• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ujku nuk do hajë më mëlci?!

by
16/09/2015 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Ajo çfarë ka ndodhur muajt e fundit me procesin e pagëzuar me emrin “dekriminalizim” i ngjan një farse pa kripë ndaj një populli të duruar dhe të keqpërdorur. Këmbëngulja më shumë në retorikë se praktikë nga partitë politike të mbështetura edhe nga ndërkombëtarët për të dekriminalizuar politikën me komisione parlamentare dhe ndryshime ligjore është tregues për mënyrën sesi politika përpiqet t’i hedhë hi syve mbështetësve të saj.

Mjafton të themi se për të inkriminuarit e sotëm në politikë nuk ka qenë pengesë mungesa e infrastrukturës ligjore, por morali me të cilët palët kundërshtarë kanë vendosur të luftojnë kundër njëra tjetrës. Propozimet dhe draftet që sot i trumbetojnë si katarsis i domosdoshëm për jetën politike dhe publike në vend janë gjithashtu një provë e dështimit të modelit që partitë kanë pranuar, sponsorizuar dhe garuar në betejat elektorale.

Edhe logjika e kundërvënies së listës rivale me cilësi individësh që vijnë nga bota e errët e krimit dhe e dënimeve të ciladofarë shkalle në gjykatat shqiptare dhe të huaja, është e papranueshme dhe së fundmi edhe e dalë boje. Asnjëra nga dy partitë e mëdha nuk duhet të ankohet për të ashtëquajtura sulme të diplomatëve të huaja, pasi në realitet nuk ka një të mirë dhe një të keqe, përsa i takon të zgjedhurve të tyre në listat e kryetarëve, por ka një të keqe dhe një shumë të keqe.

Nuk është e qartë se si do të funksionojë me miratimin e ligjeve pro dekriminalizim, dhe  mënyra se si do të përzgjidhen të zgjedhurit në strukturat politike, por është e kuptueshme se udhëheqësit tanë politikë e paskan pasur të vështirë t’u rezistojnë “kriminelëve”. Ngritja e një muri ligjor për t’i mbajtur ata larg gardhit të parlamentit dhe administratës publike është një mjet i nevojshëm, por nuk garanton spastrimin e politikës dhe as largimin e personave me të shkuar dhe të tashme problemtike në raport me ligjin.

Miratimi i ligjit të ri, me shpresë me votat e maxhorancës dhe opozitës duhet t’i hapë rrugë një morali të ri në politikë për të cilin liderët aktualë duhet të tregojnë më shumë kurajo dhe më pak kapje nga të fortët dhe interesat e tyre, pavarësisht shifave të zerove që ata përdorin për joshje personale dhe elektorale. Më mirë një zonë e humbur politikisht, se sa një kriminel më shumë në politikë. Më mirë një socialist dhe demokrat i ndershëm sesa një shkelës ligji që ka abuzuar me dobësinë e udhëheqësit të partisë duke e joshur në forma të pamoralshme, të paligjshme.

Klasa politike tanimë ka një shans të provojë dhe të provohet se nuk do të jetë më ujku që i varin në qafë mëlcitë dhe se do të heqë dorë nga praktikat e korruptimit në kurriz të interesave të qytetarëve dhe shtetformimit. Sfida do të jetë për të parë nëse ky gjoja vullnet kundër dekriminalizimit do të jetë i sinqertë, nëse të inkriminuarit jo vetëm do të qëndrojnë vetë larg jetës publike, por nuk do të lejohen të sponsorizojnë njerëz në shërbim të interesave të tyre me hyrje në Parlament apo administratë. Vetëm nëse ndodh kjo mund të fillojmë të besojmë se politikanët dhe të inkriminuarit përfaqësojnë dy kategori të ndara qartazi. Megjithëse që të ndodh kjo duhen shumë vendime gjyqesh, arrestime dhe largime të një pjese të mirë të klasës aktuale politike.

Next Post

Formula për një shtatzëni të shëndetshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In