• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e pritshme e Ramës si dështim i opozitës brenda dhe jashtë qeverisë!

by Ilva Tare
21/06/2017 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Të dielën e 25 Qershorit, tri milionë e gjysëm shqiptarë janë thirrur për të zgjedhur qeverisjen e katër viteve të ardhshme. Të paktën një milion qytetarë nuk do të kenë mundësi të votojnë pavarësisht se emrat ju figurojnë ende në lista, pasi jetojnë jashtë vendit. Nga ata dy milion e gjysëm të mbetur pritet që rreth 50% në rastin më të mirë të shkojnë në kutitë e votimit, në procesin zgjedhor me fushatën elektorale, ndoshta më të qetë të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Incidentet e ditëve të fundit me eksponentë të LSI që kanë akuzuar kryesisht policinë dhe përfaqësues të socialistëve me të cilët kanë bashkëqeverisur në katër vitet e fundit meritojnë të zbardhen nga organet e drejtësisë, mundësisht përpara ditës së zgjedhjeve për të shuar cdo dyshim apo alibi që mund të dëmtojë procesin. Përgjegjësit të ndëshkohen ligjërisht dhe moralisht sapo të gjenden. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë kush po ua rrezikon shanset për një betejë elektorale të ndryshme dhe të pangjashme me ato të mëparshmet.

Por përtej pjesës teknike të procesit ajo për të cilën do të gjykojnë shqiptarët është edhe preferenca politike për emrin e njeriut qe do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme. Sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing Partia Socialiste dhe Edi Rama do të marrin votbesimin për një mandat të dytë qeverisës. Për shkak të sistemit elektoral dhe pamundësisë për të zhvilluar sondazhe në të 12 qarqet është e pamundur të përllogaritet nga pikëpamja statistikore numri i saktë i mandateve të deputetëve që do të sigurojë Partia Socialiste.

Edhe përllogaritjet e koalicionit paszgjedhor dhe emrit të Kryeministrit do të varen krejtësisht nga numri I mandateve të partisë që do të dalë e para dhe të aftësive për të krijuar shumicë qeverisësë me aleatë të rinj ose të vjetër që për herë të parë në këto zgjedhje do të masin forcat e tyre në përballje direkte me elektoratin. Kritikë të Kryeministrit nuk e kanë kursyer publikisht mërzinë me votuesit shqiptarë për një votbesim të Ramës për një mandat të dytë, sidomos në kushtet e një 71-shi magjik që do t’i jepte lirinë për të qeverisur i vetëm. Frika e rrëshkitjes në autoritarizëm nga ana e kreu të PS duket se është shqetësimi kryesor i të mërziturve me Ramën. Dhe si frikë është legjitime.

Ajo cfarë ka munguar në analizat e kritikëve ndaj epërsisë së PS dhe Ramës në sondazhe është kthjelltësia për të parë shkaktarët e një fitoreje të tillë pas një mandati më së paku problematik më një koalicion jofunksional në bazë dhe në kokë. Opozita e brendshme që aleati LSI i ka bërë “Rilindjes” vecanërisht në vitin e fundit dhe opozita e jashtme e PD së Bashës, duket se i kanë shtyrë shqiptarët edhe më shumë drejt Ramës dhe partisë që tanimë ai e ka plotësisht nën kontroll. Për këtë, faji nuk duhet kërkuar tek populli. Ose, ata që zgjedhin të fajësojnë qytetarët dhe zgjedhjen e tyre si të gabuar, janë individë ose grupe të caktuara, që duan t’i shohin shqiptarët nga pasqyrat e tyre, duke harruar të analizojnë dështimet e palës që mbështesin, jo rrallëherë edhe qorrazi ose të verbuar nga interesa personale.

Përvec aspektit teknik të daljes si parti më vete dhe pa koalicione në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, ka edhe një aspekt politik shumë të rëndësishëm për ta përfshirë në analizën e fitores së pritshmë të PS. Pafuqia dhe paaftësia e opozitës për të ndërtuar një profil lideri të Bashës, që t’i bindte shqiptarët për ekzistencën e një projekti të besueshëm të zhvillimit ndryshe, më transparent dhe llogaridhënës të Shqipërisë.

Ky dështim si nga opozitarët e derisotëm në qeveri ashtu edhe ata teknikë të bashkuar rishtazi I pamundësoi shqiptarët të frymëzohen dhe të besojnë tek një projekt dhe profil më I mirë politikani se ai i Edi Ramës. Ndaj mërzia e të mllefosurve duhet të devijojë fokus dhe t’i vendosë emrat që meritojnë humbësve e jo fituesit të mundshëm.

Next Post
Sanksionet e SHBA, Rusia anulon takimin me diplomatët amerikanë

Sanksionet e SHBA, Rusia anulon takimin me diplomatët amerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

August 24, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

“Po i hedhin benzinë zjarrit”- Rusia paralajmëron Britaninë: Do të shkatërrojmë fabrikat që do të prodhojnë raketat SCALP në Ukrainë!

August 24, 2026
8 përballjet e radhës sot në Champions League/ Liverpool – Milan dhe Inter – Real Madrid sfidat kryesore

Champions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

August 24, 2026
Përmirësimi i transportit urban në kryeqytet, Bashkia e Tiranës tregon se çfarë përmban paketa e saj e ndihmës

KUSHTET/ Alarmi i transportit publik, kërkohet kompensimi i naftës deri në shtator ose do të reduktojnë qarkullimin! Zbulohen 6 pikat

August 24, 2026
Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

August 24, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

August 24, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Zbulohet kontrata e fshehtë, Albin Kurti i jep Serbisë gjysmë milioni euro për riparimin e vagonëve të trenave!

August 24, 2026
VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, një tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

Rëndohet bilanci i tërmetit katastrofik në Indonezi, 100 të vdekur dhe 73 mijë shtëpi të shkatërruara!

August 24, 2026
VIDEO dhe FOTO/ Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

VIDEO dhe FOTO/ Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

August 24, 2026
U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

Grabitet marketi në Durrës, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com