• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të fala Rilindjes!

by
28/10/2015 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Kur sapo ka filluar viti i tretë i qeverisjes së maxhorancës së majtë, bilanci i premtimeve të përpara 23 Qershorit 2013 duket se ka mbetur peng i propagandës dhe fushatës elektorale. Një pjesë e mirë e premtimeve nuk është realizuar ende dhe koha e mbetur e këtij mandati në dispozicion të kësaj qeverie ka nisur numërimin mbrapsht. Edhe pse Edi Rama ishte treguar i kujdesshëm të mos jepte afate për kohën kur do t’i realizonte premtimet e tij, shenjat janë në disfavor të maxhorancës që po kalon një periudhë të paqëndrueshme dhe thuajse shantazhuese mes aleatëve.

Fryma e aksioneve që maxhoranca i ka quajtur reforma me plot zell, është dëmtuar nga selektiviteti në rastin më të mirë dhe pafuqia për të vepruar si shtet serioz në rastin më të keq. Qëndrimet e dikurshme në opozitë janë latuar aq shumë me gurët e pushtetit sa edhe ata që dikur konsideroheshin si armiq të betuar apo sponsorizues të qeverisë së mëparshme, ndjehen të zhytur në borxh moral për butësinë dhe bashkëpunimin e ofruar nga Edi Rama.

Kryeministri i vendit duket se ka hyrë në një garë me deputetin e tij Blushi, se cili shkruan fjalimet më të bukura dhe cila ishte batuta më e bukur në daljen e fundit publike. Me prani në nivel të ekzagjeruar në ekrane dhe me udhëtime të gjata e të largëta me biznesmenë të afërt, kreu i qeverisë ka hyrë në vitin e parafundit të mandatin qeverisës duke i kthyer dhe idhtarët më besnikë të Rilinjdes, në kritikë cinikë. Madje edhe një pjesë e mirë e 1 milion shuplakave që e sollën në pushtet, në ditët e sotme në mos janë penduar, shprehen të zhgënjyer jo me qeverinë, por me besimin ndaj një filozofie, që rezultoi iluzion.

Ka ende kohë deri në 2017-tën, por shanset që Rilindja të renditet ndër projektet e suksesshme të politikës shqiptare sa vijnë dhe pakësohen. Ulja e TVSH-së për energjinë nga 20% në 6% për familjarët nuk është mundësuar ende dhe nuk ka gjasa të ndodhë. Ndërtimet pa leje, është e vërtetë që kanë pësuar një rënie për shkak të shok-ut të shkaktuar nga tritoli dhe prishjet, por selektiviteti dhe ndëshkimi i të dobtëve e ka ngjyrosur në mos me ngjyrën e Rilindjes, me atë të interesit të momentit. Ndërtimet me leje, por të paligjshme edhe kur provat në dosjet e tyre janë kokëfortë, po ndodhin në mes të ditës së bashë pranë detit blu. Të tjerat që shtriheshin më në jug dhe i përkisnin kundërshtarëve politikë, u hodhën në erë dhe faturën e paguan taksapaguesit që ishin të pambrojtur ndaj vendimeve të qeverisë.

Rritja e rrogave ka ngrirë prej 3 vitesh dhe mundësitë që të ndodhë në muajt e ardhshëm janë edhe më të pakta sesa ringjallja e shpresës tek Rilindja. Ulja e çmimit të naftës nuk ndodhi, jo vetëm sepse tregu ynë nuk ndikohet nga lëvizjet në tregun botëror, por sepse qeveria rriti dhe taksën e qarkullimit duke pamundësuar uljen e premtuar. Anullimi i koncensioneve të konsideruara si problematike është një tjetër premtim prej opozite që me sa duket nuk e kishte të qartë se pushteti i djeshëm kishte njohuritë e duhura juridike për t’u vetëmbrojtur për cdo vendim. Negociatat për t’i shpëtuar abritrazhit me CEZ janë kthyer në gjahun e intrigës brenda maxhorancës për një cështje që në sytë e një pjese të opinionit publik që nuk beson tek Rilindja, janë të përfshirë të gjitha palët pavarësisht se në cfarë niveli. Ndër më të famshmit do të mbetet premtimi për shëndetësi falas, që nga forma origjinale e togfjalëshit elektoral ka vetëm të falat për Rilindjen.

Next Post

Meta takim me kongresmenë: Në krah të SHBA në sfidat globale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In