• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare / Të gjithë fajin e ka Vetingu!

by A R
20/02/2017 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare/

Dy janë risitë e reformës Kushtetuese që do të mundësojë fillimin e një epoke të re në drejtësinë shqiptare, Vetingu dhe struktura SPAK. Pjesa tjetër e institucioneve parashikon një ristrukturim, që do të kontrollohet imtësisht nga procesi i Vetingut. Pa këto dy elementë reforma në drejtësi dhe investimi disa vjeçar i të gjithë spektrit politik në vend, do të rezultojë nul. Verifikimi i integritetit profesional, pasurisë personale dhe raporti me zbatimin e ligjeve në vendimet e dhëna të prokurorëve dhe gjykatësve do të përcaktojë të ardhmen e tyre, por sidomos të shqiptarëve të thjeshtë që presin drejtësi.

Nëse Vetingu do të lejohet të kryhet ashtu siç është menduar dhe shkruar në Kushtetutë, do të shkundë sistemin gjyqësor dhe politik dhe këtë e dinë mirë të gjithë aktorët.

Kësisoj, me apo pa dashje pengimi i fillimit të procesit të vetingut dhe bllokimi nga Gjykata Kushtetuese prodhoi kaos në ngritjen e institucioneve, por mbi të gjitha i shtyu afatet në limitin e parazgjedhjeve. Afrimi i fushatës zgjedhore rezulton gjithmonë me përshkallëzim të retorikës politike, e për rrjedhojë e bën procesin e vetingut të cënueshëm e të shantazhueshëm nga numrat në Kuvend dhe fryma e politikës së ditës.

Një vit më parë Komisioni i Venecias, i thirrur nga palët në pozicionin e arbitrit të gjithëpranuar, paralajmëroi se struktura e propozuar ishte e mirë, por mbetej për t’u parë nëse Shqipëria do t’i kishte burimet njerëzore të aftë për t’u përfshirë në system me kriteret e reja ligjore. Edhe Partia Demokratike e ngriti shqetësimin e mungesës së burimeve njerëzore në atë kohë. Por ky shqetësim mbeti i paragjykuar, deri ditën kur komisionet e vetingut rrezikojnë të mbeten pa garë. Nxitimi për të bërë një sistem gjyqësor të pakompromentueshëm solli një ligj të rreptë me kritere ligjore, që siç u pa në fazën e parë vetëm 29 vetë u kualifikuan, nga 27 që duhen.

Duhet thënë se këta kandidatë nuk janë vetuar, por vetëm verfikuar paraprakisht për kandidimin e tyre. Procesi i vetingut mund të rezultojë i pasuksesshëm për një pjesë të tyre, që do të sjellë dhe ngërç në plotësimin e trupave të vetingut. Nëse ndodh ky skenar, duhen rihapur aplikimet dhe procesi do të shtyhet me afate të tjera që e kalojnë këtë legjislaturë.

Përfshirja e Kuvendit në përzgjedhjen e kandidatëve që do të bëjnë vetingun, falë të ashtëquajturës “formula Nuland” ishte një lëvizje që do të ndikohej prej humorit të politikës, apo sic është artikuluar ditët e fundit me fjalën bojkot. Deri më tani lëvizjet duken të parashikueshme dhe të kuptueshme përfshi dhe mesazhet e koduara që përcjellin aktorët politikë nga të dyja kahet. Me këtë Parlament apo me të riun reforma në drejtësi nuk do të mund të ndalet. Çfarë është shkruar në Kushtetutë dhe u votua me unanimitetin e “sinqertë” të 140 deputetëve do të zbatohet një ditë, qoftë ajo para apo pas 18 Qershorit dhe pavarësisht se cili do të jetë emri i Kryeministrit.

Posaçërisht për JAVANEWS

Next Post
Në 26 shkurt do të ketë eklips

Në 26 shkurt do të ketë eklips

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In