• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi kalon nga stomaku!

by Ilva Tare
14/07/2017 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Pas miratimit në letër dhe pritshmërisë për të nisur nga zbatimi i reformës në drejtësi, zyrtarët e Brukselit pritet të fillojnë një tjetër “mësymje” politike dhe teknike për të vënë rregull në një sektor kaotik. Bëhet fjalë për “Sigurinë Ushqimore” një nga elementët kryesor të tregut që funksionon në mënyrë informale, të rrezikshme, të pakontrolluar, të lënë në mëshirë të inspektorëve lokalë që lëshojnë certifikata si të ishin letra për përdorim higjenik.

Nga 35 kapitujt e negociatave që shpreson të hapë Shqipëria me Bashkimin Europian, një ndër kapitujt më të rëndësishëm dhe të vështirë për t’u zbatuar nga vendi yne do të jetë edhe “Siguria Ushqimore, politikat veterinare dhe fito-sanitare” që është i renditur i 12-ti pas bujqësisë dhe përpara peshkimit. Një manual i mirëfilltë i rregullave të detajuara dhe të detyrueshme për t’u zbatuar.

Meqenëse fjala reformë mund të duket démodé dhe e bezdisshme për shumë puritan që mendojnë se Shqipëria ka bërë aq shumë reforma sa nuk ka nevojë të udhëhiqet nga Brukseli për detyrime të reja, cështja e sigurisë ushqimore meriton të shpjegohet më thjeshtë, sidomos për ata prodhues të vegjël që deri më sot me integrim kanë kuptuar lëvizjen e lirë për të takuar djalin, a vajzën në një nga vendet e BE-së.

Kur ne të bëhemi vend serioz që e vlerësojmë jetën e cdo qytetari dhe kur vetë konsumatorët të jenë të shqetësuar për atë cfarë e ushqejnë stomakun, nuk do të blejnë më qumësht në bidonat plastikë disapërdorimësh të fshatarëve që vijnë cdo mëngjes  poshtë pallatit. Kur të fillojë ngritja e sistemit që do të ketë gjurmueshmëri nga fillimi I procesit e deri në përfundim të prodhimit të djathit, pronari I baxhos artizanale ose fabrikës duhet të jetë në gjendje të tregojë të gjitha certifikatat e sigurisë dhe higjenës të secilës hallkë të procesit. Në të kundërt, prodhimet e pacertifikuara nuk do të mund ta shohin dritën e diellit në treg.

Shqipëria është aktualisht një ndër pak vende të rajonit që nuk është në gjendje të eksportojë mish, ndryshe nga Maqedonia dhe Serbia dhe pavarësisht kapaciteteve të shumta që ka, për faktin se në këto 27 vite ka dështuar të ndërtojë një sistem kontrolli dhe matrikulimi të kafshëve dhe gjedhëve, pa të cilin vetëm shqiptarët që nuk pyesin cfarë hanë mund ta blejnë dhe konsumojnë.

Arsyet pse qeveritë dhe funksionarët përgjegjës e kanë lënë një nga sektorët më jetikë me pasoja kritike për shëndetin e shqiptarëve janë po ato që e kanë lënë këtë shoqëri në mëshirë të një sistemi të korruptuar drejtësie. Më shumë mundësi për t’u pasuruar në një kohë të shpejtë me vërtetime e licensa abuzive, më shumë shanse për përfitime në kurriz të fermerëve dhe veterinerëve që kanë menduar më shumë për bukën e gojës se sa për ngritjen e disa standardeve minimale, që duhet të kishte qoftë edhe një shtet si ky yni.

Next Post
FOTOT/ Demi Rose ekspozon gjoksin dhe të pasmet bombastike

FOTOT/ Demi Rose ekspozon gjoksin dhe të pasmet bombastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In