• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazi nga Patosi dhe promovimi i munguar i modeleve pozitive!

by Ilva Tare
15/08/2017 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Greqi ka shumë shqiptarë, statistika zyrtare nuk ka por edhe taksisti grek që thotë se janë 1 milion e 200 mijë shqiptarë me gjasë ekzagjeron, ose është i bombarduar nga propaganda e shtetit fqinj për numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë. E sigurtë është se me qindra mijëra shqiptarë e kanë parë Greqinë si vendin ku mund të rrisnin fëmijët dhe të kenë një mirëqenie të pamundur për ta realizuar në Shqipëri. Disa ia kanë dalë të integrohen shumë mirë, të tjerë më pak ose aspak, e dhjetëra të tjerë eksperimentuan me kthimin në atdhe dhe ikën sërish në Greqi pa humbur shumë muaj në tregun pa rregulla të vendlindjes së tyre.

Fqinjët tanë jugorë nuk e kanë kapërcyer ende kolapsin ekonomik të nisur në 2009-n, pavarësisht disa shenjave inkurajuese nga sektori i turizimit, falë ishujve të shumtë dhe resorteve të mirëorganizuar, me shërbim cilësor. Konkurrenca dhe qasja ndaj kërkesave të turistëve ka bërë të mundur që Greqia të përfitojë edhe nga situata në Turqi, ashtu si edhe nga pamundësia e kombinuar me paaftësi të Shqipërisë për të qenë alternativë e kënaqshme për turistët vendas dhe të huaj.

Në fund të sezonit, do të mësojmë jo pa pompozitet sa milionë turistë kanë hyrë në vendin tonë gjatë kësaj vere, por nuk do ta dimë saktësisht se sa shqiptarë zgjodhën të pushonin jashtë dhe sa të huaj nuk erdhën nga zhgënjimet e viteve të mëparshme. Nuk do të mungojnë as këtë vit shembuj sporadikë apo inisiativë individuale për të shërbyer dhe ofruar kushte që justifikojnë raportin cmim-cilësi. Por sërish do të mbeten raste të izoluara. Shqetësimet më të mëdha, turistët vendas dhe të huaj do t’i kenë për ushqimin e pashijshëm me cmim të pajustifikuar,  për mënyrën si ju drejtohen kamarierët, edhe në ato raste kur arrijnë t’ua tërheqin vëmendjen.

Dallimi në shërbim është si nata me ditën në bregdetin tonë dhe atë helen. Kamarieri në Greqi përvec anglishtes së kuptueshme është i gatshëm të hyjë në bisedë miqësore me klientët dhe për t’i bërë të ndjehen edhe më mirë kur mëson se janë nga Shqipëria, tregon me entuziazëm se shefi i kuzhinës së restorantit është shqiptar. Nuk kalojnë shumë minuta dhe në tavolinë vjen një akullore dhe embëlsirë dhuratë nga shefi i kuzhinës.

Historia e Gazit siç e thërrasin shkurt ka nisur me hapjen e resortit rreth 10 vjet më parë, ku kishte filluar punë si pjatalarës. Brenda një dekade, sot baba i dy fëmijëve, ia doli të kapërcente shumë pengesa e paragjykime të nxehta dhe të merrte komandën e restorantit të populluar të resortit. Për shkak të sezonit relativisht të gjatë, krahasuar me dy mujorshin e Shqipërisë, angazhimi i Gazit fillonte në prill dhe mbyllej në tetor. Pjesën tjetër të vitit Gazin e thërret origjina dhe rikthehet tek ëmbëltorja në Patos.

I pakënaqur me zhvillimet në Shqipëri dhe mënyrën se si funksionojnë gjërat, shefi i kuzhinës së restortit grek nuk e mendon të zhvendoset në atdhe për të investuar me dijen dhe afëtësitë e tij. Jo se i mungon dëshira, por sic e pohon vetë nuk janë kushtet për biznes me konkurrencë të ndershme dhe promovim të modelit të punës së palodhur. Ky është problem i shoqërisë dhe infrastrukturës kryesisht mediokre dhe të politizuar të institucioneve publike madje edhe private që nuk i japin hapësirë individëve  për t’u rritur dhe zhvilluar pavarësisht nga stadi nga kanë filluar. Një pjatalarës edhe mund të bëhet drejtor në Shqipëri, por kjo nuk ndodh për meritë dhe as nuk është profesion. Është thjesht promovim i bazuar në tesera partie apo interesa që nuk lidhen me aftësitë profesionale. Greqia nuk është shembulli më i mirë i meritokracisë, larg prej tij. Por, Shqipërisë i mungojnë ende shembuj si Gazi nga Patosi.

Posaçërisht për JavaNews.al

Next Post
Në këtë ditë, më 15 gusht, lindi Napoleoni dhe vdiq Makbethi

Në këtë ditë, më 15 gusht, lindi Napoleoni dhe vdiq Makbethi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

October 8, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

Braçe zbulon debatet në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha “do protagonizëm individual”…

October 8, 2026
“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

“Reforma territoriale është elektorale!”, Alibeaj: Rama do bëjë sërish ndryshime, nga 46 në 30 bashki

October 8, 2026
Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

October 8, 2026
Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

October 8, 2026
Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

October 8, 2026
Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

October 8, 2026
Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën -

Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën –

October 8, 2026
Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

October 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Lindi dielli shkrepi drita, po na vjen LaCivita…

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com