• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ILVA TARE/ Ambasadorët, rrufe mbi korporatën e drejtësisë, dhëmbë për dhëmbë me të korruptuarit!

by
14/12/2015 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin u shfaqën sërish bashkë për t’i dalë për zot reformës në drejtësi, në ditët kur më shumë se kurrë gjatë këtij viti që po largohet, nuk ka qenë në rrezik dështimi. Qëndrimi i opozitës për të mos votuar një reformë të bërë nga kjo maxhorancë duket si një paralajmërim i asaj çfarë nuk do të ndodhë. Shqipëria nuk do të ketë një reformë konsensuale për të hequr masën e dhjamur të korrupsionit nga sistemi i drejtësisë.

Argumenti i shumicës qeverisëse se drejtesia është në ditë të hallit dhe se ndërhyrja është emergjente, ka ndeshur në kundërshtinë e opozitës, sipas së cilës propozimet e bëra e deformojnë edhe më tej sistemin dhe ka gjasa të bëhet edhe më keq se e keqja ku ndodhet. Në këtë përplasje vizionesh që rëndom përkthehen në emra gjyqtarësh, diplomatët perëndimorë kanë marrë përsipër të qëndrojnë në krye të reformës, përmes misioneve OPDAT dhe EURALIUS. Si amerikani Lu, edhe e dërguara e Brukselit Vlahutin, po investohen pa asnjë kursim ndaj ndërhyrjes më të thellë që i është bërë ndonjëherë drejtësisë së anatemuar në Shqipëri në dy dekadat e fundit.

Në ditën kur opozita protestonte pëpara zyrës së qeverisë, diplomatët kërkuan aleancë me opinionbërësit dhe median për të sensibilizuar qytetarët shqiptarë mbi përfitimet në rast suksesi të reformës, siç do të ishte hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Sikundër paralajmëruan edhe për një skenar izolimi të vendit, në rast dështimi të një prej reformave që synon spastrimin e radhëve të drejtësisë nga elementë të korruptuar, si dhe prerjen e fijeve të ndikimit të politikës në organet e drejtësidhënies.

Nuk dihet se çfarë është biseduar konkretisht në takimet e mbyllura të ambasadorëve me kryetarët e partive të mëdha, por është bërë e qartë se diplomatët kanë marrë fjalën e politikanëve shqiptarë, se reforma do të kalonte me votat e të gjitha palëve në Parlament. Një institucion për të cilin gjithashtu ka pasur marrëeshje për t’u miratuar ka qenë edhe Byroja e Hetimit, por edhe fati i kësaj te fundit duket se do të vuloset nga vendimarrja politike për të mos hequr dorë nga ndikimi politik mbi drejtësinë.

Kacafytja publike e ambasadorit Lu me gjyqtarët e korruptuar arriti kulmin kur diplomati amerikan i kërkoi të gjithë atyre që kanë një orë më të shtrenjtë se makina e tij, të largohen ose do të përfundojnë në burg. Në fakt, në burg duhet të shkojnë të gjithë ata që kanë trafikuar interesa në kurriz të ligjit, edhe nëse japin dorëheqjen nesër, pasi krimin e korrupsionit nuk mund dhe nuk duhet ta amnistojë askush. Çështja është se politika, ajo e djeshmja dhe e sotmja kanë vendosur të mos e lëshojnë asnjë centimetër nga zona e influencës së tyre me qëllim defomimin e drejtësisë për t’i shpëtuar llogaridhënies për të gjitha aferat që janë akuzuar dhe nuk janë hetuar.

Është e kuptueshme dhe ndoshta ndërkombëtarët duhet ta kishin pasur parasysh një detaj të rëndësishëm që kur i nisin dy procese transformuese të politikës dhe drejtësisë në vend. Nuk mund t’i kërkohet të destinuarëve për të populluar qelitë e burgjeve, të votojnë në favor të dekriminalizimit dhe as të votojnë për të larguar emra prokurorësh dhe gjyqtarësh që i kanë emëruar në ato pozicione posaçërisht për hir të lidhjeve të ngushta me ta dhe jo për merita dhe aftësi profesionale.

Parlamenti aktual nuk e ka të drejtën morale për të votuar reforma transformuese të shtetit ligjor, pas disa arrestimeve dhe largimeve të deputetëve të akuzuar si të inkriminuar. Referendumi mund të ishte një alternativë e besueshme për të përfshirë qytetarët shqiptarë në një proces të pengmarrë deri më sot nga politika dhe zgjatimet e saj në drejtësinë jo funksionale.

Next Post

Mësuesi sajoi sulmin terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com