• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Im atë dhe Bob Dilan

by Java News
02/11/2016 13:09
Robert Shvarc

Robert Shvarc

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Shvarc

Lirikat e Dilanit në shqip, erdhën si pasojë e një pasioni të dikurshëm rinor që kur dëgjoja me ëndje këngët e një poeti të lindur apo trubaduri të kohëve moderne, kureshtja më shtynte gjithmonë të merrja vesh edhe kuptimin e tyre. Madje, ai ka qenë edhe shkaku që nisa të mësoj anglisht që në shkollën tetëvjeçare. Ishin fjalët profetike të Dilanit ato që u bënë sebep për të qëmtuar, gërmuar dhe hulumtuar më shumë rreth këtij artisti shumëdimensional, i cili për më tepër se pesë dekada e gjysmë, përveç teksteve origjinale, muzikës, luajtjes së disa instrumenteve, edhe pikturon apo monton instalacione hekuri që nga rinia e tij e hershme e kaluar në qytezën minatore të Duluthit në Minesota.

Kështu qëpërgjatë viteve u rreka të mbledh aty-këtu lirikat e tij më të goditura e t’i sjell në shqip, siç janë përkthyer e përshtatur në shumë gjuhë të botës, në mënyrë që edhe lexuesi shqiptar të njihej deri diku me forcën shpërthyese dhe frymëzueze të këtij gjeniu. Kur u bënë më tepër se njëqind e njëmbëdhjetë, këmbëngula që të shikonin dritën e botimit dhe Ndriçim Kulla arriti të nxirrte një libër dinjitoz në Shtëpinë e tij botuese “Plejad” me një kopertinë mbresëlënëse të krijuar nga miku im i vyer, piktori Orion Shima. Natyrisht pa e ditur që një ditë Bob Dilanit do t’i vihej mbi kokë edhe kurora me gjethe dafine e fituesit të Çmimit Nobel, të cilin kur ia dhanë edhe ai vetë nuk po arrinte ta besonte dhe mbeti pa fjalë. E kush mund ta kishte përfytyruar ndonjëherë Dilanin – atë gurë të pashtershme fjalësh e vargjesh që rrjedhin si lumë – pa fjalë, dhe për më tepër fitues i 108-të i Nobelit për Letërsi! Jo se nuk e meritonte me vakt e me kohë, por Akademia e Nobelit nuk jep çmime për muzikantë, sado të shquar, të talentuar e me influencë mund të jenë ata.

Ky Çmim konfirmon faktin se Dilani është një poet i përkryer në gjurmët e lashta 2500-vjeçare të Homerit e të Safos.I pyetur lidhur me këto krahasime, Dilani u përgjigj me shumë thjeshtësi dhe sinqeritet: “Mendoj se po, në një farë mënyre. Disa nga këngët e mia si “Uilli i Verbër”, “Balada e Holis Brounit”, “Xhoi”, “Një rrebesh do të bjerë…”, “Stuhia”, si dhe disa të tjera, patjetër që mbartin një vlerë homerike. Megjithatë janë të tjerë ata që do të vendosin nëse lirikat e mia duhen konsideruar si letërsi apo jo. Janë akademikët ata, të cilët duhet ta dinë më mirë. Unë nuk jam i kualifikuar aq sa duhet për të gjykuar mbi këtë. Nuk kam ndonjë mendim.” Nuk kam ç’të them tjetër, veçse që mbetem në pritje të ligjëratës së tij origjinale dhe të veçantë – për këtë jam mëse i sigurt, – në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Stokholm më 10 dhjetor 2016, datë që për ironi të fatit, përkon edhe me ditëlindjen e tim eti…, i cili quhej gjithashtu Robert dhe dikur në vitet ‘50-60-të ia kishte fort qejfi të shkruante poezi lirike…

Next Post
CIA, 10 punët e pista më misterioze

CIA, 10 punët e pista më misterioze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com