• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Haraçet e Ramës

by
05/09/2015 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare/

Sikur të mos mjaftonte kapja e trafikantëve që transportonin drogë në Itali me avionë dhe lidhjet e dyshimta me policinë e shtetit, si dhe disa efektivëve të saj të akuzuar si pjesë e rrjetit, përfshirja e deputetit të Partisë Socialiste në një ngjarje me armë dhe thika, ja rëndon edhe më shumë pozitën maxhorancës së sotme. Përplasja e ndodhur pranë ambjenteve të komisiariatit të policisë, pavarësisht reagimit të policisë së shtetit, që mori lëvdatat e Kryeministrit, është një tjetër element që tregon se ata që flasin me gjuhën e armëve nuk kanë frikë ta përdorin atë edhë në dyert e institucioneve të shtetit.

Armando Prenga u paralajmërua në një deklaratë shtypi të partisë që e ka zgjedhur deputet, se nuk ka moral të jetë më pjesë e saj, me gjasë duke i hapur rrugë një përjashtimi të afërt. Reagimi mund të kishte qenë edhe më i ashpër, ndoshta edhe me thirrjen e një mbledhjeje urgjente të grupit parlamentar, për të dhënë mesazhin se maxhoranca e ka seriozisht shkëputjen nga krimi në cdo rrethanë dhe me cdo kosto.

Do kishte qenë e udhës që kreu i socialistëve Rama, të mos e kishte përshirë fare në listë deputetin në fjalë, nëse do t’i kishte qëndruar besnik variantit të morali të pastër për tu bërë pjesë e familjes së majtë. Zërat apo informacionet që kanë qarkulluar edhe më parë për të kaluarën e Prengës duhet ta kishin vetëdijësuar Kryeministrin e sotëm se ai me zgjedhjet apo heshtjet e tij, po blinte një biletë për të marrë votat e duhura për të ardhur në pushtet, por ndërkohë ishte bërë bashkaksioner i një bote të errët, së cilës i duhet imuniteti për të mbyllur hesapet e tyre.

Zgjedhjet e gabuara të Ramës në vitin e afërt 2013, kanë filluar t’ja ulin perden e suksesit që kjo maxhorancë numëron me mburrje. Fakti që një person, madje deputet qëllon me armë ndaj dikujt tjetër dhe ndalohet nga policia nuk është as sukses dhe as arritje e madhe. Është praktikë rutinë e një shteti ligjor, që kur funksionon më së miri arrin edhe t’i parandalojë ngjarje të tilla. Por edhe të thuash që unë jam më i mirë se paraardhësi që nuk i arrestonte nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Në fund të fundit, autori i dyshuar i krimit është një deputet dhe deputeti është i këtij pushteti.

Në vend të një reagimi në rrjete sociale ku përmendet sërish Saliu, kryeministri sotëm duhet jo vetëm të veprojë por edhe të sillet ndryshe nga ai i djeshmi. Krahasimi me më të keqin, nuk të nxjerr gjithmonë mirë. Më së paku të barazon me të, në rrafshin politik dhe moral. Pasi lëvdatat për funksionimin e shtetit ligjor janë jashtë logjike, madje edhe jashtë logjikës së të djeshmes së larguar nga pushteti me votën e shqiptarëve.

Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve përse të zgjedhurit në llogoren e tij, nuk janë ndryshe nga ajo përballë tij, për të cilën ai u votëbesua. Kryeministri duhet të japë sqarime përpara qytetarëve edhe sa borxh ka hyrë tek elementë me të shkuar të errët që po ja nxijnë edhe të tashmen. Ai duhet ta kishte bërë me kohë llogarinë me veten për haracet që do të paguante kur të vinte në pushtet, për shkak të cilësive dhe aftësive për të cilat kishte miratuar listat e deputetëve. Sot, duhet t’i kujtohen edhe fjalët dhe dëshpërimi i pjesëtarëve të tjerë të listës së deputetëve të të njëjtit qark dhe fushata “alla film ëestern” që u zhvillua për zgjedhjet e 2013-tës në zonën e Prengës.

Episodet e ndodhura deri më tani me protagonistë individë që kanë hyrë në Parlament me bekimin e Ramës dhe Berishës janë vetëm maja e ajsbergut të një liste të gjatë problemesh me të cilat ndeshet shoqëria shqiptare. Marrja dhe heqja e licensave në varësi të pushtetit të radhës dhe njerëzve të tij, kur nuk është ligjore ka gjasa të shndërrohet në konflikt të gjakshëm nga njerëz që në mos kanë imuniteti poshtë kostumit të deputetit, janë të lidhur me njerëz të fuqishëm pranë tij.

Kur kjo maxhorancë po konsumon vitin e tretë në pushtet, opozita po tund flamurin e dekriminalizimit duke shenjestruar të majtët dhe zgjedhjet e tyre të gabuara të rastin më të mirë dhe kriminale në rastin më të keq. Pavarësisht faktit se edhe opozita nuk është imune ndaj fenomenit, i takon Edi Ramës të reflektojë dhe të pranojë publikisht se haraci që po paguan për uljen në karrigen e Kryeministrit është më i lartë nga c’kishte menduar. Tanimë, duhet të përballet me të, cilidoqoftë cmimi dhe sakrifica dhe të mos e mbyllë më një sy kur një grua do tërhiqet nga mandati i deputetes për t’u futur një burrë i fortë, nga ata me pistoleta dhe thika. Për të treguar që është ndryshe nga kundërshtarët, të cilëve u ka dhënë shumë karta në dorë për ta sulmuar, përvec distancimit Edi Rama duhet ta mendoje edhe ndjesën publike përpara shqiptarëve, me premtimin se Parlamenti i ri nuk do t’i hapë dyert për individë dhe lista me emra të inkriminuarish.

Next Post

Zbulohet vendodhja e kriminelit më të kërkuar në botë, e "tradhëtoi" i biri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com