• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ILVA TARE/ Ambasadorët, rrufe mbi korporatën e drejtësisë, dhëmbë për dhëmbë me të korruptuarit!

by
14/12/2015 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin u shfaqën sërish bashkë për t’i dalë për zot reformës në drejtësi, në ditët kur më shumë se kurrë gjatë këtij viti që po largohet, nuk ka qenë në rrezik dështimi. Qëndrimi i opozitës për të mos votuar një reformë të bërë nga kjo maxhorancë duket si një paralajmërim i asaj çfarë nuk do të ndodhë. Shqipëria nuk do të ketë një reformë konsensuale për të hequr masën e dhjamur të korrupsionit nga sistemi i drejtësisë.

Argumenti i shumicës qeverisëse se drejtesia është në ditë të hallit dhe se ndërhyrja është emergjente, ka ndeshur në kundërshtinë e opozitës, sipas së cilës propozimet e bëra e deformojnë edhe më tej sistemin dhe ka gjasa të bëhet edhe më keq se e keqja ku ndodhet. Në këtë përplasje vizionesh që rëndom përkthehen në emra gjyqtarësh, diplomatët perëndimorë kanë marrë përsipër të qëndrojnë në krye të reformës, përmes misioneve OPDAT dhe EURALIUS. Si amerikani Lu, edhe e dërguara e Brukselit Vlahutin, po investohen pa asnjë kursim ndaj ndërhyrjes më të thellë që i është bërë ndonjëherë drejtësisë së anatemuar në Shqipëri në dy dekadat e fundit.

Në ditën kur opozita protestonte pëpara zyrës së qeverisë, diplomatët kërkuan aleancë me opinionbërësit dhe median për të sensibilizuar qytetarët shqiptarë mbi përfitimet në rast suksesi të reformës, siç do të ishte hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Sikundër paralajmëruan edhe për një skenar izolimi të vendit, në rast dështimi të një prej reformave që synon spastrimin e radhëve të drejtësisë nga elementë të korruptuar, si dhe prerjen e fijeve të ndikimit të politikës në organet e drejtësidhënies.

Nuk dihet se çfarë është biseduar konkretisht në takimet e mbyllura të ambasadorëve me kryetarët e partive të mëdha, por është bërë e qartë se diplomatët kanë marrë fjalën e politikanëve shqiptarë, se reforma do të kalonte me votat e të gjitha palëve në Parlament. Një institucion për të cilin gjithashtu ka pasur marrëeshje për t’u miratuar ka qenë edhe Byroja e Hetimit, por edhe fati i kësaj te fundit duket se do të vuloset nga vendimarrja politike për të mos hequr dorë nga ndikimi politik mbi drejtësinë.

Kacafytja publike e ambasadorit Lu me gjyqtarët e korruptuar arriti kulmin kur diplomati amerikan i kërkoi të gjithë atyre që kanë një orë më të shtrenjtë se makina e tij, të largohen ose do të përfundojnë në burg. Në fakt, në burg duhet të shkojnë të gjithë ata që kanë trafikuar interesa në kurriz të ligjit, edhe nëse japin dorëheqjen nesër, pasi krimin e korrupsionit nuk mund dhe nuk duhet ta amnistojë askush. Çështja është se politika, ajo e djeshmja dhe e sotmja kanë vendosur të mos e lëshojnë asnjë centimetër nga zona e influencës së tyre me qëllim defomimin e drejtësisë për t’i shpëtuar llogaridhënies për të gjitha aferat që janë akuzuar dhe nuk janë hetuar.

Është e kuptueshme dhe ndoshta ndërkombëtarët duhet ta kishin pasur parasysh një detaj të rëndësishëm që kur i nisin dy procese transformuese të politikës dhe drejtësisë në vend. Nuk mund t’i kërkohet të destinuarëve për të populluar qelitë e burgjeve, të votojnë në favor të dekriminalizimit dhe as të votojnë për të larguar emra prokurorësh dhe gjyqtarësh që i kanë emëruar në ato pozicione posaçërisht për hir të lidhjeve të ngushta me ta dhe jo për merita dhe aftësi profesionale.

Parlamenti aktual nuk e ka të drejtën morale për të votuar reforma transformuese të shtetit ligjor, pas disa arrestimeve dhe largimeve të deputetëve të akuzuar si të inkriminuar. Referendumi mund të ishte një alternativë e besueshme për të përfshirë qytetarët shqiptarë në një proces të pengmarrë deri më sot nga politika dhe zgjatimet e saj në drejtësinë jo funksionale.

Next Post

Mësuesi sajoi sulmin terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In