• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare: Grushtat brenda shtetit, reforma në drejtësi, 21 janari dhe përgjimet

by Aalison Pearse Stevens
17/06/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasja prokurori-polici për atë që opozita e quan skandalin e përgjimeve dhe maxhoranca e konsideron trajnim shqiptaro-italian me qëllim identifikimin e personave në kërkim, është thjesht episodi i fundit i një marrëdhënie problematike brenda pushtetit gjyqësor. Në raporte të përmbysura, në varësi të lidhjeve me maxhorancën e radhës, policia dhe prokuroria janë përplasur dhe kanë dalë në krah të urdhëruesve të tyre politikë, në kundërshtim me interesin publik, apo në shkelje flagrante të ligjit, falë imunitetit të paligjshëm që u ka siguruar lidhja me pushtetin.

Urdhërat e prokurorisë nuk u zbatuan nga policia pas 21 Janarit, ditën kur katër të vrarë humbën në mënyrë të pakuptimtë jetën dhe kur edhe pesë vjet më pas familjarët e tyre kërkojnë të ketë ndëshkim ligjor për përgjegjësit. Politika e ka gjetur fajtorin në konfliktet mes organit të hetimit dhe policisë, tek rivalët politikë dhe të emëruarit e tyre, që në ndonjë rast nuk i janë dorëzuar presionit të shumicës, ose siç është rasti konkret i përgjimeve, i binden rrymave të ndryshme brenda maxhorancës.

Në kujtesën e shkurtër të dy dekadave demokraci të shqiptarëve marrëdhënia me të ashtuqajturin pushteti i tretë, që për nga rëndësia pason atë ekzekutiv dhe legjislativ, ka qenë e trasuar, e përdorur, e shitur dhe e falur sipas interesave të ofertuesit më të madh. Dhe fatkeqësisht, mundësitë për oferta më të majme dhe shpërblime bujare kanë rrjedhur nga pushteti që ka emëruar dhe shkarkuar hetues dhe gjyqtarë në këmbim të një detyrimi herë të heshtur dhe herë të zëshëm për t’ju përgjigjur me vërberi profesionale kur pushtetit t’ja kishte nevoja.

Ky deformim i dhimbshëm në kurriz të llogaridhënies dhe barazisë përpara ligjit i ka bërë shqiptarët që të mbajnë frymën pezull për më shumë se një vit e gjysëm, me sytë nga politika për të reformuar drejtësinë, si një e penduar e madhe për fajësinë mbi gjendjen skandaloze, ku ndodhet mekanizmi që nuk garanton një shtet të së drejtës. Ditët e fundit politika është duke artikuluar e shqetësuar frikën e marrjes nën kontroll të drejtësisë nga shumica aktuale në pushtet, ndërsa qeveria numëron gjyqtarët e emëruar nga opozita e sotme, si shenjë të kapjes dhe për rrjedhojë të kapitullimit të besimit të qytetarëve tek peshorja  e prishur e ligjit.

Drejtësia është përpara sfidës për të shkuar tek interesi i qytetarit të thjeshtë, të pambrojtur dhe të zhveshur nga fuqia e pushtetit. Drejtësidhënësit janë të detyruar të ndërrojnë pronar dhe këtë herë SHBA dhe BE janë të vendosur të mos lejojnë që vendimet e tyre të komandohen nga partitë politike. Grushtat që po ndodhin brenda institucioneve të shtetit, nuk frymëzohen nga zbatimi korrekt i ligjit. Ato janë dëshmi e një lufte të egër mes specieve që e dinë shumë mirë si përdoret presioni politik kur je në pushtet dhe si e humbet atë kur kalon në opozitë. Prandaj, drejtësia do të duhej të shpëtonte nga pronarët e vjetër dhe t’i dorëzohej interesit publik përmes të përzgjedhurve vetëm me kritere profesionale, morale dhe të ndershme. Një orë e më parë, me çdo cmim…

Next Post

Të shtëna para Bashkisë Kavajë, tre të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

February 11, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

February 11, 2026
Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

February 11, 2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

February 11, 2026

Mul Noka sulmon kritikët e PD: Të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik

February 11, 2026
Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

February 11, 2026
“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

February 11, 2026

Gjykata Kushtetuese njofton SPAK dhe avokatët e Veliajt: Brenda 27 shkurtit, të depozitohen parashtrimet tuaja

February 11, 2026
Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

February 11, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In