• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare / Hoyt Brian Yee, treni i fundit amerikan për Lulzim Bashën

by A R
11/05/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare*

Hoyt Brian Yee vjen në Tiranë të hënën me shumë gjasë për të rithënë atë që artikuloi nga Prishtina disa javë më parë për mbajtjen e zgjedhjeve në 18 Qershor në Shqipëri. Të vetmet ndryshime nga deklarata e mëparshme e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të shtetit janë, pandryshueshmëria e kërkesave të PD për të mos u futur në një proces zgjedhor që nuk u garanton votën e lirë sipas tyre dhe koinçidenca e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë po në mes të Qershorit. Një tjetër dëshmi e situatës delikate që po kalon rajoni e veçanërisht faktori shqiptar në Ballkan, ndaj së cilës partnerët amerikanë po tregojnë sërish vëmendje dhe angazhim.

Zyrtari i lartë i administratës Trump, ka kërkuar prej kohësh që palët të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut, por siç u provua në këto 82 ditë komunikim nga çadra te zyra e Kryeministrit fijet e bisedimeve në vende si ky yni ku merr përparësi interesi personal përpara atij kombëtar priten pa u lidhur ende. Yee do të tentojë në përpjekjen e fundit fare për ta shpëtuar Shqipërinë nga spiralja e krizës politike, ekonomike dhe civile. Atmosfera pritet të jetë gri, po aq sa fytyrat e zymta të bashkëbiseduesve që u duhet të gjejnë arsye për të justifikuar bojkotin e zgjedhjeve dhe për rrjedhojë pengimin e mbi gjysëm milionë shqiptarëve për të mos shkuar në kutine e votimit.

Ardhja e Hoyt Yee në Tiranë pas protestës së 13 Majit dhe zërave shqetësues për dhunë dhe destabilitet që po e paraprijnë do të jetë gjithashtu një moment i mirë për t’u dhënë përgjigje idhtarëve të demokracisë në këtë vend, por mbi të gjitha për të vënë kufirin deri ku mund të shkohet me kërcënimet për cënimin e stabilitetit. Edhe pse nuk pritet të ketë deklaratë zyrtare, zoti Yee do të gjejë një mënyrë indirekte për t’i njohur shqiptarët me mesazhet që do t’u përcjellë Ramës, Bashës dhe Metës. Dhe mesazhi do të jetë i ngjashëm me atë të ambasadorit amerikan Lu lakonik dhe i prerë, në të dyja gjuhët. Pjesëmarrje në zgjedhje dhe njohje e 18 Qershorit si një proces i ligjshëm dhe i pranuar nga ndërkombëtarët.

Kjo përpjekje përfundimtare amerikane, ndodh në kushtet kur afatet ligjore janë tejlakuar dhe shpresa për kthim ligjor të procesit është varur në duart e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që janë sa të paragjykuar aq edhe të pa vetuar për shkak të bllokimit të procesit pas bojkotit të opozitës në Kuvend. Oferta për negociatën e javës së ardhshme nuk mendohet se mund të tejkalojë të ashtuquajturën “paketa” McAllister, e cila për Kryeministrin Rama ka skaduar tashmë. Shtyrja e datës së zgjedhjeve duket një tjetër opsion i vështirë për misionin amerikan, por siç dihet fuqia e Washingtonit mund të çelë dhe dyer të blinduara, nëse kontribuojnë për stabilitetin dhe një proces zgjedhor të pranuar nga të gjitha palët.

Së fundi, Hoyt Yee do të gjejë në Tiranë, një klimë absurde tensioni me lajme për marinsa amerikanë që trajnojnë për mosbindje civile, apo thirrje publike për të rrëzuar me dhunë qeverinë. Sigurisht, linçimet publike ndaj ambasadorëve të vendeve partnere janë një këngë e vjetër për veshët e transatlantikëve edhe për faktin se zërat e tenorëve janë të njëtjët, ka ndryshuar vetëm tonaliteti së bashku me vitet e angazhimit në politikë. Nuk është e sigurt që Yee të ketë marrë informacion për 200 mijë shqiptarët që kanë aplikuar për llotarinë amerikane gjatë vitit të kaluar, por e sigurt është se po të dëgjonte çfarë nxjerr nga goja një pjesë e të ashtuquajturës elitë në vendin tonë, do t’i mirëkuptonte të gjithë ata që duan të ikin nga sytë këmbët përpara se interesat skizofrenike të një numri të vogël individësh të kthehen në rrezik serioz për të ardhmen e Shqipërisë.

*Posaçërisht për JavaNews

Next Post
KQZ nis diskutimin për mandatet, Biba: Ka ardhur materiali i kërkuar nga PD

Biba: Kërkesa e opozitës në Kolegj e pavlerë, PAA kërkoi të çregjistrohej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Banka e Shqipërisë tek Parlamenti Evropian, punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës

Nga Banka e Shqipërisë tek Parlamenti Evropian, punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës

September 8, 2026
VIDEO/ Spanja sekuestron një tjetër sasi rekord kokaine, kapen 1,2 tonë të fshehura në arra kokosi në Sevilja

VIDEO/ Spanja sekuestron një tjetër sasi rekord kokaine, kapen 1,2 tonë të fshehura në arra kokosi në Sevilja

September 8, 2026
DEBATI/ “Hiqe këtë pankartë!”, Muharremi përplaset ashpër me aktivistin në studio: Kjo s’është protestë, janë huliganë! (VIDEO)

DEBATI/ “Hiqe këtë pankartë!”, Muharremi përplaset ashpër me aktivistin në studio: Kjo s’është protestë, janë huliganë! (VIDEO)

September 8, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Luftë me zjarret nga Jugu në Veri, 5 zona problematike! Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra ende aktive, mbi 800 forca në terren, ndërhyrje dhe nga ajri

September 8, 2026
VIDEO/ Nis Champions, s’ka surpriza në ndeshjet e para! Aston Villa bën detyrën dhe fiton në transfertë, AEK triumfon pa Strakoshën, por me Pilon në fushë

VIDEO/ Nis Champions, s’ka surpriza në ndeshjet e para! Aston Villa bën detyrën dhe fiton në transfertë, AEK triumfon pa Strakoshën, por me Pilon në fushë

September 8, 2026
Skandali i korrupsionit në Ukrainë, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

September 8, 2026
Britania thërret ambasadorin serb për sqarime pas nderimeve për Mlladiçin

Britania thërret ambasadorin serb për sqarime pas nderimeve për Mlladiçin

September 8, 2026
Protestuesit sulmojnë makinën e deputetes, Policia ndalon Adriatik Lapajn dhe Shpend Gashin

Protestuesit sulmojnë makinën e deputetes, Policia ndalon Adriatik Lapajn dhe Shpend Gashin

September 8, 2026
Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

September 8, 2026
Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com