• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ILVA TARE/ Cecil dhe Media

by
04/08/2015 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ILVA TARE/ Cecil dhe Media

Për ata që u ka shpëtuar si lajm në median shqiptare dhe ndërkombëtare, Cecil është emri i një luani 13 vjeçar që u vra nga një dentist amerikan në fillim Korrikut në Zimbabve. Vrasja e pabesë për të cilën Ëalter Palmer kishte paguar 55 mijë dollarë, kur të ardhurat vjetore të një vendasi janë dy mijë dollarë në vit, shkaktoi zemërim dhe irritim të madh vecanërisht në SHBA. Cecil u projektua në Empire State Building në shenjë solidariteti dhe sensibilizimi kundër dhunës ndaj kafshëve, duke pasuar një mbulim mediatik intensiv që ka shkaktuar edhe polemika ndër ata që mendojnë se një vëmendje kaq e madhe e gazetarëve mund të ndihmonte Zimbabven të dilte nga varfëria dhe qeverisja e korruptuar e Robert Mughabes.

Cecil me siguri nuk ka qenë i vetëdijshëm për famën që gëzonte, edhe falë studimeve që kryente me të universiteti i Oxford. Madje, vendasit thonë se nuk e kishin dëgjuar më parë ekzistencën e luanit të famshëm. Cecil, i mësuar me turistët e huaj, thuhet se nuk ruhej më ndaj njerëzve dhe kjo ka qenë mënyra tinzare sesi dentisti amerikan e ka futur në kurth. Fillimisht duke i vendosur një kafshë të ngordhur pas një kamioni, duke 150730_SCI_Cecil_lion.jpg.CROP.promo-xlarge2e plagosur me shigjetë. Dhe vetëm pas 40 orëve kërkim kanë arritur ta vrasin luanin që mbante në qafë GPS-in e Universitetit të Oxfordit, edhe pse një gjë e tillë ishte e jashtëligjshme.

Lajmet për luanin e vrarë janë pritur me entuziazëm nga mbrojtës e mbështetës të kafshëve ashtu si dhe edhe me cinizëm si në Amerikë ashtu edhe në Zimbabve, duke shigjetuar median si fajtore. Një pjesë e kritikëve nga bërë paralelizëm për mungesën e sensibilizmit të këtyre përmasave kur vritet një njëri, apo qoftë edhe gazetari i zhdukur disa muaj më parë në vendin e varfër dhe të harruar nga vëmendja ndërkombëtare. Të dyja kategoritë ndoshta kanë deri diku të drejtë, por nuk e përjshatojnë njëra tjetrën. Nëse një pjesë e shoqërisë është ngritur në këmbë dhe kërkon ekstradimin e dentistit amerikan në Zimbabve për t’u gjykuar, nuk ka arsye pse media të mos e mbulojë këtë ngjarje. Por shqetësimi për daljen nga përmasat e një ngjarjeje të rëndomtë medatike është i pajustifikuar dhe aq më pak krahasimi përse nuk bëhet një fushatë e tillë ndaj viktimave njerëzore.

 

Thuhet se civilizmi i një kombi dallohet edhe tek mënyra sesi i trajton kafshët. Në SHBA macet dhe qentë trajtohen si pjesëtarë të familjeve dhe kanë të njëjtën, në mos më shumë përkujdesje me fëmijët. Në Shqipëri kam të afërm dhe miq që i përkushtohen kafshëve shtëpiake. Madje do bëja mire t’i quaja pjestarëve të familjes për të mos i mërzitur. Por këta janë pak, pjesa tjetër e shoqërisë është përcmuese dhe agresive ndaj kafshëve, sidomos atyre të rrugës që lihen në mëshirë të fatit. Mezipres ditën kur vrasja e një kafshe do të kthehet në lajmin kryesor të ditës edhe në vendin tonë, pasi atëherë do të bindem se edhe shqiptarët kanë filluar të civilizohen. Si fillim, duhet të presim mbajtjen e premtimit nga Kryetari i Bashkisë Veliaj, për një kopësht dinjitoz zoologjik në Tiranë. Më pas duhet të shohim sesi përmes disiplinës dhe respektit fitohet dinjiteti, sidomos në trajtimin e kafshëve.

Next Post

Si ju përgjohet telefoni me anë të baterisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet për AKSHI-n, eksperti i IT del pas 6 orësh nga SPAK: Mund të jem pyetur dhe si person në hetim

Hetimet për AKSHI-n, eksperti i IT del pas 6 orësh nga SPAK: Mund të jem pyetur dhe si person në hetim

May 18, 2026
Tension në Kumanovë, ndalohen autobusët që po shkonin në protestën e studentëve shqiptarë

Tension në Kumanovë, ndalohen autobusët që po shkonin në protestën e studentëve shqiptarë

May 18, 2026
Tragjedi në kantierin e ndërtimit, humb jetën 46-vjeçari shqiptar në Greqi

Tragjedi në kantierin e ndërtimit, humb jetën 46-vjeçari shqiptar në Greqi

May 18, 2026
Si në filma aksion! Del videoja kur autorët futen brenda argjendarisë në Kamëz, thyejnë xhamat dhe marrin bizhuteritë

Si në filma aksion! Del videoja kur autorët futen brenda argjendarisë në Kamëz, thyejnë xhamat dhe marrin bizhuteritë

May 18, 2026
Paralajmërim i ri i OBSH, bota është në prag të pandemisë së ardhshme!

Paralajmërim i ri i OBSH, bota është në prag të pandemisë së ardhshme!

May 18, 2026
Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

May 18, 2026
BE lëviz për dialogun Kosovë–Serbi, pritet takim i nivelit të lartë

BE lëviz për dialogun Kosovë–Serbi, pritet takim i nivelit të lartë

May 18, 2026
Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

May 18, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Analisti: Rezoluta PD-PS bie ndesh me deklaratat e Berishës

May 18, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In