• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare komenton nga Euronews Lyon: ‘Starting’ mundësi e humbur për BE dhe Shqipërinë

by A R
16/10/2019 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Ilva Tare e ftuar në edicionin e lajmeve në “Euronews” në Lyon komentoi vendimin e sotëm për të mos u çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tare tha se çelja nuk do ndryshonte jetën e një francezi, as të një holandezi, do t’i jepte mundësi e mjete BE-së për të monitoruar më mirë vendet që presin anëtarësim.

Një “Po” ishte sot mundësi e humbur për të dy palët.

https://www.youtube.com/watch?v=pEGU2CPvDOE

Isabelle Kumar: Për ta kuptuar këtë çështje pak më mirë, sot na është bashkuar Ilva Tare nga Euronews Albania. 

Ilva, faleminderit shumë që jeni me ne sonte. A nuk ka ndërmarrë Shqipëria një numër reformash për hapjen e negociatave, pra cilat janë pengesat?

ILVA: Isabel faleminderit për ftesën. Po e nis duke thënë atë ç’ka Komisioneri Hahn ka shprehur sot. Ai tha se “më duhet të shfajësohem dhe se ka nevojë t’i kërkojë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ata i kanë përmbushur kushtet, pikë!” Komisioneri Hahn dhe Ministrja e Jashtme e Finlandës thanë se nuk e mbajtën dot fjalën, Bashkimi Evropian nuk po e mban fjalën. Kjo është ajo ç’ka po ndihet në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Sigurisht që reformat kanë nevojë për kohën e tyre për tu implementuar por, Komisioni Evropian po thotë se kemi përmbushur gjithçka që na kanë kërkuar. Patjetër që na duhet një rekord më i mirë dhe se duhet ende të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar, por kjo kërkon kohë. Pra ajo ç’ka duket se po ndodh është se BE-ja po e shtyn procesin, po humbasin atë vrullin, atë mundësinë dhe sigurisht askush nuk e di më se kush do ta plotësojë hapësirën që po le pas Bashkimi Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Isabelle Kumar: Ju flisni për mbushjen e një vakumi dhe gjithashtu ka shqetësime mbi stabilitetin e vendeve nëse bisedimet nuk hapen, është e vërtetë kjo sipas mendimit tuaj?

Ilva: Mendoj se ka disa të vërteta në të,  veçanërisht Bashkimi Evropian po tregon se ata po e humbasin këtë mundësi, ata po e vonojnë këtë proçes sepse duan, sidomos Presidenti Makron, siç e përmendët edhe ju Isabell, ai kërkon një qasje të re, një metodologji të re, epo kjo është një ide e mirë, është një pikë e drejtë dhe ekziston një krizë në procesin e zgjerimit. Në disa shtete është krijuar kleptokraci, kështu që në të vërtetë nuk po shkon ashtu siç do Bashkimi Evropian. Por cilat janë masat më të mira që mund të përdorim. Mund të përdoren metoda dhe mjete europiane për të monitoruar këto reforma.

Isabelle Kumar:  Por ky është një proçes demokratik apo jo, dhe ju duhet të keni përkrahjen e të gjithë vendeve anëtare. 

Ilva: Jam shumë dakord. Por hapja e negociatave Isabel, nuk do të thotë se ne do të bëhemi anëtarë neser, asgjë nuk do të ndryshojë për një qytetar Francez apo për një qytetar Hollandez. Negociatat mund të zgjaten deri në 10 vite, nësë jemi me fat dhe negociatat shkojnë mirë. Bashkimi Evropian dhe çdo shtet anëtar e kanë peshën dhe mekanizmin për t’i kthyer kapitujt mbrapsht, që është diçka e re që po diskutojnë tani në Bruksel. Nësë shtetet anëtare të BE-së nuk ndihen të sigurt me mënyrën se si shtetet kanë përparuar dhe arritur reformat ata mundet t’i kthejnë kapitujt, por fillimi i negociatave do të ishte mundësia më e mirë si për Ballkanin perëndimor ashtu edhe për Bashkimin Evropian.

Isabelle Kumar: Pra, ju mendoni se është një mundësi e humbur. Ishte Ilva Tare nga Euronews Albania.

Next Post
Burri kërcënon gruan e fëmijët me thikë, një tjetër kapet me armë

Burri kërcënon gruan e fëmijët me thikë, një tjetër kapet me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

September 28, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

September 28, 2026
Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

September 28, 2026
Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

September 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

September 28, 2026

A e ekspozoi SPAK së tepërmi SHISH-in?

September 28, 2026
Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

September 28, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Gjekmarkaj: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina, janë të shokuar nga korrupsioni

September 28, 2026
Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

September 28, 2026
Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com