• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare/ Një shans për të gjithë

by Java News
03/03/2017 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ftesa për dialog e zgjatur nga koalicioni qeveritar në ditën e 13-të të protestës së opozitës është një shans për të gjithë aktorët politikë, për ta futur klimën politike në temperatura normale. Edhe pse “Një shans për të gjithë” është slogani aktual LSI-së së Ilir Metës, prej tij mund të përfitoj Basha, ashtu si dhe Rama. Fillimi i një dialogu për të adresuar të gjitha shqetësimet e opozitës në prag të zgjedhjeve të 18 Qershorit, nuk është vetëm i mirëpritur dhe i sugjeruar nga shqiptarët e ndërkombëtarët, por edhe i diktuar nga situate kritike në Maqedoni dhe rajon.

Koalicioni qeverisës e ftoi  kreun e opozitës të diskutojnë mbi propozime realiste ndërsa Basha ju përgjigj se është i gatshëm të ulet në tryeza jo fasadë,  por kushtet e tij të plotësohen nga një qeveri me mbështetje të gjerë politike. Shkëmbimi i deklaratave politike u bë pak orë përpara se Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë,  Federica Mogherini të shkelë në Tiranë.

Kërkesa e opozitës për një qeveri me mbështetje të gjerë politike në kushtet kur aktualisht në Kuvend është maxhoranca më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë mund të jetë penguese për procesin e dialogut. Por nëse palët kanë vullnet të sinqertë për vazhdimin e reformave si zgjedhore dhe asaj të drejtësisë një rrugëdalje mund të gjendet, pavarësisht qëndrimeve diametralisht të kundërta që ka maxhoranca dhe opozita.

Si fillim, shkëputja e procesit të Vetingut, nga kërkesat e PD për zgjedhje të lira e të ndershme, zbatimi i dekriminalizmit dhe lufta kundër kanabisit është parakusht i panegociueshëm për partnerët amerikanë dhe europianë që bëjnë thirrje të vazhdojë pa asnjë pengesë zbatimi i reformës në drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar me 140 vota në mesnatën e 21 Korrikut. Siç ua ritha dje gazetarëve Ambasadori Donald Lu, zbatimi i Kushtetutës nuk është negociueshëm.

Hapësira e krijuar për dialog duhet shfrytëzuar nga të gjithë si një shans për ta nxjerrë nga cadra politikën e ditës dhe për ta futur në rrugë institucionale, ashtu siç i takon një vendi që kërkon të nisë negociatat me Bashkimin Europian dhe të ngrejë themelet e një republike me drejtësi të re dhe të vetuar sipas vullnetit unanim të 140 deputetëve në tempullin e ligjvënies. Vetingu dhe e drejta e shqiptarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre jo të inkriminuar, në mënyrë të lirë dhe jo të frikësuar apo të blerë janë dy procese që nuk e përjashtojnë por e plotësojnë njëri tjetrin, pavarësisht kostove apo skeleteve në dollap që ka gjithsecili aktor në tryezën e bisedimeve.

Në fund të fundit, dialogu dhe jo pazari, mbetet një shans për të gjithë ata që kanë interesat e shqiptarëve për zemër.   /Posaçërisht për Javanews

Next Post
Gjirokastër, historia e familjes që jeton në skamje. “Ato pak para që fitoja i bëja ilaçe për gruan, por…”

Gjirokastër, historia e familjes që jeton në skamje. "Ato pak para që fitoja i bëja ilaçe për gruan, por..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

February 1, 2026
Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

February 1, 2026
VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In