• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ILVA TARE/ 2017, fillim me vetë(vrasje)

by S M
07/01/2017 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveç gripit të rëndë dhe izolimit nga dëbora në zonat e thella, që janë ngjarje rutinë, viti 2017 filloi me vetëvrasjen e një të riu 21 vjecar Estref Halili nga Kolonja e Lushnjes. Dhimbja e prindërve për humbjen e djalit ishte tronditëse. Shkaqet mbeten ende të paqarta. Informacionet rreth shkaqeve të burgosjes së tij konfuze. Ndërsa vendi ku ai i dha fund jetës, është i pabesueshëm, por domethënës për mënyrën e funksionimit të lirisë dhe prangave në këtë vend.

Dy vjet me parë në qelitë e të njëjtit burg, në Rrogozhinë u vetëvar një 52 vjecar i burgosur për rilidhje të energjisë elektrike. Në ditën e tretë të Janarit gjendja psikologjike e të riut të ndaluar nga policia siç shkruhet në njoftimin e datës 23 Dhjetor për një dozë lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një thikë, nuk e përballoi dot të qendruarin në ambjentet e burgut.

Një hetim i plotë dhe i gjithanshëm do të duhet të gjejë shkaktarët e aktit të vetflijimit të Estrefit, por përgjegjesia per mos parandalimin e vetëvarjes është e qartë edhe pa nisur hetimin prokuroria. I gjithë sistemi që i vuri prangat dhe i hoqi dëshirën për jetën të ndaluarit për një dozë hashash, duhet të merret në pyetje dhe të japë llogari për çfarë ka bërë dhe nuk ka bërë.

Në vendin dhe vitin ku hashashi ishte kryefjala e lajmeve, e debateve politike e përplasjes së policisë me prokurorinë, një i ri që në skedarët e policisë konsiderohej si përsëritës prangoset në prag të festave të fundvitit dhe gjykata e lë në burg sepse gjatë kontrollit i është gjetur një cigare me Cannabis Sativa. Në vendin dhe kohën kur trafikantët e hashashit janë në kërkim ose as po i kërkon kush, dhe ku punëtorët janë arrestuar për të mbushur statistikat e aksioneve të trumbetuara si të suksesshme, ndëshkohet përdoruesi dhe urdhëruesi numëron paratë e fituara.

Duhet të ishte e pabesueshme, por jemi në vendin ku drejtësia nxjerr dhëmbët e cakallit me më të dobtët dhe feston ndërrimin e viteve me shpresën se vettingu do vazhdojë të shtyhet dhe se Donald Trump do ta largojë Donald Lu-në, që nuk po i ndahet zbatimit të reformës në drejtësi. Nuk besoj se ka ndokush dilemë se çfarë ndodh rregullisht me djemtë e vajzat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve që e kanë për ofendim të konsumojnë hashash, pasi janë përdorues të drogave të forta, nga ato që kushtojnë sa paga mujore e një nëpunësi civil.

Kodi penal për kategorinë e të dobtëve është i zbatueshëm edhe kur është absurd, ndërsa për bijtë e atyre që ligjin e kthejnë me fytyrë andej nga fryn era, nuk ka burgim. Prej Tetorit në komisionet parlamentare kanë mbërritur ndryshimet e kodit që e konsiderojnë kundravajtje të dënueshme me gjobë përdorimin e hashashit. Por miratimi i ndryshimeve nga Kuvendi nuk ka ndodhur ende.

Të enjteve, sikur të kishte funksionim normal të Parlamentit dhe jo recitime fjalimesh patetike fajtorësh e dhunuesish të ligjeve, shqiptarët e dobët do të ishin bërë më të fortë. Po të ishin të shqetësuar deputetët dhe të miratonin ligjet që kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të qytetarëve, Estrefi mund të ishte duke u gjobitur per ndonjë cigare hashash, por të paktën në mbrëmje do të kthehej tek familja e tij.

Next Post
Fillojnë fluturimet e para te Aeroporti i Prishtinës

Fillojnë fluturimet e para te Aeroporti i Prishtinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com