• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Jaguar”, don’t dream it, drive it!

by
02/11/2015 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Në konferencën kombëtare për pushtetin vendor, nga ato konferenca që më shumë rrisin kuriozitetin a u paraqitën kryebashkiakët vendorët demokratë apo jo, Ambasadori i SHBA, Donald Lu iu rikthye edhe njëherë çështjes së luksit të pushtetarëve. Me shqipen korrekte që tingellin çuditshëm me theksin amerikan, u bëri thirrje kryetarëve të bashkive se ka ardhur koha t’i lënë Mercedesët, BMW-të apo Audi-t e zinj dhe të kujdesen për qytetarët dhe kërkesat e tyre.

Kjo ishte një kërkesë e përsëritur e ambasadorit pas investimit të tij në fushatën e zgjedhjeve të 21 qershorit të shkuar, ku i bëri thirrje të hapur qytetarëve të çdo bashkie, të refuzojnë të votojnë persona që shëtisin me këto makina luksoze të zeza. Në 21 Qershor dështoi t’i bindte shqiptarët për kandidatët që mbetën në garë dhe fitorja e tyre e thellë ishte e dhimbshme për standardet që duan partnerët tanë. Në këto zona, pavarësisht problemeve të dyshuara me ligjin, të votuarit kanë fituar besimin e qytetarëve të tyre, se ata mund të bëjnë diçka për komunitetin.
Thirrja që ambasadori bëri përpara zgjedhjeve, gjatë fushatës, erdhi si pasojë e kontekstit të dekriminalizimin të politikës, e cila asokohe ishte temë e ditës, edhe pas njoftimeve që ambasada amerikane u kishte bërë partive kryesore për disa kandidatë që kishin rekorde kriminale. Partitë politike dështuan të tregonin integritet duke i hequr nga lista, populli dështoi të tregonte ndëshkim duke i votuar dhe tani, ambasadori LU bëri një përpjekje të fundit duke iu drejtuar vetë atyre, luksozëve të bashkive, në sy të “superluksozit” në krye të qeverisë.
Më shumë se për kryetarët e zgjedhur të bashkive, kjo thirrje duhet të vlejë për të gjithë ata që kanë marrë një detyrë për t’i shërbyer publikut. Politikanët shqiptarë, nga më të rëndësishmit e deri tek më të thjeshtët, qarkullojnë rrugëve të Kryeqytetit me makinat më të shtrenjta në treg, me markat e orëve më të shtrenjta, me kostumet që kushtojnë sa rroga disavjeçare e një punonjësi të thjeshtë shqiptar. E gjitha kjo ndodh përpara syve të çdo njeriu që ecën në të njëjtën rrugë me ta. Pavarësisht se dallohet një kontrast i thellë, duket se politikanët nuk e kanë aspak problem të sillen në këtë mënyrë dhe kanë arritur që këtë diskutim ta bëjnë bajat duke e bërë të parëndësishëm.

Me përkeqësimin e kushteve ekonomike dhe ashpërsimin e klimës së biznesit, duke dërguar në burg të pamundurit dhe ndihmuar të pasurit, duket se qeveria aktuale po ja arrin qëllimit që të irritojë qytetarët. Tek-tuk ka nisur të shpërthejë revolta, edhe pse ende në fazë embrionale të vezëve, në vend të parrullave të protestës.
Edi Rama e dëgjoi ambasadorin LU për makinat e luksit, siç po sheh ditët e fundit t’i kthehen kundër mbështetës të tij tw afërt, pikërisht për shkak të kompromiseve të pamoralshme që po ja ngushtojnë rrethin e shikimit përtej zyrës së Kryeministrit, që mesa duket e ka më shumë për zemwr se sa hiqet nëpër intervista trendy.

Thirrja e Donald LU ishte edhe për më shumë se 40 makina superluksoze me vlerë dhjetëra mijëra euro të markës ‘Jaguar’, të firmosura me një vendim jo transparent për publikun. Kjo thirrje ishte për të gjithë ata që kanë sy e veshë për të parë se si zyrtarët e lartë të vendit tonë, ata që kanë për detyrë të kujdesen për mirëqenien e njerëzve dhe të mirëadministrojnë paratë e popullit, papritmas sa hap e mbyll sytë, kanë një jetë të rrethuar në luks, një luks që në një vend si Shqipëria është i pajustifikueshëm për një politikan. Në vendin tonë ka shumë që e shohin politikën si mjet për t’u pasuruar. Kjo vjen nga modeli që ata kanë krijuar në mendjet e tyre, duke parë vjedhjen masive që i bëhet parave të taksapaguesve, duke i qendruar besnik dhe motos së vetë Jaguarit: “Don’t dream it. Drive it!”
Ambasadori amerikan kësaj here u bëri thirrje Kryetarëve të Bashkive duke përfshirë të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar. Kjo tërheqje vëmendje duhet t’i vlejë të gjithë shqiptarëve, të cilët ka ardhur koha që të pyesin veten: ‘A është kjo mënyra që duam, që pushtetarët tanë të shpenzojnë paratë tona?

Next Post

ILDKPKI kallëzon gjyqtaren Shpëtime Pitaku, dyshohet për pastrim parash në vlerën 1 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In