• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java e ardhshme, ndërkombëtarët i pret dështimi i sigurt

by Ilva Tare
21/04/2017 23:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cfarë do që të ndodhë në fillim të javës tjetër, si me bllokimet e paralajmëruara të rrugëve dhe me ardhjen e eurodeputetëve Kukan e Fleckenstein dhe gjermanit tjetër McAllister shqiptarët do të përjetojnë një déjà-vu të krizave të mëparshme të politikës së Tiranës. Ndryshimi këtë radhë mund të jetë ai që deri më tani duket si një dështim i sigurt i ndërmjetësimit ndërkombëtar për shkak të mos lëshimit të palëve ndaj kërkesa ekstreme, sidomos nga opozita.

Hezimi i europarlamentit të PPE David McAllister për ta ndërrmarrë një mision ndërmjetësimi për krizën aktuale është i kuptueshëm në kushtet e përshkallëzimit të retorikës agresive në vigjilje të bisedimeve mes palëve. Nuk është e qartë nëse deklaratat që paralajmërojnë destabilizim kanë për qëllim të dështojnë ende pa nisur negociatat, apo janë një mjet presioni për të rritur forcën e kërkesave që janë në diskutim.

Një platformë me disa pika e përfolur nga diplomatët dhe selitë e partive kryesore do të jetë baza mbi të cilën palët do të kërkojnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për t’I dhënë fund bojkotit të Parlamentit dhe futjen në zgjedhjet e 18 Qershorit, sic e kërkon prerazi Ëashingtoni, Brukseli dhe Berlini. Në kushtet kur kriza politike rrezikon të shndërrohet në kolaps institucional, vendi mund të përjetojë një “jamais vu” situatë që nuk ka të krahasuar me asnjë nga konfliktet e mëparshme, madje as me 1997-tën.

Partnerët e Shqipërisë që u investuan për ta parë më në fund vendin afër hapjes së negociatave me BE-në, do të jenë të parët që do t’i heqin reflektorët e vëmendjes duke e braktisur në fatin që meriton shoqërinë shqiptare. Për rrjedhojë jo vetëm nuk do të ketë investime të reja, por do të largohen edhe ato që kanë mbetur ende në vend. Sa më pak rezultat të ketë zbatimi i reformës në drejtësi aq më e largët do të jetë dita kur bizneset serioze do ta shohin Shqipërinë si një mundësi investimi.

Klima e mosbesimit dhe pasigurisë është një déjà vu për kushtet e biznesit në vendin tonë, por të dëmtuarit e drejtpërdrejtë  edhe këtë herë nuk do të jenë politikanët dhe rrethi i tyre i afërt. Qytetarët e thjeshtë, ata që janë manipuluar sa herë për t’ju përgjigjur thirrjeve të paligjshme të partive, ata që arrestohen për faturën e papaguar të dritave, ata që nuk paguajnë dot ilacet që do duhet të ishin falas në spital, ata do të trajtohen sërish si mburoja njerëzore në barrikadën e interesave të politikanëve që kanë për cfarë t’i tremben vlerave të Bashkimit Europian dhe shtetit ligjor.

Ata, janë dhe viktimat e vërteta që do ta vuajnë më së shumti fikjen e paralajmëruar të reflektorëve ndaj Shqipërisë, nëse javën e ardhshme politika zgjedh të vendos konfliktin e saj përpara interesit qytetar e kombëtar.

Next Post
Lazio e shet përfundimisht Etrit Berishën

Lazio e shet përfundimisht Etrit Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

October 8, 2026
Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

October 8, 2026
“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

Po ‘arkivohen’ dosjet me 34 viktima të Berishës, vrasje për së dyti!

October 8, 2026
“Epsteini” ynë

Protesta që ha të mëdhenjtë e nuk rrit të vegjlit

October 8, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Zelensky kërkesë SHBA-së: Na lejoni të përdorim Starlink dhe do të shihni që Putini do të ulet tryezën e negociatave

October 8, 2026
Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë!

Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë!

October 8, 2026
Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

October 8, 2026
Sekuestro preventive llogarisë bankare të 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi

Ushtronin “Exchange” pa licencë të BSH-së, jepet masa e sigurisë për 14 persona në Fier, 11 kambistë në arrest shtëpie!

October 8, 2026
Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë, Policia drejt vendngjarjes!

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë, Policia drejt vendngjarjes!

October 8, 2026
Kina zbulon koronavirusin e ri te lakuriqët e natës, transmetohet te njerëzit

Misteri për Murtajën, Rusia nuk pranon rastin e dytë: Është “fake news”! OBSH: Çfarë po na fshihni?

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com