• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ILVA TARE/ Fjalët mbaruan, numërimi mbrapsht ka filluar!

by Ilva Tare
06/05/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Numërimi mbrapsht për miratimin e reformës në drejtësi ka nisur. Muaji Maj është afati i fundit që ligjvënësit të japin votën për një nga reformat më të rëndësishme në vend, që nga rënia e diktaturës. Votimi në Kuvend i paketës Kushtetuese në ditët e ardhshme, edhe pse në kufijtë e fundit të mundësive, ka gjasa t’i sigurojë Shqipërisë rekomandimin në vjeshtë për hapjen e negociatave me BE.

Tirana zyrtare u vizitua vitin e fundit nga personalitete të rëndësishme në nivel botëror, si Merkel, Kerry dhe zyrtarët e Bruskelit Shulz, Tusk e Mogherini, të cilët në axhendën e tyre kanë patur të nënvizuar me të kuqe reformën në drejtësi dhe rëndësine që ka për partnerët shteti ligjor funksional dhe i barabartë për të gjithë.

Të gjithë skenarët e përfolur ose të fantazuar nga ata politikanë, të cilëve ju është kërkuar angazhimi pro reformës në drejtësi se me amerikanët dhe europianët mund të luhet loja e gjoja vullnetit dhe stërkëmbëshave pas shpine, kanë mbërritur tashmë në pikën e vdekjes. Sikundër u shpreh sot Romana Vlahutin Bashkimi Europian, nuk do të heqë dorë, nuk do të mërzitet nga zvarritjet, por reforma do të bëhet nga aktorët shqiptarë.

Me të njëjtën vendosmëri janë shfaqur orët e fundit në takimet e tyre edhe zyrtarët amerikanë, krejtësisht të investuar për një shkundje të fortë të sistemit aktual të drejtësisë, në të kundërt, Washingtoni duket i përgatitur për të nxjerrë në fushë-betejë “armët e rënda” kundër atyre individëve që do të pengojnë përfundimin e një procesi të monitoruar nga Shtëpia e Bardhë.

Nuk është e qartë se çfarë janë të ashtëquajtura “armët e rënda” që po dëgjohen nga disa burime pranë negociatave për drejtësinë, por nëse kihet parasysh eksperienca e vendeve të tjera që i janë bashkuar familjes europiane duke mbartur virusin e korrupsionit të klasës politike që nga koha e komunizmit, mendohet se publikimi i emrave që shpallen persona non grata, mund të jetë hapi i parë i fillimit të fundit të politikanëve shqiptarë.

Orët e ardhshme janë dhe orët e fundit të një përpjekjeje të hekurt të ndërkombëtarëve për ta përfunduar reformën në një prej sistemeve të konsideruara nga qytetarët shqiptarë si më i korruptuari. Muajt që vijnë mund të rezervojnë surpriza të pakëndshme dhe apo tragjedi në pritje siç shkruante The Economist për amerikanët dhe për mbarë botën.

Është e vështirë të mos merret në konsideratë një zgjedhje e mundshme e populistit të rrezikshëm Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, gjë që do të pasohej me një fshirje të Ballkanit nga lista e interesave të amerikanëve, apo edhe daljen e SHBA nga NATO. Atëherë, shqiptarët do të mbeteshin të vetmuar në dëshirën e tyre për drejtësi dhe shtet ligjor dhe politikanët vendas nuk do të ndodheshin nën presionin e partnerëve për t’i dhënë fund epokës së pandëshkueshmërisë.

Next Post

Për të trembur drejtuesit që i japin shpejt makinës... (FOTO)

Comments 1

  1. Kola says:
    10 years ago

    Personalisht nuk me intereson me shume hapja apo mos hapja e negociatave me BE, se sa fakti se kush na e poftisi kete sistem skandaloz drejtesie i cili qysh ne fillim dhe me thonj e me dhembe eshte vene ne sherbim te bandes se UDB qe drejtohet nga kafsha e Vicidolit. Pas renies se komunizmit ne kishim rastin ta ndertonim gjithshka per se mbari, dhe u ndertuan vetem perversitete. Te gjithe keta rrenues kane nje emer i cili duhet te pergjigjet ligjerisht perpara shqiptareve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In