• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…

by Artur Ajazi
27/04/2024 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Po kërkojnë me ngulm rikthimin në pushtet. po kërkojnë me ngulm mbrojtjen e pasurive, pasi u kthyen në sheikë, ata që erdhën në Tiranë dhe u futën në politikë (fatkeqsisht) me çorape “korçe” dhe valixhe druri. Erdhën, flinin në konvikte, pastaj gjetën shtegun dhe u futën në partiçka, u bënë anëtarë, zvarriteshin zyrave të partive, pastaj anëtarë kryesie, pastaj “hop” deputetë, u bënë me goxha para dhe pasuri, dhe sot hajde ti mbash…

Kapardisen majë makina fuoristrada 150 mijë euroshe, vishen luks, ku vetëm çorapet u kushtojnë 150 euro, dhe tallen me popullin. Mbajnë fjalime, ulurasin, ngrejnë zërin në komisione parlamentare (se kujtojnë se marrin pushtetin nga Rama me britma), dalin së fundi në rrethe, ku mbledhin në salla të mbyllura një grusht “demokratësh”, u tundin ca letra bakalli , me gjoja ‘korrupsion nga Rama dhe Veliaj”, dhe kjo na qenkësh…opozita.

Imagjinoni sikur të rikthehen edhe njëherë në pushtet këta sheikë, që edhe pse në opozitë, kanë çdo ditë në xhepa para, aq sa merr një pensionist në 6 muaj. Imagjinoni sikur të rikthehen edhe njëherë në pushtet këta, që parfumosen dhe lyejnë flokët me xhel sot, dhe bërtasin në Parlament se “populli po vuan”.

Asnjë prej tyre nuk kam dëgjuar të thotë “nuk e dua pagën e deputetit për 1 vit, dhe ja kaloj fukarenjve të zonës time elektorale”.  Imagjinoni sikur të rikthehen edhe njëherë në pushtet këta lubi të parave, pasurive, të koncesioneve, që sa kishin pushtetin nuk lanë “lek t’ju bjerë nga xhepi”. Imagjinoni sikur të rikthehet edhe njëherë në pushtet, kasta e atyre që erdhën me çorape “korçe” dhe valixhe druri në Tiranë, dhe sot kanë vila nga Veriu në Jugun e vendit.

Jo, shqiptarët nuk do të gabojnë më kurrë, sepse kujtojnë dhe nuk harrojnë, ato ç’ka bënë ata sa kishin pushtetin nga 1992 deri 1996, dhe 2005 deri 2013. Vendi ka nevojë për politikanë ideatorë, novatorë, punëtorë, dhe jo për zhvatës, mashtrues, dhe karagjozë pushtetesh.

Next Post
Konventa e PL/ Kryemadhi sfidon Metën, propozon ndryshime në pikën për nepotizmin

Konventa e PL/ Kryemadhi sfidon Metën, propozon ndryshime në pikën për nepotizmin

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Mose e thenete ,e mose u befte rrealitet kurren e kurres,qe kta te vijne pushtet,bashke me kta te dy vafte ne hale edhe k/hajdurti.Nji mut i ndare ne tre pjese te barabarta jane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In