Ka vijuar sot seanca ndaj imamëve nën akuzë për rekrutimet në Siri, ndërsa salla e gjyqit ka dëgjuar edhe një herë pretendimet e të akuzuarve si dhe ‘mallkimet’ e tyre. Ka qenë sërish Fadil Myslimani ai që ka thënë ‘Allahu e shkatërroftë këtë shtet’.
Ndërkohë, seanca është shtyrë ndërsa të akuzuarit Gerti Pashaj dhe Bujar Hysa janë nxjerrë jasht. Këta të fundit kanë kërkuar që të njihen me aktet e shtyrjes së gjyqit.