• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ILVA TARE/ Për cfarë do ta kujtojmë 2016-tën?

by Java News
27/12/2016 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2016-a, që ka mbërritur në ditët e fundit do të kujtohet si viti që shkaktoi tërmet në disa kryeqendra dhe provinca të botës, ndër më të komentuarat zgjedhjet në Amerikë, Brexit në Britaninë e Madhe, lufta në Siri dhe referendumi në Itali dhe reforma në drejtësi në Shqipëri. Sigurisht rëndësia dhe renditja varet nga pesha e secilit vend dhe përmendja e Shqipërisë në ngjarjet e bujshme botërore mund të jetë e paimagjinueshme për një amerikan që jeton në Indiana, por jo për amerikanin Donald Lu që punon në Tiranë.

Akademikët dhe universitetet e ligës së parë në Amerikë e kudo në botë kanë filluar studime të thelluara të termit populizëm, demokraci liberale apo sic quhet ndryshe demokraci perëndimore dhe demokraci joliberale apo e pjesshme or regjim hibrid, pak a shumë si Shqipëria. Studiuesit janë në kërkim të gjetjes së mënyrave të reja të përcaktimit të disa prej nocioneve kryesore mbi të cilat funksionon njerezimi. Metodologjia dhe qasja ndaj fenomeneve do të pësojë gjithashtu një riformatim rrënjësor, për të evituar dështimet e famshme në të ardhmen, sic ishte kapitulimi i kompanive të sondazheve perpara rezultateve reale të votimit në SHBA?

Edhe perceptimi se për të fituar zgjedhjet kandidatët duhet të jenë elokuentë dhe karizmatik është shembur pas fituesve të garave të vitit që po mbyllet. Një hulumtim i universitetit Carnegie Mellon i titulluar “analizë e fjalimeve nga fushata për zgjedhjet presidenciale 2016” ka studiuar gjuhën e perdorur nga kandidatët. Ndër gjetjet kryesore, studimi zbulon se pjesa më e madhe e kandidatëve përdorën fjalë dhe gramatikë që është tipike për klasën e gjashtë deri në klasën e tetë dhe Donald Trump renditej mbrapa kandidatëve të tjerë. Në botën e 2016-tës mund të zgjidhesh president i SHBA-ve edhe me fjalor të varfër dhe shpeshherë vulgar, mjafton që t’u thuash njerëzve atë që duan të dëgjojnë, në gjuhën që ata kuptojnë.

Në Shqipëri, viti 2016 ishte viti i ngjarjeve të papritura dhe i të papriturave që u bënë realitet. Viti i politikanëve që thone atë që nuk mendojnë dhe veprojnë në të kundërtën e asaj që thonë. Viti kur muret dhe transkriptet e pazbardhura janë dëshmitarë të dyfytyrësisë dhe planeve për t’a dështuar, një rrugëtim të pakthyeshëm. Do të shënohet në histori si viti kur shqiptarëve ju dha një shans i ri për ta rishpikur veten dhe për të ndërtuar shtet ligjor, këtë herë me një sistem drejtësie të monitoruar nga ndërkombëtarët. Do të mbahet mend si viti kur deputetët nuk i filluan kurrë seancat në orar dhe kur disa prej tyre dolën të tronditur nga selitë diplomatike pak orë përpara se të votonin me unanimitet ndryshime të thella kushtetuese.

2016-ta do të mbahet mend si fillimi i një procesi të gjatë që nuk ka datë përfundimi, por vetëm të interesuar për ta shtyrë në kohë dhe në zbatim. Do të kujtohet për parti të reja të dala nga të vjetrat të drejtuar nga politikanë me karrierë jetëgjatë që duan t’a zgjasin edhe më shumë pas zgjedhjeve të 18 Qershorit të vitit të ardhshëm. Shoqëria civile vuajti sërish të qenurit e konsideruar si një kuti bosh që pritet të mbushet me njerëz. Qytetarët e thjeshtë u përballën me ashpërsinë e ligjit dhe furinë e rregullave që janë të zbatueshme për më të dobëtët, teksa të fortët janë ende në parlament apo në zyra me pushtet.

Dekriminalizimi as në 2016 nuk bëri ndonjë magji. Madje në 2017 pritet të jetë edhe më i pazbatueshëm pasi prindërit me probleme në të shkuarën do të kandidojnë fëmijët dhe të afërm të besuar për pozicionet e rëndësishme që kanë ndikim në favorizim të pamerituar. Ligji sërish nuk do ta ketë të mundur të zbatohet dhe fryma që duhet të kishin partitë në përzgjedhjen e kandidatëve do të ketë fytyrën e kryetarëve të tyre.

Transparenca dhe llogaridhënia në cdo sektor dhe zyrë ku ofrohen shërbime mbetën koncepte të huaja për shqiptarët në 2016. Vitin tjetër do të flitet shumë për ndjeshmërinë e madhe që kanë për shqiptarët në nevojë madje disa prej tyre mund të përfitojnë bonuset për siglën që do të votojne, të cilat variojnë sipas zonave dhe partisë që kryen pagesat. Mbetet për t’u parë sa e kthjellët do të jetë ndërgjegja e qytetarëve kur të zgjedhin qeverisjen e re, duke u nisur nga “dehja” masive që shkaktoi fjala hashash në 2016-tën si në fushat e korrura nga policët, ashtu edhe në debatin “high” të politikës.

Next Post
Iraku: Për vetëm tre muaj e eliminojmë ISIS-in

Iraku: Për vetëm tre muaj e eliminojmë ISIS-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me SHBA-të egërson Iranin, rrit numrin e ekzekutimeve për arsye politike

Lufta me SHBA-të egërson Iranin, rrit numrin e ekzekutimeve për arsye politike

May 18, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Nga “1 në 2 tendera pa garë” te “97% e Serbisë”: kontrolli faktik i deklaratës së Tabakut

May 18, 2026
Sot protesta për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut: Të shpëtojmë kombin

Sot protesta për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut: Të shpëtojmë kombin

May 18, 2026
Defekti/Makina merr flakë në autostradën Fier-Lushnjë

Tentojnë të djegin mbi 20 mjete të rënda në Akërni, shkrumbohet një fadromë. Policia në kërkim të autorëve

May 18, 2026
Nga Tirana në Lezhë, starton sot etapa e parë e Turit Çiklistik 2026. Ja akset që do bllokohen

Nga Tirana në Lezhë, starton sot etapa e parë e Turit Çiklistik 2026. Ja akset që do bllokohen

May 18, 2026
Takimi Trump-Xi jep frytet e para? Kina do blejë 17 mld mallra bujqësore nga SHBA-të

Takimi Trump-Xi jep frytet e para? Kina do blejë 17 mld mallra bujqësore nga SHBA-të

May 18, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Kostot e jetesës, si Shqipëria po bëhet “parajsë” për të huajt dhe “ferr” për vendasit

May 18, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vigjilencë e shtuar për zgjedhjet në PD

May 18, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosja e policit Anxhelo Kumaraku, fqinji që ishte me të dyshohet si objektiv, kishte thyer arrestin shtëpiak

May 18, 2026
Rrjeti i errët i Epstein zgjerohet sërish, 10 viktima të reja në Francë?

Rrjeti i errët i Epstein zgjerohet sërish, 10 viktima të reja në Francë?

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In