• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria, kjo kanavacë eksperimentale

by Java News
30/12/2015 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare / JAVANEWS

Një tjetër vit politik po lëmë pas me të mirat dhe të këqijat e tij. Një tjetër vit, ku politika u imponua përpara syve të gjithësecilit nga mëngjesi deri në darkë me fjalime për arritje dhe dështime, akuza, kërcënime, premtime, ballafaqime, debate televizive dhe aksione në terren. Nuk ishte një vit që ndryshoi shumë nga të mëparshmit për nga cilësia dhe intensiteti i përplasjeve politike apo nga emrat e protagonistëve. Ata ishin po ata, të njëjtit, që prej minimalisht 10 vjetësh.

Viti 2015 nisi me simbolikën e tri lapsave me ngjyrat e flamurit të Francës, që bëri xhiron e mediave të botës pas një ngjarje tragjike në Paris. Gjetja e lapsave dëshmoi shpirtin artistik të Kryeministrit që e pëlqen Francën, kombin e Philippe Parreno-s, artistit bashkëkohor, i cili arriti të marrë vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri për ditë ose javë me radhë, jo me emrin e tij, por me veprën e tij të artit që ngrihet si ndërtim verbues pa leje në ndërtesën e kryeministrisë.

Kati i parë i godinës qeveritare iu nënshtrua një restaurimi dhe funksioni gjithashtu artistik. Nuk është sekret më për shqiptarët se Kryeministrit i pëlqen të luajë me simbolikën. Dhe ‘Shqipëria, kjo kanavas eksperimentale’ do të ishte titull interesant për ndërtesën e Kryeministrisë. Instalacioni I konsideruar si vepër arti u sulmua deri në dëmtim serioz nga protesutesit e thirrur nga opozita në një tjetër datë simbolike sic është 8 Dhjetori.

Opozita shqiptare duhet të qartësohet vetë dhe të sqarojë qytetarët e këtij vendi se ka ende shpresë për të ngjallur shpresë, por për këtë i duhet moral, forcë dhe vullnet për të qenë alternativë politike dhe jo flakëvënëse bunkerësh. Duhet të qartësojë lidershipin e saj se për ta fituar votën ë atyre 1 milion shqiptarëve që i besuan koalicionit të majtë, duhet të ofrojë një mënyrë të re të të bërit politikë, pa fjalor varrmihësish apo zarzavatesh. Dhe për ta realizuar këtë duhet të jetë e sinqertë dhe e vërtetë, e drejtë dhe e padyjëzuar sic e panë shqiptarët në 2015.

Edhe gjatë këtij viti, politika shqiptare mbeti e varur nga lëvizjet e kingmaker-it që u fuqizua edhe kur u duk se u godit ashpërsisht politikisht. Rritja eksponenciale e LSI në zgjedhjet e qershorit 2015, ka shtuar oreksin e një lideri në dietë fizike dhe i kursyer në mbështetje politike ndaj aleatit qeverisës. Zërat e nisur gjatë këtij viti për zgjedhje të parakohshme do të vërtetohen vetëm në 2016, ku do të shihet qartë nëse marrëdhënia Rama-Meta nuk ka gjasa të presë konsumimin deri në përballjen e radhës në 2017-ën.

Reforma në drejtësi do bëhet ose do bëhet, u tha Rama në fillim të vitit gazetarëve. Por, paqartësia e bërjes ose jo të reformës përgjatë 2016-tës, është shtuar edhe pas rekomandimit të gjykatësit të gjithëpranuar nga palët, sic është Komisioni I Venecias.

Fjala kyc e rekomandimit është konsensus dhe duket se pikërisht ky konsensus mund të flijojë një nga reformat më jetike dhe dramatike për shqiptarët. Sulmet ndaj ambasadorit amerikan Lu dhe ambasadores së BE, Vlahutin janë një refren I njohur për veshët e ndërkombëtarëve, aq më tepër kur dirigjentët kanë më shumë se dy dekada që nuk kanë ndërruar as emër, as ritëm dhe as muzikën që orkestrojne. Pentagramët me të cilin ata bëjnë politikë, është janë ende të mbushur me nota që mbrojnë interesa personale përmbi atyre kombëtare.

Next Post

Për personat me flokë të thinjura... ja pija që ju kthen ngjyrën e flokëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In