• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Analfabetë jo funksionalë!

by
10/09/2015 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Të hënën në 14 Shtator fillon viti i ri shkollor. Si çdo vit, dita e parë do të shoqërohet me urime dhe premtime për më shumë cilësi dhe mbështetje institucionale. Do të flitet sërish për kushtet e shkollave, cilësinë e teksteve shkollore, nivelin e mësuesve, mënyrën e emërimit dhe shkarkimit të tyre. Do të flitet edhe për klasat e mbipopulluara, si dhe për lëvizje nepotike apo politike mësuesish, sikundër ka ndodhur vitet e mëparshme.

Por për një gjë ndoshta nuk do të flitet aq sa duhet dhe aq sa meriton të debatohet. Çfarë diplomash lëshohen? Çfarë nxënësish po dalin nga bankat e shkollave? Çfarë shqipe flasin ata? Çfarë edukate marrin? Si po përgatiten për të qenë e ardhmja e një vendi, ku sa më i pashkolluar të jesh, aq më shumë karrierë bën, të paktën sipas perceptimit të një pjese të shoqërisë.

Fakti që në Parlament hyjnë e dalin deputetë që nuk e hapin kurrë gojën as për të lexuar fjalimet që i shkruajnë dy deri në tri duar të njëjta ndër vite, është dekurajues për brezat e rinj. Pavarësisht modelit të gabuar që mund të kenë pasur deri më sot, ka ardhur koha që shkolla t’i kthehet funksionit jetik që ka për edukimin e brezave të rinj.

Ka ardhur koha që fëmijët në klasa dhe prindërit në shtëpi të frymëzohen nga individë që suksesin e masin me vitet e edukimit dhe përkushtimit për t’u realizuar në profesionet e tyre. Modelet me makina luksoze, celularë të tipit më të fundit, veshje firmato nga më të shtrenjtat, të mos jenë më model për një shoqëri që jeton në varfëri 20 orë të ditës dhe në luks imagjinar përgjatë 4 orëve xhiro te Blloku.

Nuk ka asgjë të keqe të kesh mundësi dhe të jetosh si i pasur, por rruga për të mbërritur tek milionat, duhet të kalojë nga ligjshmëria, kuponat tatimorë, siguracionet, orët e gjata e të lodhshme të studimit, përkushtimin pa orar të punës dhe përmirësimin në vazhdimësi të aftësive të një individi. Brezat e rinj duhet ta dinë që në bankat e fillores, se suksesi nuk dhurohet dhe as jepet pa sakrifica.

Ajo çfarë ka ndodhur në këto dy dekada me sistemin arsimor, është sa e pafalshme, aq edhe e shpjegueshme. Klasa politike me vetëdije ka shkatërruar duke mos u investuar në këtë sektor të rëndësisshëm, me qëllim që të mos formoheshin mendje kritike dhe të kultivuara për të qenë këmbëngulës në kërkesë llogarinë ndaj politikbërësve.

Sot, klientët që popullojnë kafenetë me orare pa doganë dhe jetën e natës, janë kryesisht të rinjtë. Po ata të rinj që nuk dinë të shkruajnë gjuhën shqipe, nuk njohin shenjat e pikësimit dhe që i kanë varur shpresat për t’u punësuar tek partia që militojnë, apo rryshfetin që mund të paguajnë prindërit. Prej muajsh po kërkoj të punësoj dikë që flet dhe shkruan mirë shqip, pa gabime, pa shtrembërime. Vijnë dhe ikin djem, vajza, gra dhe burra që nuk e mbajnë dot punën, vetëm sepse nuk dinë gjuhën shqipe. Shkurt, janë analfabetë, por jo funksionalë. Shkollat që do të hapen javën tjetër, të paktën të kujdesen t’u mësojnë shqip fëmijëve. Apo po kërkoj shumë?

Next Post

Jahjaga merr 'Çelësin e Tiranës'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

July 7, 2026
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë (VIDEO)

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë (VIDEO)

July 7, 2026
U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

July 7, 2026
Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

July 7, 2026
Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

July 7, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“Bukë dhe cirk” si mënyrë qeverisjeje

July 7, 2026
NATO rrit shpenzimet ushtarake! Pesë vende pritet të kalojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen në 2026

NATO rrit shpenzimet ushtarake! Pesë vende pritet të kalojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen në 2026

July 7, 2026
“Po vijnë. Do më rrahin”/ Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier: Na tregoi vetëm pas publikimit të videos!

“Po vijnë. Do më rrahin”/ Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier: Na tregoi vetëm pas publikimit të videos!

July 7, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In