• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare/ Zoti Rama, pra nuk është sistemi, por janë njerëzit që korruptohen?!

by S M
01/08/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mandati i dytë dhe i qartë që Edi Rama mori për të qenë i vetëm në timonin e shtetit, me shumë gjasa e ka qartësuar edhe atë vetë mbi hallkat e prishura të institucioneve publike. Deklarimet e dikurshme të Ramës se është sistemi që i korrupton njerëzit dhe jo e anasjellta tashmë kanë rënë dhe e vërteta është diku në mes. Edhe sistemi është ndërtuar i tillë për të qenë lehtësisht i korruptueshëm edhe njerëzit kanë ngritur mekanizma që ta legalizojnë përmes sistemit korrupsionin e tyre.

Që ta sqaroj që në fillim me korrupsion nuk kuptohet vetëm një pagesë e caktuar informale në këmbëm të një shërbimi që të takon pa pagesë. Korrupsioni si fenomen shkon përtej një transaksioni financiar, qoftë ai modest apo marramendës. Shërbimet publike në këto dy dekada e gjysëm janë ngritur në mënyrë të tillë për ta legalizuar korrupsionin përmes procedurash absurd dhe në mosbesim total ndaj dokumentave të lëshuara po nga i njëjti shtet.

Besoj të shumtë janë ata që u kujtohet se për të marrë vizë britanike, ambasada kërkonte që certifikata e lëshuar nga njësia bashkiake, pra autoriteti vendor i këtij shteti, kërkonte përkthim dhe noterizm. Brenda kostos së veprimeve të tilla, duhej llogritur dhe dita e punës që konsumohej duke pritur nëpër radhë dhe lëvizur nga një zyrë në tjetrën. Arsyetimi? Niveli i ulët i besimit tek njësitë vendore në rastin më të mirë dhe mos pasja e një database të dixhitalizuar në rastin më të mirë, që nuk ekziston ende.

Edhe ultimatumi i fundit i lëshuar nga gjendja civile për të regjistruar vendbanimin në njësinë bashkiake përkatëse, pasuar me kërcënimin për gjobë, krijoi konfuzion, radhë të gjata dhe sërish sorrallatje nëpër zyra. Për ta kryer regjistrimin ishte e nevojshme certifikata e pronësisë së apartamentit ku banon, që është ai dokumenti i famshëm i hipotekës që për nga vështirësitë me të cilat lëshohet është automatikisht dhe dokumenti më I rëndësishëm që vërteton pronësinë. Por, as ky dokument i rëndësishëm nuk mjaftonte në origjinal përpara zyrës së gjendjes civile. Certifikata e pronësisë në mungesë të një regjistri elektronik i aksesueshëm nga të gjitha institucionet e tjera të shtetit, duhet të kalojë përmes një filtri tjetër që shton shpenzimet dhe sorrollatjet.

Fotokopja e certifikatës së pronësisë duhej të noterizohej me një kosto prej 600 lekësh të reja dhe më pas të njihej si dokument zyrtar për të vazhduar procedurën e regjistrimit, për të cilën duhej plotësuar dhe një formular, në një zyrë tjetër që ndodhej jashtë ambjenteve të gjendjes civile dhe që për ta gjetur të duhej fat sepse ndodhej mes pallateve me një letër A4 që njoftonte se ishte urbanistika. Prej aty ktheheshe sërish në gjendjen civile për ta protokolluar dhe përballeshe me punonjëset e sjellshme dhe të edukuara që prisnin e përcillnin qytetarët e zemëruar që nuk kuptonin pse ishte thënë publikisht që afati i fundit ishte data 28 Korrik, ndërkohë që në gjendjen civile u thonin se mesnata e 27 Korrikut ka qenë mundësia e fundit.

Kryeministri dhe njerëzit që ai do të vendosë në qeverinë e re që siç thotë do të jetë më e mbledhur në mënyrë që kërkesa e llogarisë të jetë më e drejtpërdrejtë, duhet të përballet me shumë mangësi që edhe punonjësja më e ndershme e administratës publike nuk e shmang dot. Burokracinë, mungesën e seriozitetit të dokumentave të lëshuar nga shteti shqiptar, që jo vetëm korruptojnë, por sfilisin njerëzit e thjeshtë. Regjistrat elektronikë të shtetit shqiptar duhet të jenë efektivë dhe sorrollatjet herë të qëllimshme dhe herë të detyrueshme nëpër zyrat e shtetit duhet të marrin fund.

Dhe meqenëse, e ka nisur kritikën kolektive me drejtorët e disa institucioneve jetike për qytetarët duhet të japë edhe ndonjë shpjegim pse eprorët e tyre u vlerësuan gjatë fushatës elektorale dhe për më tepër a do jenë sërish pjesë e kabinetit të ri qeveritar? Nëse po, të fala sistemit dhe korrupsionit!

Posaçërisht për Javanews.al

Next Post
VIDEO/ Anija 700 tonëshe tmerron pasagjerët në përpjekje për t’u ankoruar, përplaset me molin

VIDEO/ Anija 700 tonëshe tmerron pasagjerët në përpjekje për t'u ankoruar, përplaset me molin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In