Këtë të martë u zhvillua gjyqi ndaj imamëve të vetëshpallur të xhamisë së Mëzezit, ku dhe u administruan provat nga përgjimet telefonike, të cilat vërtetonin se imamët mbështesnin luftën në Siri krah xhihadistëve.
Por gjatë gjyqit, du nga imamët kanë nisur të shkëmbejnë batuta e akuza ndaj prokurores së çështjes, Elizabeta Ymeraj. Bujar Hysa, njëri prej të arrestuarve tha:
“Më mirë të mbështes luftën në Siri sesa 2 mijë spunët që do të strehoni ju në shtator në Shqipëri”, tha Hysa, duke iu referuar muxhahedinëve iranianë.
Ndërsa imami tjetër, Fadil Myslimani ka shkëmbyer edhe batuta me prokuroren. “Me kaq luftë sa ke bërë ti, nuk e kuptoj se përse nuk të ftuan në takimin me John Kerry-n”, tha ai në seancën gjyqësore. “Nuk të respektuan fare”, vijoi ai më tej.