• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Imami i Xhamisë së Lazaratit: Nuk ka grupe që stërviten, ISIS armik i Islamit

by
25/06/2015 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imami i Xhamisë së Lazaratit, Gentian Pollo ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e News24, Spartak Koka, ku u ka bërë thirrje personave që janë në kërkim të dorëzohen. Imami Pollo ka mohuar kategorikisht se në Lazarat ka grupe terroriste që stërviten.

Ai tha se në Lazarat praktikohet feja islame e pastër, larg çdo grupacioni radikal, duke theksuar me forcë se ISIS është armik i Islamit dhe fesë myslimane. Imami Pollo, u shpreh i indinjuar për vrasjen e efektivit të RENEA­s, të cilin e cilësoi vëlla. “Falënderoj Allahun që më mundësoi të merrem me këtë fe të pastër dhe që ka shtuar radhët tona. Jemi tronditur shumë për ngjarjet e fundit, për vrasjen e vëllait tonë besimtar prej njerëzve që nuk e dimë se çfarë janë ata dhe çfarë duan të tregojnë me këtë. Jam totalisht i indinjuar me disa media që shkruajnë se në Lazarat por stërviten grupe të ISIS. Në Lazarat ka besimtarë që trajtojnë thirrjen për tek Allahu për tek e vërteta. ISIS është armiku i Islamit, i myslimanëve në radhë të parë pastaj i atyre me të cilët luftojnë.

Në Lazarat nuk ka asnjë lloj grupi që stërvitet”, tha Imami i Lazaratit. Lidhur me numrin e besimtarëve myslimanë në Lazarat, Imami tha se ka ardhur në rritje që pas aksionit para një viti, ku u asgjësuan të gjitha parcelat me hashash. Ai tha se Xhamia e Lazaratit praktikon Islamin e pastër. “Deri para një viti kur ka qenë hashashi ka patur besimtarë por të larguar për shkak të këtij sherrit. Besimtarët dita­dita shtohen. Kemi bërë detyrën tonë, i kemi thirrur tek e vërteta, të duan Allahun, respektojnë prindërit të mbajnë lidhjet farefisnore. Ne nuk kemi lidhje me ISIS se na kanë pyetur për këto grupe radikale. Ne praktikojmë Islamin e pastër larg këtyre grupacioneve. E dënojmë jashtëzakonisht ngjarjen e djeshme.

Ne duam rend, duam qetësi, duam punë. Duam që njerëzit të mendojnë për jetën e tyre për familjen e tyre”, ka theksuar Imami Pollo. Ai ka folur edhe për prirjet radikale, ekstremiste të personave të shpallur në kërkim nga policia për sulmin ndaj bluve. Pollo tha se i njeh por nuk kanë lidhje me fenë islame. “I njohim se janë fshatarët tanë. Në të vërtetë e kam thënë edhe diku tjetër. Kam shkuar edhe në polici. Ata janë adoleshentë mund të jenë nën efektin e drogës a ku di unë. Këtu vijnë shumë njerëz. Na përshëndesim, i përshëndesim e pastaj ikin. Duam praktikimin e fesë së pastër. Ndërsa ata që bëjnë vepra të ndaluara, thyejnë rregullat e shtetit ne jemi kundër”, tha Imami i Lazaratit.

Ai ka folur edhe për problemet ekonomike me të cilat po përballen banorët e fshatit të Lazaratit, duke vënë theksin tek papunësi. “Nuk ka mundësi për punësim këtu. Kemi 20 djem të rinj që na thonë që nëse ka shoqata që na mundësojnë punësimin. Disa kanë ikur edhe jashtë. Këtu nuk ka vjedhje. Kjo është diçka që ka të bëjë me mentalitetin e tyre. Para 1 viti, para se të hynte policia, kishte armë, shteti e dinte. Qëllonin me armë, persona të huaj. Ishim bërë si të marrë, edhe fëmijët tanë, të trembur. Fshati ynë është përdorur. Të gjendej mundësi punësimi në të bardhë”, tha Imami.

Në përfundim ai i ka bërë thirrje personave që janë në kërkim të dorëzohen, pasi në këtë mënyrë banorët e Lazaratit do të jenë të qetë dhe familjet e tyre. – BalkanWeb.com 

Next Post

Motoçiklisti shpëton për mrekulli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

May 1, 2026
WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

May 1, 2026
Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

May 1, 2026
Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

May 1, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Gazetari: Osmani u bë problematike për Kurtin kur u afrua me Donald Trump

May 1, 2026
A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

May 1, 2026
“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

May 1, 2026
Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026
Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

May 1, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In