• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare/ Stenografia dhe gazetaria

by Ilva Tare
17/11/2016 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitorja e Donald Trump shënoi dështimin më të madh të standardit të raportimit dhe përcjelljes së mendimeve apo shqetësimeve të qytetarëve në atë që quhet media tradicionale. Dështim spektakolar që ndëshkoi edhe kompanitë e sondazheve përvec gazetarëve që I besuan metodologjisë së tyre në ndërtimin e strategjive për mbështetjen e candidates Clinton. Ditët që pasuan zgjedhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë shërbyen për reflektim dhe kërkim ndjese të disa prej gazetave dhe botimeve të asaj që konsiderohet si media prestigjoze, nga New York Times tek The Ecomomist.

Në Amerikë kompanitë mediatike nuk sponsorizohen drejtpërdrejti nga selitë e partive politike, apo zgjatimeve të tyre në familjen ideologjike apo korruptive. Në demokracitë e zhvilluara media është biznes I deklaruar si I tillë dhe është një shërbim I cili paguhet nga qytetarët në mënyra të ndryshme, që nga pjesëmarrja me aksione në ndërrmarrje publike të listuara në bursë dhe deri tek aksionerë që humbasin përqindje në rast se ikin abonentët.

Gara e kësaj lloj gazetarie është e ndërtuar mbi parime dhe standard. Mbi integritet dhe paanshmëri. Mbi profesionalizëm dhe gjithëpërfshije të të gjitha këndvështrimeve. Të gjitha këto parime u kompromentuan në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Media tradicionale dhe ajo online u rreshtua me zonjën Clinton duke injoruar argumentat e Trump dhe ndjeshmërinë që publiku kishte ndaj tyre.

Për pasojë, votuesit e inatosur edhe me median që e akuzuan si pjesë të makinerisë së manipulimit mbështetën Trump. Të tjerët, ata që u quajtën “votuesit e heshtur”, u shkurajuan për të hedhur votën. Ishte pikërisht kjo kategori të heshturish që nuk e gjeti veten të pasqyruar në raportimet mediatike dhe që sic thonë analistët kanë penalizuar Hillary Clinton.

Në manualet e teksteve që mësojnë parimet e gazetarisë njihet termi I “show-leather reporting” që në shqip do të thotë raportimi nga terreni. Në kontekstin shqiptar, kjo do të thotë që reporterët të lënë kompjuterat dhe smartphonët nga komoditeti I Tiranës dhe të zbresin me sy, veshë, e stilolapsa në zona ku jetojnë komunitetet për t’a matur nga terreni pulsin e tyre, qoftë edhe duke u bërë me baltë nga ajo e fshatrave dhe qyteteve ku mungon asfalti, vilat disa katëshe apo dhe brazda e makinave luksoze.

Raportimet nga terreni me vërtetësinë dhe vrazhdësinë që kanë shqetësimet e qytetarëve prej kohësh janë të munguarat e mëdha nga mediat e Tiranës, por me sa duket edhe nga ato botërore. Arsyet janë të shumta dhe të komplikuara. Janë financiare dhe parimore. Redaksitë e lajmeve janë kthyer në përcjellëse të lajmeve të teknologjisë së ëetransfer, ku reporter është transferuar në selitë e partive politike. Gazetarët janë kthyer në stenografë që riprodhojnë tekste të diktuara dhe jo reflektim orgjinial të realitetit të perceptuar në terren.

Me e keqja ndodh kur edhe analizat e publikuara apo mundësuara nga investime direkte partiake shërbejnë për t’I treguar opinionin publik të vërtetën e firmëtarëve të sponsorëve të tyre. Zgjedhjet në Amerikë treguan se paraja mund t’a blejë edhe median, edhe standardet, edhe parimet, madje edhe turpin. Porse vota nuk garantohet nga kontrolli I portaleve apo mediave tradicionale. Madje, sulmet dhe argumentat e porositura politikisht mund të kthehen në boomerang dhe të krijojnë tek populli efektin e mbështetjes së viktimës apo viktimave që nuk kanë mbështetjen e grupit “të armatosur” të stenografëve të kamufluar si gazetarë.

Next Post
VIDEO+ EMRAT/ Policia mësyn në banesën e trafikantit, kapen armë, municione e hashash

VIDEO+ EMRAT/ Policia mësyn në banesën e trafikantit, kapen armë, municione e hashash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In