimin e demokracisë dhe tregut, blerjen e votës dhe shtrembërimin e vullnetit sovran të saj. Në nivelin e komuniteteve lokale nuk ka më përfaqësim. Një akt antidemokratik që largon deputetin dhe zgjedhësin nga përfaqësimi dhe të zgjedhurit.

Ajo që ndodhi në partinë tonë ishte krizë e përfaqësimit. Ish-kryetari etj manipuluan vendimmarrjen dhe në shkeljen e statutit bënë spastrimin e partisë duke filluar nga grupseksionet, komunat e duke vijuar më lart në operacionin që u mbyll në fundin e Gushtit-fillim Shtatorit të vitit të kaluar. Zgjedhjet e kontrolluara të manipuluara, të falsifikuaraa për kryetarin e partisë  në 2017 dhe 2021 pas dështimeve të turpshme elektolale dhe shkeljeve statutore ishin një turp. Asnjë qëllim i mirë u e justifikon shkeljen e parimit të votës dhe besimit të anëtarit të partisë.

/a.r

Next Post
Artan Hoxha, në Kuvendin e PD: Ju patët kurajo t’i thoni Amerikës se e ka gabim! Do jem me ju 30 vitet e ardhshme

Artan Hoxha, në Kuvendin e PD: Ju patët kurajo t'i thoni Amerikës se e ka gabim! Do jem me ju 30 vitet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In